Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi në gjyq, pas kallëzimit të Ministrisë së Brendshme

26 Dhjetor 2014, 15:51Kronika TEMA

Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi përballet me një tjetër akuzë në Gjykatë.

Pas dosjes “21 janari”, ai do të gjykohet edhe për shpërdorim detyre.

Kallëzimi u bë në korrik nga Ministria e Brendshme dhe prokuroria i mbylli hetimet dhe e dërgoi dosjen për gjykim.

Ministria e Brendshme kallëzoi ish-Komandatët e Gardës së Republikës Ndrea Prendi e Artan Hoxhën, ish-shefen e Sektorit të Burimeve Njerëzore Shqipe Spahiu dhe Specialistin për Gadishmëri në Njësi dhe Përgjegjës për Pikat Autonome, Vojsi Bendaj.

Nga verifikimet e kryera nga Auditi i MPB-së pranë Gardës së Republikës, rezultoi se shtetësja Shqipe Spahiu ka përfituar padrejtësisht pagë dhe trajtime të tjera që rrjedhin nga paga (kontribute të sigurimeve shoqërore, shendetësore dhe suplementare), në periudha të ndryshme në vitet 2010, 2011, 2012 dhe 2013.

Për këtë periudhë janë bërë verifikime dhe Spahiu, që mbante detyrën e Shefes së Zyrës së Burimeve Njerëzorë në Gardën e Republikës, nuk ka qenë në Shqipëri. Por, sipas list-prezencës dhe list-pagesës së Bankës, rezulton të ketë përfituar pagat.

Për këtë arsye u kallëzuan penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të elementëve të veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përfitim nëpërmjet mashtrimit”:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje