Nga Skënder Minxhozi- Ben Andoni, JAVA
Samiti i Beogradit përfundoi para pak ditësh, me një vitrinë liderësh të Europës Lindore, që u thirrën nga kryeministri kinez Li Keqiang, për të diskutuar për një paketë financimesh që Kina mendon të akordojë për vendet në fjalë…
Bëhet fjalë kryesisht për vepra në infrastrukturë, energji e transport, të cilat do të modernizojnë të gjithë rajonin e Lindjes europiane. Por krahas këtij aspekti të rëndësishëm zhvillimor, kjo paketë kredish të buta që gjigandi aziatik përgatitet të hedhë në këtë pjesë të botës, shënon edhe një shkelje këmbësh të sikletshme për Perëndimin: për BE në rradhë të parë, por edhe për SHBA.
Shqipëria e ka parë me shumë entusiazëm nismën kineze. Qysh në Samitet e Varshavës (2012) dhe Bukureshtit (2013), qeveritë shqiptare e kanë mirëpritur iniciativën e Pekinit, për të ndihmuar me kredi zhvillimi Europën Lindore. Tirana zyrtare ka llogaritur lidhjet e vjetra tradicionale që dy vendet kanë patur mes tyre, përfshirë ndihmën e Shqipërisë gjatë afrimit të Kinës Popullore në OKB. Një aspekt që e pasqyron edhe përmbledhja e intervistës së kryeministrit kinez, të cilën po botojmë më poshtë. Lidhjet tradicionale shqiptaro-kineze, kanë qenë dhe janë një potencial i rëndësishëm zhvillimi, por në 25 vjetët e fundit kanë mbetur në suazën e retorikës, pa rezultate konkrete të prekshme.
Qeveria shqiptare ka njoftuar se konform nismës kineze, janë identifikuar disa projekte, të cilat po negociohen me Pekinin. Më së pari është rruga e Arbrit, për të cilën u firmos një memorandum mes dy palëve pak ditë më parë.
Përveç këtij projekti, janë edhe disa plane të tjera konkrete për bashkëpunim ekonomik, të cilat po i rendisim më poshtë.
Li Keqiang, kryeministri që ka nostalgji për Adem Rekën
Miqësia e thellë tradicionale dhe besimi i përbashkët dhe i palëkundur politik, kanë krijuar themele të forta për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë, vlerësoi Kryeministri kinez Li Keqiang duke iu përgjigjur pyetjeve të Albania Daily News.
Në vigjilje të takimit të tretë ndërmjet udhëheqësve kinezë dhe atyre nga vendet e Europës Lindore, e cila u mbajt të martën në Beograd, Li dha intervistë për mediat e këtyre vendeve.
“Miqësia është si vera, sa më e vjetër aq më e mirë”, tha Li duke cituar një thënie të vjetër kineze. Shqipëria dhe shumica e vendeve të tjera në Europën Qendrore dhe Lindore, vendosën marrëdhënie diplomatike me Kinën në ditët e para të themelimit të Republikës Popullore të Kinës në 1949, çka i dha Kinës mbështetje të paçmuar, sipas agjencisë Xinhua.
“Ne gjithmonë e kemi ushqyer këtë miqësi të vërtetë”, tha Li.
Sipas Kryeministrit, sot, shumëkush në Kinë e mban mend ende kontributin historik që Shqipëria bëri për rivendosjen e të drejtave të ligjshme të saj në Kombet e Bashkuara, në vitin 1971.
Pamjet e grave luftëtare të guximshme në filmin “Horizonte të Hapura” dhe veshjet në filmin “Oshëtimë në Bregdet” lanë një gjurmë të pashlyeshme në mendjet e një brezi të tërë të popullit kinez,kujtoi Li.
“Gjenerimi i rezultateve më të arritshme nëpërmjet bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm ka qenë një aspiratë e përbashkët të popujve të vendeve tona”, tha Li. Ai shtoi se kjo është edhe mënyra më e mirë për të çuar përpara miqësinë e përbashkët tradicionale.
Kryeministri vlerësoi se krijimi dhe zhvillimi i platformës së bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, kanë shtuar një dimension të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe këtyre vendeve, duke injektuar një stimul të fuqishëm në bashkëpunimin dypalësh.
Kina dhe Shqipëria po punojnë bashkërisht për të rrokur mundësi të tilla historike, në mënyrë që të nxitin aktivisht bashkëpunimin praktik në transport dhe energji. Takimi i Beogradit do të konturojë një skicë më të detajuar të bashkëpunimit të mëtejshëm dhe do të hapë një derë edhe më të gjerë për një baskëpunim ku përfiton secila palë, duke iu përgjigjur pyetjes së ngritur nga gazeta shqiptare.
“Ne jemi gati të punojmë me Shqipërinë për t’i dhënë vrull bashkëpunimit dhe të shënojmë arritje të reja në bashkëpunimin ndërmjet Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, dhe në bashkëpunimin ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë”, deklaroi Li.
Kanë qenë të pakta samitet e huaja të viteve të fundit, ku Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse, e që kanë pasur impaktin e samitit të ditëve të fundit. Arsyeja ka qenë e thjeshtë: zyrtarët shqiptarë, edhe pse pjesë e forumeve, traktateve të ndryshme, thjesht kanë qenë në radhët e pasme. Si asnjëherë tjetër, në samitin kinez të Beogradit, kryeministri i vendit Rama, jo vetëm ka qenë në radhën e parë, por edhe është përpjekur ta bëjë protagoniste vendin e tij në grantin e madh prej 10 miliardë dollarësh akorduar nga Kina për Ballkanin. Kështu, Shqipëria, mes të tjerave, ka kërkuar që projekti i madh kinez i SILK-Road, i cili ka një infrastrukturë komunikacioni komplete, të ketë akses dhe në rrjetin hekurudhor të Evropës Juglindore dhe të Ballkanit.
Por, në ditët e samitit, Shqipëria ka paraqitur projektet e saj, ku nënvizimi ka qenë në disa projekte në infrastrukturë, bujqësi, energji nga qeveria e saj. Marrëveshjet për këto bashkëpunime u konfirmuan gjatë takimit që kryeministri Edi Rama pati me homologun e tij kinez Li Keqiang.
Katër projektet
Katër projektet thelbësore që paraqiti Shqipëria në Samit lidheshin specifikisht me “Rrugën e Arbrit”, “Autostradën Blu”, Portin e Shëngjinit dhe hekurudhat shtetërore. Kjo e fundit me idenë që të propozohej përmirësimi i të gjithë nyjeve shtetërore dhe pastaj të bëhej lidhja me ato ndërkombëtare, duke e futur vendin në sistemin e fqinjëve: në Veri me Malin e Zi, në Lindje me Maqedoninë dhe në Jug me Greqinë. Ky është një nga projektet që pretendohet se do të financohet menjëherë.
E veçanta e përfaqësimit të Shqipërisë në këtë samit, kish të bënte me përgatitjen e saj specifike. Ajo ka bërë një përgatitje speciale në fisha-projekte, për të mos përsëritur gabimet e qeverive paraardhëse, që kanë shkuar në të tilla takime me përshkrime të thata. Në fisha-projektet e kësaj here, ishin të paraqitura në mënyrë shumë konkrete përshkrimet e detajuara dhe kostot e propozimeve. Si rezultat i kësaj pune, të nisur herët, “Rruga e Arbërit” është në fund të negociatave dhe puna për të nisi me marrëveshjen e dy kryeministrave tanë. Porti i Shëngjinit është gati si projekt. “Mendohet që të bëhet port kontanierësh. Ka pak punë studimore, pasi do bëhet studimi i rrymave detare dhe me radhë…Por një nga projektet është edhe zhvillimi i Vlorës. Janë tetë zona të lira industriale dhe një zonë ekonomike, por që nuk ishin ndërtuar. Tani jemi duke mbyllur reformat e zonave të lira dhe industriale”, thotë Etjen Xhafa, Drejtori i Kabinetit të Ministrisë së Zhvillimit të Ekonomisë. Është kërkuar ndërthurje e projekteve kineze me ato të BE-së dhe partnerëve të tjerë. Janë rreth 600 milion Euro për Shëngjinin, që me Rrugën e Kosovës, bëhet shumë i domosdoshëm tashmë për Ballkanin. Vështirësitë e mëtejshme janë ato burokratike, por jo nga pala shqiptare, vëren zyrtari.
Spitalla
Interesi më i madh i kinezëve, në fakt, nuk ka qenë vetëm në këto projekte por në disa syresh. Një nga këto ishte Zona e lirë e Spitallës. “Ne jemi në bisedime për Zonën e Lirë Ekonomike të Spitallës, e cila është një zonë prej 500 ha dhe këto negociata prej palës kineze insistonin dhe më tepër, pasi donin dhe 2000ha”, thotë Xhafo. Por, sipas tij, problemi është një gjigand tjetër kinez, që kërkon një zonë po kaq të madhe. “Problemi jonë është të gjejmë një të tillë hapësirë që të jetë e krahasueshme me të…”. Arsyeja e këtij insistimi lidhet me pozitën e Spitallës.Tregu më i madh i Kinës sot është BE-ja dhe për fat Shqipëria ka disa marrëveshje me BE-në dhe rajonin. Në këto kushte, sipërmarrjes kineze i intereson të jetë më afër tregut dhe me këtë rast të eliminojë tarifat e transportit, që janë problem, ndërkohë që nga territori ynë Evropën e kanë afër dhe po ashtu edhe lëndën e parë, nga ku mund të realizojnë më shpejt dhe pa kosto prodhimet e tyre. Spitalla është një projekt, që do të mundësojë gati 100.000 të punësuar. “Është një projekt masiv. Do dhe pak kohë që të kryhet negociata, pasi ata i marrin dhe i zhvillojnë me faza projektet e tyre dhe do marrin mbështetjen edhe të ndonjë prodhuesi të njohur botëror. Kjo na intereson dhe neve në terma ekonomikë, pasi jemi të interesuar të vijë një prodhues i madh. Në këtë rast, duam të vijë Haier, prodhuesi më i madh i elektro-shtëpiakeve sot në botë që tregun e ka në Evropë”, sipas Xhafës. Spitalla do jetë një zonë, ku do të ketë prodhime elektronike, elektrike dhe industrinë e lehtë. Por jo industri e rëndë, pasi s’është zona e banuar. Investitorëve kinezë u duhet kjo infrastrukturë, pasi Spitalla ka parkun energjetik, impiantin e ujërave të zeza dhe është vetëm 8 kilometra me Durrësi.
Të tjera
“Chinese Exim Bank” do jetë Banka nga ku do kalojnë paratë për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”, punimet e të cilës do të fillojnë vitin e ardhshëm , por edhe disa projekteve të tjera. Kryeministri Rama ka deklaruar se Rruga e Arbrit është vetëm fryt i parë i një epoke të re. Bashkëpunimi me këtë bankë ka dhe përparësitë se shumë nga firmat janë shtetërore dhe banka ka fonde shtetërore, sipas zyrtarit. Me shumë interes është pritur edhe një propozim i ri, inincuar nga Shqipëria: lidhja e gjithë zonës ballkanike dhe më gjerë e plot 17 vendeve me “Projektin e madh kinez Silk-road që është një projekt i madh hekurudhor, por që duam të ketë sa me shumë atribute. Tani është vetëm problemi i tyre burokratik, pasi duhet që të lëvizin në strukturat e tyre, përfundon shefi i kabinetit. Ndërkohë që po vazhdojnë tratativat me kompaninë kineze të China Reconstruction Company. Kjo është kompania që mendohet se do të zhvillojë Shëngjinin dhe krejt zonën industriale. Ndërkohë, ata, vetë, kanë filluar punë duke kërkuar partnerë për menaxhimin e portit, duke parë tek kompani holandeze.
…
Zaret janë hedhur. Kurse titulli i filmit “Horizonte të hapura”, që u citua nga kryeministri kinez, është metafora më e bukur e marrëdhënieve mes dy shteteve, që po rilindin një marrëdhënie historike.
Une nuk e kuptoj kete fare shkrimi. Ne titulli te ndizet kureshtja mbi km kinez dhe Adem Reken, nderkohe qe pervec nje titulli shkrimi as nuk flet fare per te. Asnje fjale te vetme! Cfare gazetarie eshte kjo?
@alb1, te njejtin mendim kam dhe une..?!
Studio akoma o student e do ta kuptosh si lidhjen e “Horizonteve te hapura” (Adem Reka eshte heroi, qe ne film luhet nga Dhimiter Orgocka) me ate qe ka thene Km kinez , ashtu edhe drejtshkrimin ,vendosjen e sakte te shenjave te pikesimit. Pikpyetja qe ti e vendos para pikçuditeses e percakton fjaline si nje pyetje(te çuditshme) qe ti i ben bashkebiseduesit per diçka qe mund te pergjigjesh vetem ti !
Inteligjent Kryeministri kinez ne gjetjen e emrit te filmit “Horizonte te Hapura “…Tamam smart
Po dukej ne fakt qe Kryemininstri kinez fliste plot kenaqsi me Edin , Ai e rezatonte dashamiresine per shqiptaret
Nga menyra si komunikonte, nga shprehja e gezuar e fytyres dhe se si qendronte me Edi Ramen ..dukej qe ..LOVE WAS IN THE AIR … ne maredhenin me shqiptaret
Urime Shqiperise , se hera e pare qe e pame njehre te na vleresoje hapur nje superfuqi ne prani te gjithe te tjereve.
Bravo Kryeminsitri kinez qe e ka ruajtur respektin per sakrficen qe beri atehere diplomacia shqiptare ne Mbrojtje te Kines ne Kombet e Bashkuara
Kete pershtypje dhe afeksion te KM kinez per Shqiperine dhe filmat shpiptare une e besoj plotesisht si te vertete dhe te sinqerte. Ne pune kam disa kineze, dhe ne bisedat qe bejme me ta per periudhen e miqesise se ngushte qe kemi patur ne vitet ’60-’70, jam habitur kur me kane thene se ata ruajne nje nostalgji per ate periudhe dhe per çdo gje shqiptare, sidomos per filmat shqiptare. Njeri me tha se kur dilte ndonje film shqiptar i ri behej nami per bileta, per te pare femrat shqiptare dhe skenat seksi. Une jam shokuar fare kur degjova kete, se nuk me kujtohej ndonje skene e tille ne filmat tane, bile edhe puthjet numuroheshin me gishtat e nje dore ne te gjithe historine e kinemase shqiptare, edhe ato ashtu shkarazi. Me sa duket, ata shqyenin syte, nga ndonje pamje plashi, dhe keto i konsideronin skena seksi. Me nje fjale, kishin per filmat tane ate terheqje qe kishim ne per filmat italiane dhe franceze ne ate kohe.
Edit nuk i eshte dashur te beje gje tjeter veç ta kete ushqyer kete nostalgji te KM kinez dhe brezit te tij ne drejtimin e duhur dhe shume perfitues per ne.
Une kam pare nje video ne ju tube , para 1 viti ku nje student Kinez ne Ontario , Kanada , qe merte pjese ne ato protestat kunder bankave po festonte ditelindjen e ENVER HOXHES atje ne mes te protestuesve
Ne fakt ishte data 16 tetor , dhe ky studenti kinez protestues kishte mare nje turte te mbushur me qirinj dhe po kendonte Internacionalen ne shqip
Aty ishte edhe televizioni kanadez qe po e filmonte
Pasi kendoi internacionalen , studenti kinez i fryu qirinjve te tortes dhe uroi ditelindjen e Xhaxhit
Kur e pyeten keta te tv kanadez, se kush eshte ky qe ka ditelindjen ?
Studenti kinez u shpjegoi per Enverin dhe aty studenti kinez tha qe figura e Enver Hoxhes eshte shume e dashur per popullin kinez. Ne Kine gjithe populli ka respekt te vecante per Liderin shqiptar sepse ai na ndihmoi kunder imprerialisteve kur ne ishim ne kohe te veshtire ….etj
Une nuk e besova keto qe tha studenti, por sic duket nga sa thua ti aty qenka e vertete ajo qe ne Kine populli ka respekt te vertete per Enverin tone
Miq dèshiroj qè t’ju rèfej njè ndodhi me dy kinezè nè Itali.
Punoja bashkè me ata dhe komunikonim pak. Kjo vinte pasi ata ishin tè mbyllur dhe italishten e flisnim çalè-çalè. Por ishin gjithmonè korrekt dhe mjaftè punètorè. Erdhi koha qè njèri u largua dhe tjetri u kthye me pushime nè Kinè. Pjesa mè e madhe e kolektivit i pèrçmonin dhe talleshim me shqipètimin e italishtes… Kur u rikthye nga pushimet e pèrshèndeta me pèrzemèrsi dhe i kèrkova tè di se si i gjeti nga shtèpia ? A ishin mirè ? etj, etj. Ai u emocionua shumè nga fjalèt e mia dhe mè falenderoi. Pèr mua ishte njè gjè krejt njerzore…. Tè nesermen AI mè thèrriti krejt pa pritur dhe mè dhuroi njè pako, ku ishte futur njè raki orizi me ginseng ( qè ishte fantastike ) çaj tè ndryshme dhe gjinseng. Faleminderit i thashè ! – Po pèrse u mundove kaq shumè ? Merri, ti je miku dhe njè shok i mirè…Kam rreth katèr vite qè punoj mè atè dhe njèzetedy vite nè Itali dhe kinezèt janè nga tè vetmit qè dinè tè vlersojnè dhe tè rruajnè respektin pèr ne shqipètarèt. Kèshtu qè vèrtetè miqsia me Kinèn ka rrènjè tè thella e ” Horizonte tè hapura ” !!!
Ne filmin ” Horizonte te bapura” ka fare fare pak gra per te mos thene nuk ka fare. Heronjte kryesore jane puntoret e portit dhe marinaret e biges (vinc lundrues). Kinezi e ka perdorur ne menyre figurative titullin e filmit qe Kina ne Shqiperi t’i kete tokat. horizontet e hapura per investime.
Adem Reka eshte personazhi kryesor ke filmi “Horizonte te hapura”.
Duket se ky film,dhe disa filma te tjere Shqiptar,kane lene gjurme ne rinin Kineze te asaj kohe.Kjo Rini Kineze tashme Jane rritur dhe kan marre ne duar fatet e vendit te tyre.
Ndersa ne Shqiperi kan len gjurme Raxh Kapuri nga India,Toni Montana nga Kuba dhe Santuco(rritesi i derrave) nga Sicilia,ke Oktapodi.Dhe ja ku u katandisem.
Kinezet po “ushqejne” Boten me Buke,ndersa Maloku Shqiptar ka 1 creek Shekulli qe lufton me “mullinjt e eres” dhe me Armiq imagjinar.
Oh sa kam qeshur more Dean, ku i gjete keto krahasime aq te goditura :). Hajt shendet te gjitheve, kudo qe jane dhe filloni shtrojuni punes, te behemi komb kryelarte dhe i zgjuar, dhe jo lypes e qares kancelarive te botes.
O sot o kurre!
Jam i sigurte qe kur ky KM kinez ka fol per Adem Reken, Edi eshte perlotur dhe i ka fol per sipmatine qe ka pas per Lej Fenin, te riun kinez qe me xhaketen e tij mbuloi traktorin me rujt pasurine e perbashket.
Dean
pershendetje! kenaqesi me lexu pergjigjet e tuaja! dhe kenaqesi qe te lexoj perseri ketu! preng sh
Pershendetje edhe ty Preng Sherri dhe “filani”-t.
Qysh ne komentin tat, te para ca diteve,ma mori mendja se ti ishe “Preng Sherri”…hahahaaaaaa
Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.Shendet,pare,lumturi….per ty dhe familjen tate.
Po i njejti urim shkon dhe per “filani” dhe gjith miqte e mi ke Tema.
gezuar dhe gjithe te mirat! nje urim i vecante kam per ata te gjithe qe ndjehen shqiptare!
Dean
Mbohet qefi se ke zone miq te rinj.Po zgjati dhe pak Urimet se nuk bo noj faj jo :)))
Lol…po te zyea ne goje ke miqt e mi ke Tema…..Hahahaaa.
Gezuar plako dhe Gjith te mirat per ty,familjen tate,Plakun,Wendy-B,”pakdrit”…dhe shume Komentues te Tema-s.
Shendet,pare,lumturi dhe cfar te te deshirij shpirti yt.
Shiko kur te Na uroj Presidenti i Shqiperise sot ne dark:Krishti u Ringjall! Eshte gallate ai…lol
Dean
Me bo me qesh perhere.Gjithsesi faleminderit dhe ty po ashtu.Ke TVSH se coj noj here(edhe pse ketu na e mundesojne ta shofim ne paketen televizive) por sot per respekt do ta coj per ty :))))
Faleminderit, gezuar e gjithe te mirat gjithashtu.
hahahaha, sa kam qeshur. aty te maloku e prishe pak, se eshte raciste si shprehje por ne thelb e kuptoj se ku e ke fjalen.
Nje Popull qe duhet respektuar,orientimi i sakte i qeverise Kineze dhe menyra se si e drejtojne ekonomine e tyre shteterore por dhe te tregut jane shembulli me i mire i rruges se “trete”. Me filozofine “100 shkolla dhe 100 lule” le te fitoj ajo qe ka vlera me te medha, po i jep botes nje shembull te qarte. Sot Kina vendi me i fuqishem ne bote,pa protagonizem te sforcuar po ben njerezimin te hedh syte drejt saj.Asnje agresion,asnje ekspansion,komenti do qe i tepert. Kush ka fuqine ekonomike ka dhe fuqine politike,nje mesim per te gjithe,Kina ja ka aritur,na vjen mire apo keq ky eshte nje realitet tashme i prekshem.
shkrimi eshte tejet i qarte po t’a lexosh me vemendje.uroj qe sa me shpejt te jepen kredite dhe te fillojne punimet ne te gjitha drejtimet njekohesisht.qe te mare fryme ekonomija shqiptare.uroj PUNE TE MBARE….ATE QE S’E BEN EVROPA E MUNDESON KINA.
Ka vite qe ekspansioni ekonomik kinez ka perfshire dhe Afriken. Kapital i madh eshte hedhur ne vende te tilla si Zambia, Kongo, etj. Atje eshte investuar sidomos ne infrastrukture, hekurudha, dhe ne porte. Kina ka hyre dhe ne vendet e lindjes se mesme, si ne Jemen, Oman, etj. Ne duhet te jemi mjaft me liberale me gjigandin aziatik, pasi, per fat te keq, deri me tani, perendimi na ka dhene thjeshte leksione, dhe po na mban brenda nje rrethi vicioz, ku nuk po dalim dot, ndersa Kina, pervec ndonje burokracie zyrtare, i ka shume me te thjeshtuara keto procedura. Jemi ndoshta para nje fati te madh, qe nuk duhet te leme te na shpetoje nga duart!
Europa na hapi syte.Ja i zgjedhuri im, tha. Eshte Berisha. Ky do ta beje Shqiperine si Europa.Prishini te gjitha, qe t`ja filloni nga zeroja. Une do ju jap cekun e bardhe…
Dhe i prishem te gjitha. Dhe i hapem syte dhe pame veten tone personazhe te Xhiani Amelios….
Ta marri vesh mero pse ka kaq nostalgjike te enverit.
Nuk ka kinez te ritur mos perkulet me respekt per enverin.
Enveri ish aq I fuqishem sa futi kkinen ne okb.
Anijet kineze lundronin me flamurin shqiptare.
Shqiptaret te varfer por krenar.
Tani gjithe bota na urren.
Jetoj prej disa vitesh ne shtetet e bashkuara.Sa here me ka rene rasti me taku kineze qe jane mbi te 50,kur marrin vesh se nga vjen,ndryshojne menjehere! Shfaqin nje gezim,sikur po takojne nje familjar te vetin pas shume vitesh!Dhe dine disa gjera rreth Shqiperise! Vertet surprize e kendshme kur i takon!
Marifetet e Ilir Metes; sa me Kinez e sa me arab! ?
Ai nxjerr kete zullapin e gjate e i thote; ja ku jane investimet!
Si u shkaterroka Rana e Hedhur, gjithe ai monument natyror unik dhe aq ma teper kinezet po na zhvillokan nje port mbi portin e Shengjinit i cili eshte ne inventarin e NATO….?!
Hajde katunarllik hajde!!
O Drin, dhe Pashkua me te tjeret u derguan ne boten e pertejme per ta rregulluar edhe ate.
Ndersa trimi i vetem Sale ecen i patrazuar; Shpresojme qe te jete i fundmi i serbofileve ne trojet politike te shqiptareve!
adem reka eshte hero populli,ai dha jeten ne pune. ngjarja e vertete ne te cilen u bazua edhe filmi(Hh) eshte zhvilluar ne durres. po ne durres ishte nje shkolle qe deri ne 1995 mbante emrin adem reka ku me vone ju ndryshua emri.kinezet e kujtojne akoma kurse shqiptaret i heqin emrin nga shkolla
Permendja e gjerave te mira qe kemi pasur (punen, mesimin, sportin, aktivitet, aksionet etj, etj) me pelqen jashte mase sepse me jep shpresen qe mbi nje bazament apo themel te mire mund te ngrihet nje ndertese e re e forte. Po ngelem 25 vjete duke nxjerre nga goja ate qe e nxjerrim nga bythorja e cfare pastaj?
Politika kunder kohes se socailizmit eshte politike kunder shqiptareve qe punuan dhe derdhen djersen kudo neper Shqiperi. Gjera te padrejta dhe penguese ka pasur ne te kaluaren , por edhe gjera te mira dhe me vlera te larta ka pasur. Keshtu qe A. Reka dhe qindra te tjere, qofshin njerez reale apo edhe mite te krijuara, gjithmone perbejne frymezim per punera te mira dhe me vlere kombetare.
Kujtojne se bota nuk ka heronj te rreme, kujtojne se 100% heronjte e botes jane te vertete. Ju genjejne vella, ju genjejne. Perzjerja e te vertetes me te rremen eshte nje karakteristike themelore e shoqerise se ashtuquajtur demokratike por ne te vertete emrin e ka -kapitalizme- qe mund te jete kurve profesioniste ose kurve amatore ose edhe me e qelbura ne te gjithe botes si kurvaliqja e Viqidolit.
Viso grise letren
Mbaroi mjerimi dhe varferia per shqiptaret ,tani kinezet do hapin pune dhe do hane tere shqiptaret me luge te florinjte!!! Haaa
Ik beni nje vizite ne kine,por jo vetem ne qendrat e medha shkoni ne brendesi te saj ,do vini duarte ne koke varferi e thelle dhe pabarazi e tejskaeshme
Ata s kane bere pe popullin e tyre e vetmja qe u interison eshte te kete leke shteti ,per poullin e thjeshte vetem pune dhe nje pjate orizi,
Dhe ju me thoni modeli kinez me i mire nga ai perndimore!
Moj kasolle ku na mblodhe i thone kesaj,