Në rrjetet sociale nis gallata, Knut Fleckenstein më në fund nis pushimet

24 Dhjetor 2014, 10:54Politika TEMA
Në rrjetet sociale nis gallata, Knut Fleckenstein më në fund nis

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, së bashku me Eduard Kukan, kanë negociuar për disa ditë, që të bëjnë të mundur rikthimin e opozitës në Kuvend.

Ai ka qenë në kontakt me palët deri në momentet e fundit, dhe pas rënies dakord në mënyrë përfundimtare nga ana e PD-së, e ka përshëndetur marrëveshjen.

Sapo mora mesazhin, që pas negociatave të gjata, edhe Partia Demokratike e Shqipërisë ka nënshkruar rezolutën e përbashkët, që do miratohet në Kuvend. Pra opozita do kthehet në Kuvend. Një ditë e madhe për Shqipërinë. Ju faleminderit të gjithëve, që bënë më të mirën. Përpjekjet e mia dhe të Eduard Kukan nuk shkuan dëm. Gëzuar Krishtlindjet miq shqiptarë,” shkruan Fleckenstein.

Dhe, në rrjetet sociale tashmë ka nisur gallata me të, për shkak se që mesditën e një dite më parë, mediet informative në Tiranë, raportonin se tashmë ai ka nisur pushimet.

Në fakt, ai i shtyu me një ditë ato, pas refuzimit fillestar të PD-së për të nënshkruar marrëveshjen.

Por, tashmë ai i duhet t’i ketë nisur pushimet në mënyrë përfundimtare.

Kuptohet, gjithmonë nëse PD ndryshon mendje në momentet e fundit dhe nuk hyn në Kuvend./b.l

 

2 komente në “Në rrjetet sociale nis gallata, Knut Fleckenstein më në fund nis pushimet”

  1. kastro says:

    hahaha sa gallat se nuk e kemi lene ne katundaret e Shqiperise rehat me cilimijte tane te politikes
    http://bit.do/serisht-grushta-Strazimirit

  2. West says:

    Ky zoteri i merr pushimet per pak dite, kurse Edvini me Jarin jane 365 dite pushime me parate e shqiptareve! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje