“Dy të rinjtë në Selitë u vranë brenda shtëpisë së Flamur Ymerit”

24 Dhjetor 2014, 09:43Politika TEMA

Ditët e fundit ka pasur dyshime të shumta, nëse dy të rinjtë Ervin Shaba dhe janë vrarë në banesë nga Flamur Ymeri.

Por, hetimet e prokurorisë pretendojnë se viktimat janë vrarë pikërisht brenda banesës së Ymerit.

Prokuroria ka arritur në këtë përfundim prej sasisë së madhe të gjakut në vendin ku u gjetën të vrarë dy të rinjtë, dhe nga gëzhojat e qitura në vendin e ngjarjes.

Ka pasur një dyshim për mundësinë e vrasjes së të rinjve në një vend tjetër nga ai ku janë gjetur trupat e pajetë.

Ky dyshim ka rënë pasi sasia dhe gjurmët e gjakut në vendin ku kanë mbetur trupat e pajetë ka qenë e konsiderueshme”, kanë thënë burime të prokurorisë për “Panorama”.

Megjithatë, babai i Ervin shabës thotë se djali i tij mund të jetë vrarë diku tjetër, duke qenë se atë e kanë marrë në telefon dhe ka dalë te porta e shtëpisë i veshur me rroba gjumi.

Kujtojmë që autori i vrasjeve, Flamur Ymeri, ka pasur një konflikt me familjen Shaba, duke qenë se xhaxhi i viktimës i kishte marrë atë 256 mijë euro borxh dhe nuk ia kishte kthyer ato./b.l

3 komente në ““Dy të rinjtë në Selitë u vranë brenda shtëpisë së Flamur Ymerit””

  1. Ne nje shkrim te paradisa diteve, thuhej se ne muret e shtepise nuk kishte asnje shenje gjaku megjithese plumbat kane qene tejshpues, pra kane dale te gjakosur nga trupi i dy djemve fatkeq te vrare.
    Si ka mundesi qe te mos kete asnje shenje gjaku ne mure dhe prokuroria te pretendoje se jane vrare brenda ne shtepi. Ketu vjen era korrupsion…

  2. Emi says:

    Po na vdes rinia e vendit,
    Cpo ndodh o njerez?
    Toka aty mbetet
    Parane se marrim me vete, parane se ha as qeni, paraja nuk blen lumturine, paraja nuk sheron semundjen e pasherushme, paraja te harbon,Paraja te largon nga njerezit e dashur te familjes.
    Per parane po vritet vellai me vellane.
    Mallkuar paraja,
    Lum ai qe jeton nje jete te thjeshte.
    Une jam ajo qe e kam arritur deri diku parane,
    Po nuk me solli lumturine,
    Lumturia eshte nje familje e bashkuar,
    gezimet e hidherimet bashke
    Lumturia eshte te kesh prane prinderit e tu,
    vellane, motren
    Lumturia eshte te kesh nje familje te shendetshme
    Larg semundjeve

    Mos merrni kaq lehte jete njerezish se eshte mekat
    Shpirti atyre nuk do u fal
    Shpirti I ketyre dy djemve te rinj qe gjaku lum u shkoi
    Po pse o njerez te marrosur nga paraja, pse.

    Po prape fajin nuk e ka ai mjerani I paditur qe vrau,
    I padituri ne nje shoqeri te paditur.
    Shtet I parregullt=njerez ligj pa ditur= njerez qe kane humbur shpresat tek shteti=njerez qe po han njeriun nga injoranca=njerez te vegjel= shtet I poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje