Kuvend, miratohet 3 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës së BSH

24 Dhjetor 2014, 13:45Politika TEMA

Kuvendi zgjodhi 3 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, ku kandidati më i votuar rezultoi Gent Sejko, i dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani për postin e Guvernatorit të BSH.

Kuvendi votoi dy kandidatët e propozuar nga Kuvendi Natasha Ahmetaj, Tonin Kola si dhe kandidatin e dekretuar nga Presidenti për Guvernator, Gent Sejko, i cili u propozua për anëtar të Këshillit Mbikqyrës nga ky i fundit.

Konkretisht Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 111 vota pro kandidatin e dekretuar për Guvernator Gent Sejkon, me 82 vota pro Tonin Kolën si dhe me 74 vota pro Natasha Ahmetajn.

Partia Socialiste kishte vendosur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të para dy ditëve që të votojë 3 emrat për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, mes të cilëve edhe kandidati i dekretuar nga nga Presidenti Nishani si kandidati për Guvernatorin e BSH, Gent Sejko. Miratimi i emrit të Sejkos si anëtar i Bordit të BSH i hap rrugë dhe miratimit të tij si Guvernator i BSH.

Ndërkaq ditën e djeshme tre kandidatët kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë ku kanë ndarë vizionet e tyre si anëtarë të Këshillit Mbikqyrës.

Në fjalën e tij, Sejko tha se sipas tij, vjedhja e 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit të Bankës së Shqipërisë ka ardhur si rezultat i mungesës së administrimit dhe menaxhimit. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje