Gazetari pakistanez Said Nazir Afridi rrëfen për organizatën famëkeqe “Tehrik-e-Taliban Pakistan” dhe propogandën e përdorur për të çuar të rinjtë drejt akteve mostruoze
Nga Fatjona Mejdini
Gjithë bota u shtang pak ditë më parë nga një sulm i ndodhur në Peshaëar të Pakistanit, ku si rrallë herë më parë 132 fëmijë u masakruan pa mëshirëbrenda pak orësh. Sulmi u organizua nga ata që vetëquhen “Tehrik-e-Taliban Pakistan” ose thenë ndryshe talebanët e Pakistanit.Në një intervistë, Said Nazir Afridi, gazetar pakistanez dhe drejtor i “Tribal Neës Netëork” jep një tablo të qartë se çfarë përfaqëson kjo organizatë dhe si këta terroristë motivojnë të tjerët të ndërmarrin sulme makabre si ai kundër fëmijëve të ushtarakëve pakistanez.Said Nazir Afridi është një njeri i cili ka lindur dhe deri pak vite më parë ka jetuar me familjen në një zonë të Pakistanit Veriperëndimor, të udhëhequr nga talebanët. Si një njohës i mirë i këtij realitetit, ai na njeh me mekanizimin taleban të përdorur për të çuar të rinjtë e paarsimuar dhe në varfëri ekstreme drejt terrorizimit apo akteve kamikaze. Talebanët ju premtojnë atyre një platformë për të shkuar në mënyrë të shkurtër dhe të sigurt në parajsë. Shpërblimi në botën tjetër nis me marrjen me vete të 80 të njerëzve të afërt, vijon me premtimin se aty do të kesh tëgatshme 70 virgjëresha dhe përfundon me elemente si e drejta për të pirë alkool apo për të dëgjuar muzikë.
Çfarë mund tëna thoni për prezencën talebane në Pakistan, kur janë fillesat e tyre dhe cila është kauza për të cilën ata luftojnë?
Talebanët e Pakistanit nisën të shfaqeshin si fenomen pas sulmeve që ju bëSHBA-sënë 11 shtatorin e vitit 2001.Prezenca e tyre erdhi si pasojë e ndikimit nga ana e talebanëve të Afganistanit. Talebanët e këtij vendi dhe përfaqësuesit e grupit terrorist ‘Al-Qaeda’ shfrytëzuan faktin se një pjesë e Pakistanit Veriperëndimor (në kufi me Afganistanin) është një zonë e konsideruar tribale që vetëqeveriset dhe në të cilën qeveria e Pakistanit nuk ka pasur asnjëherë përfësim. Kjo zonë e lënë në mëshirë të fatit prej shekujsh – që qeveriset nga këshilla lokale të përbërë nga më të moshuarit e zonës – u përdor nga talebanët e Afganistanit për të krijuar atë grup që sot quhet “Tehrik-e-Taliban Pakistan” ose thënë ndryshe talebaët e Pakistanit. Në vitet e para pas 2001-shit ishin grupe të vogla që operonin në zonë, por në vitin 2008 këto grupe u bashkuan nga talebani Baitullah Mehsud për të formuar Tehrik-e-Taliban Pakistan (Lëvizja Talebane e Pakistanit) me qendër nëprovincën tribale, Ëaziristan. Objektivi kryesor i kësaj lëvizje është lufta kundër qeverisë dhe ushtrisë së Pakistanit, pasi këto organizma u pozicionuan në luftë kundër talebanëve të zonës në mbrojtje të interesave të Amerikës.Të grupuar nën qëndrimin se kush është “mik i SHBA-sëështëarmik i Islamit” këta talebanë janë aleatë me grupet e tjera radikale të zonës dhe pjesmarrës prej vitesh në sulme të shumta terroriste, brenda dhe jashtë vendit. Sot numri i tyre mund të përllogaritet rreth 10 mijë, por ideologjia e fortë dhe brutaliteti me të cilin veprojnë i bënë të jenë të njohur ndërkombëtarisht.
Targeti i tyre i fundit ishte shkolla ku edukoheshin kryesisht fëmijët e ushtarakëve të Pakistanit.Cili ishte mesazhi pas këtij sulmi?
Ushtria e Pakistanit ka vite që po lufton kundër talebanëve pakistanez. Ata e kanë nisur luftën kundër tyre që në vitin 2004 dhe gjatë 10 viteve kjo ka qënë një luftë për të kontrolluar territore në zonën tribale të Pakistanit Veriperëndimor. Deri në vitin 2009 talebanët kontrollonin dhe ‘qeverisnin’ rreth 70 përqind të kësaj zone tribale. Si pasojë e ndëryrjeve të ushtrisë, territori që ata sot kontrollojnëështë afërsisht 20 përqind dhe kjo ka bërë që frustrimi i tyre të arrijënivele të larta. Përveç të tjerave e gjithë kjo situatë e luftës konstante ka sjell dëme të pafundme në zonë, duke diktuar varfëri ekstreme dhe shpërngulje të mëdha njerëzish.Me miliona njerëz janë larguar nga kjo zonë për të jetuar drejt qyteteve të Pakistanit apo jashtë vendit.Ndërkaq talebanët vijnë luftën kundër ushtrisëduke u financuar kryesisht përmes të ardhurave që marrin nga rrëmbimi apo gjobëvenia e njerëzve të pushtetit dhe biznesit pakistanez, por edhe diplomatëve të huaj në këtë vend. Një tjetër rrugë financimi për ta është dhe pjesmarrja në tregëtinë e drogës dhe produkteve të tjera që trafikohen ilegalisht në këto zona.
Ju folët për ‘qeverisje’të këtyre zonave nga talebanët. Çfarë do të thotë të qeverisesh prej tyre me saktësi?
Talebanët e Pakistanit janë të organizuar sipas një sistemi të ngjashëm me atë qeveritar.Ata kanë liderin e tyre në krye dhe më pas në secilën nga 7 zonat kryesore tribale të Pakistanit Veriperëndimor ata kanë drejtueset e tyre. Mëpas këtozona ndahen në divizione. Talebanët mblidhen dhe marrin vendime në mënyrë periodike në xhamitë e zonës apo dhe ambjentet e tjera të krijuara nga ata.Po kështu drejtues talebanët kanë vendosur dhe për qytet kryesore të Pakistanit, pavarësisht se në to prezenca dhe fuqia e tyre është e vogël.Unë dhe familja ime kemi banuar në një zonë tribale të udhëhequr nga talebanët, por tashmësi shumë të tjerë, për shkak të çështjeve të sigurisë jemi vendosur në Pashaëar.Ajo që mund të them nga eksperienca personale e jetës në këto zona është se udhëheqja e tyre është brutale dhe shkatërruese për njerëzit që jëtojnë aty.Talebanët udhëheqin sipas rregullave të ligjit islamik Sharia dhe praktikisht jo vetëm që kanë kontroll mbi institucionet e zonës, por edhe mbi jetën sociale të secilës prej familjeve që banojnë aty.Ata detyronin me dhunë çdo mashkull të shkoj në xhami, të lërë mjekër apo të zbatonte një kod të caktuar veshje, sepse ndryshe e rrinin ose e burgosnin.Përsa i përket femrave ata ndalojnë daljen e tyre nga shtëpitë pa qenë të shoqëruara nga një mashkull i familjes.Në këto zona muzika, festat dhe çdo gëzim i vogël familjar është i ndaluar. Por dëmi më i madh i bëhet jetës së fëmijëve të zonës, kur në pjesën dërrmuese ata rekrutohen që në moshë të vogël për të qenë ushtarë të talebanëve dhe fatkeqësisht në shumë raste kamikaze, që shpërthejnë vetën në erë për interesa të talebanëve.
Përveç dhunës që talebanët përdorin për ti rekrutuar këta njerëz, çfarë tjetër mund ti shtyj ata të ndërmarrin akte mostruoze siç është ajo e vrasjes në masë të fëmijëve?
Me këta njerëz – të cilët për hir të vërtetës janë kryesisht në moshën e adoleshencës – përveç dhunës bëhet dhe njëluftë e madhe psikologjike duke keqpërdorur fenë islame.Këta të rinj janë tëindoktrinuar keq që në vegjëli, duk u çuar kryesisht në Medresetë e zonës të kontrolluara në ideologji nga talebanët.Aty ju flitet për herë të parë për Xhihadin (luftën fetare) që ata pretendojnë se bëjnë, duke keqinterpretuar në mënyrë të plotë këtë koncept të përmendur në Kuran. Eshtë e dhimbshme të mendosh që këtyre të rinjëve që nëvitet e para të jetës, ju flitet vetëm për vdekjen, duke ju përsëritur pa rreshtur se jeta në këtë botë nuk ka asnjë vlerë dhe se ajo shërben vetëm për të përgatitur të ardhmen në botën tjetër. Në mënyrë të qëllimshme atyre nuk ju lejohet asnjë gëzim i vogël i jetës, duke ju premtuar se të gjitha ato elemente që ju mungojnë në këtë jetë do ti marrin nëatë tjetën. Talebanët premtojnë se kanë një platformë për të shkuar në parajsë, dhe se në rast se ata do të vdesin në luftën e tyre, kanë marrëautomatikisht një ‘biletë’ për të shkuar aty. Këtyre të rinjëve ju përmenden pa pushim të gjitha të mirat që do gjejnë në parajsë, siç janë marrja me vete e 80 njerëzve të tjerëapo gjetja aty e 70 virgjershave me të cilat mund të martohen. Shpërblimet që parashikon parajsa për muslimanët që qëndrojnë dinjitoz dhe larg mëkatit përgjatë gjithë jetës së tyre, përdoren për të mashtruar këta të rinj tëvarfër, të paarsimuar dhe tëzhgënjyer nga realiteti në të cilin jetojnë.Është e turpshme kur atyre ju prpogandohet se edhe muzikën, alkoolin, vallëzimin etj do të mund ti shijojnë në jetën tjetër, duke ju lënë atyre vetëm një rrugë për të ndjekur. Kështu qëjo rastësisht ata që kryejnë sulme vetëvrasëse apo të një brutaliteti të tillë, janë në pjesën dërrmuese të rinjtë të moshave 14 deri në 20 vjeç.
Kontrolli taleban ne Pakistan
dhe ne Shqiperi ekziston kjo organizate,por ketu fshihet pas emrit PD! sali berisha azem hajdari bashkim gazidede e lista vazxhdon!
ke harruar Zike bithcpuarin…………