Miratohet me 126 vota pro rezoluta e propozuar nga europarlamentarët

24 Dhjetor 2014, 13:33Politika TEMA

Kuvendi miratoi me 126 vota pro rezolutën e propozuar nga europarlamentarët Kukan dhe Fleckenstein, përmes së cilës u bë i mundur ndërprerja e bojkotit disa mujor të Partisë Demokratike.

Rezoluta u miratua pa debate dhe diskutime, ndryshe nga cfarë ishte paralajmëruar nga deputetë të Partisë Demokratike.

Në rezolutë theksohet fakti se vendi ynë ka nevojë për dialog politik të qëndrueshëm dhe konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës qeverisëse, në mënyrë që të përmbushen ambiciet europiane të qytetarëve të vendit.

Rezoluta

Pika e parë:  “Opozita kthehet në Parlament dhe rimerr plotësisht funksionet e saj parlamentare duke iu shmangur bojkotit të Parlamentit dhe komisioneve të tij; ndërsa mazhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e cilësuar prej tre të pestave, duke anashkaluar opozitën, por do të punojnë së bashku me opozitën për të gjetur konsensus për reforma të rëndësishme sa herë që është e mundur.

Pika e dytë: “Të gjitha palët do të kontribuojnë për dialogun politik, i cili duhet të bëhet së pari në Parlament dhe respektojnë Kushtetutën dhe zbatimin sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të angazhohen të rishikojnë rregullat që kanë të bëjnë me funksionimin efikas të komisioneve parlamentare hetimore, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”.

Pika e tretë : “Opozita dhe mazhoranca qeverisëse angazhohen të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, me ndihmën e Bashkimit Evropian, për çështjen e individëve me rekorde kriminale, që kërkojnë të zgjidhen ose të emërohen për poste publike, bazuar në standardet evropiane dhe me asistencën e Komisionit të Venecias”.

Pika e katërt: “Përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Evropian, Socialdemokratët dhe Partia Popullore Evropiane do të mbështesin një marrëveshje të tillë politike”.

4 komente në “Miratohet me 126 vota pro rezoluta e propozuar nga europarlamentarët”

  1. diana says:

    Turp e faqja zeze…..edi rames ja hoqen b…..e ja vune ne koke ….

  2. Turp o legena says:

    Pavaresisht qe eshte pozitiv fakti qe opozita kthehet ne kuvend eshte turp qe pas 25 vjet demokraci ne nuk dine te komunikojme me njeri tjetrin por sa here ka nje problem shkojme dhe qajme ne prehrin e te huajve. Kete pune kemi bere gjate gjithe historise dhe prandaj askush nuk na ka marr seriozisht. Ne i quajme europe kurve ata na thone kafshe primitive sepseashtu jemi. Kur te kuptojne keta gagacet qe problemi zgjidhet duke diskutuar dhe jo duke u qaravitur ne dyert e botes.

  3. mesues jashte profilit ,politike jashte profilaktikut says:

    ….e cfare prisni tani qe shqiptaret te masturbohen kolektivisht.Jemi velur me keto palacolleqe,palet angazhohen me “ndihmen e BE” te pastrojne parlamentin nga individet me rekorde kriminale, kjo eshte nje ironi e ndyre me voten e shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje