Mesila Doda, deputetja e Partisë Demokratike, e ka cilësuar kthimin e forcës kryesore të opozitës në Kuvend si vendimin e duhur.
Ajo theksoi se në këtë mënyrë respektohet parlamentarizmi, respektohen votat që kjo parti ka marrë në zgjedhjet e fundit dhe njerëzit që kanë votuar PD.
Mesila Doda: “Besoj se është ditë e mirë. Ditës kur i rikthehemi jetës parlamentare në respekt të parlamentit, votës që na kanë dhënë njerëzit dhe mbrojtjes që ata kërkojnë prej nesh. Ju e dini që unë jam shprehur kundër bojkotit si një armë politike për vitin 2014- 2015.
Besoj se duhet të jetë një nga ato mjete ekstreme që ne duhet të kundërshtojmë një akt por jo për periudha të zgjatura. Sepse përgjatë kësaj kohe duket se ushtrojmë presion kundër kundërshtarit por e vetmja gjë që kemi arritur të kryejmë është të lëmë vetëm njerëzit tanë në mbrojtjen që do të duhej t’i bënim kundër autoritarizmit, presionit të shtuar problemeve ekonomike që janë në rritje.
Sot qytetarët shqiptarë përballen cdo ditë me këto probleme, përballen me varfëri dhunë autoritarizëm dhe nuk kemi qenë për t’i mbrojtur në Parlament.
Pyetja: Po pse nuk u kthyet më parë
Mesila Doda: Besoj se do të duhej të ishim kthyer që në seancat e para. Ka një rezolutë që sot miratohet që rithekson parimet kryesore të jetës politike. Kjo është pozitive, por ajo që dua të ritheksoj është kjo:
Qytetarët kanë nevojë për një normalitet në jetën politike. E vetmja aleancë që ne do të duhej të bënim është me qytetarin e ndershëm që vazhdon e vuan nga autoritarizmi dhe dhuna, ndaj bojkoti duhet të zhduket nga fjalori politik.
Pyetja: Do keni një opozitë shumë të fortë?
Mesila Doda: Do të kemi një opozitë shumë të fortë reale , aty ku ka problematike të shtuara dhe sigurisht në parlament”. /gj.k/
Degjoni se c’fare thote dhe si i tha Mesila, per te kuptuar inteligjencen e deputeteve te PD ,zbuluar nga Berisha.Ndarja midis ne dhe ata eshte mendesi komuniste! Sherri do te vazhdoje.Mjere Shqiperia per Salen qe ka!
kur perben dhe kjo lajm
qytetaret shqiptar nuk kan pritur e nuk presin gje nga ju…shqiptareve ju keni sjell vetm probleme dhe halle me sali berishen ne krye
Erdhen rrogat Mesila,ha edhe kete radhe se pastaj s’ke per t’u zgjedh me si engjell per “mbrojtjen” e fakireve,pastaj do punosh ne robaqepsi bashke me ate shakaxhiun prej Camerie!
Hipokrizi dhe megallomani edhe pak injoranc !
po palmen e ke harruar ,por se harron populli prajdaj zhduku moj plehre e felliqur se ste shohim dot .