"Zëri i Amerikës": Pezull marrëveshja shumicë-opozitë

23 Dhjetor 2014, 19:43Politika TEMA

Në Shqipëri ende nuk ka një rezultat konkret për një marrëveshje mes shumicës dhe opozitës. Ndërmjetuesit e parlamentit europian u paraqitën palëve një tekst që do të duhet të mirathet në formën e një resolute parlamentare e  për të cilin ata sot thanë se partnerët e tyre shqiptarët kishin shprehur dakortësinë

Në mungesë të një rezultati konkret përfundimar, dy ndërmjetësit e parlamentit europian Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, shpërndanë sot nga Brukseli një deklaratë të përbashkët sipas së cilës saktësohej se “partnerët shqiptarë në bisedimet ishin shprehur të gatshëm të binin dakort me propozimin mbi parimet e bashkepunimit në parlament”, duke inkurajuar më pas palët që ta finalizonin atë duke e konfirmuar këtë përmes një rezolute parlamentare. Deklarata u përshëndet nga opozita sipas së cilës “Partia Demokratike konfirmon mbështetjen e plotë për Deklaratën e Parimeve dhe është e gatshme të fillojë menjëherë punën së bashku për rezolutën e përbashkët parlamentare”.

Më i avancuar ishte qëndrimi i socialistit Taulant Balla, ojesë e bisedimeve me ndërmjetësit e parlamentit europian: “Ne jemi gati ta kemi këtë qëndrim parimor një rezolutë të parlamentit dhe ta votojmë që nesër me deputetët e partisë demokratike. Le të shpresojmë që PD është gati të kthehet në punë e të votojë bashkë me në këtë rezolutë, fjalë për fjalë, sic është”

Deklaratat e të dy palëve treguan se dicka ende nuk shkonte. Në faqen e tij në internet, zoti Kukan publikoi tekstin e marrëveshjes që u ishte propozuar demokratëve dhe socialistëve. Një lëvizje e cila ngjante më tepër me një përpjekje që palët politike në TIranë, të mos përdornin argumenta shtesë apo t’i vinin shkopinj nën rrota arritjes se marreveshjes.

Sipas dokumentit të propozuar nga europarlamentarët “Opozita kthehet në Parlament dhe rimerr plotësisht funksionet e saj parlamentare duke hequr dorë nga bojkoti i Parlamentit dhe komisioneve të tij,  ndërsa mazhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e cilësuar prej tre të pestave, duke anashkaluar opozitën, por do të punojnë së bashku me opozitën për të gjetur konsensus për reforma të rëndësishme sa herë që është e mundur”. Pika e dytë ka të bëjë me angazhimin e palëve që “të kontribuojnë për dialogun politik, i cili duhet të bëhet së pari në Parlament dhe respektojnë Kushtetutën dhe zbatimin sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të anagazhohen të rishikojnë rregullat që kanë të bëjnë me funksionimin efikas të komisioneve parlamentare hetimore, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”. Ndërsa pike e tretë lidhet me cështjen e dekriminalizimit.  “Opozita dhe mazhoranca qeverisëse angazhohen të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, me ndihmën e Bashkimit Europian, për çështjen e individëve me rekorde kriminale, që kërkojnë të zgjidhen ose të emërohen për poste publike, bazuar në standardet europiane dhe me asistencën e Komisonit të Venecias”.

Pasdite pati një tjetër takim mes përfaqësuesve të shumicës dhe opozitës, por asnjëra nga palët nuk dha detaje. Per momentin duket se gjithshka është pezull, dhe mbetet e paqartë se cfarë I pengon palët që të firmosin një tekst për të cilin sipas ndërmjetësve europian është rëna dakort në parim.

2 komente në ““Zëri i Amerikës”: Pezull marrëveshja shumicë-opozitë”

  1. rinia says:

    Juve te Zerit Amerikes,me perkrahjen qe i keni dhene bandes se Saliut ja keni futur thelle Shqiperise se nuk ju pelcet k..i per Shqiperine

  2. lili says:

    Duhet qe shqiptaret te mesojne me dekoduar nderkombtaret:kur thuhet standartet evropiane,s’thuhet asgje,kur thuhet pratikat ma te mira thuhet te pa arritshme :Krejt puna eshte qe kriminelet mos te denohen kur!…llafet tjera Jane show médiatique…
    A votuam per kete?a ndeshkuam ish qeverisjen per kete’ konsensus’ qe de fakto eshte amnistia e berishes per krimet e tij?Jo,nje million here jo!,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje