Apple rifillon shitjet e iPhone-ve në Rusi, me çmime shumë të larta

24 Dhjetor 2014, 19:52Hi-Tech TEMA

Para gati një jave, Apple pezulloi shitjet në Rusi për shkak të lëkundjes ekstreme të monedhës së këtij shteti, e cila ndikon tek çmimet. Tani Apple ka vendosur të fillojë përsëri shitjet e pajisjeve të saj në Rusi. Gjiganti i Kupertinos ka rritur çmimet e linjës së iPhone-ve për të njësuar vlerën e kësaj monedhe përkundrejt dollarit amerikan.

iPhone 6 me 16GB hapësirë tani kushton në Rusi 53,990 rubla (rreth 956 dollarë). Çmimi është rritur rreth një të tretën, nga 39.990 rubla që kushtonte më parë.

Rritja e çmimit të iPhone 6, bashkuar me zhvleftësimin e rublës ruse, bën që ky telefon inteligjent të kushtojë gati 70% më shumë se një muaj më parë. Apple rriti çmimet në këtë shtet në fund të muajit të kaluar.

Aplikacionet në dyqanet virtuale të Apple-it në Rusi gjithashtu kushtojnë më shumë. Aplikacionet bazike iOS tani kushtojnë 62 rubla përkundrejt 33 rublave që kushtonin më parë.

1 komente në “Apple rifillon shitjet e iPhone-ve në Rusi, me çmime shumë të larta”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje