Avioni i “Air Asia”, i cili u raportua i zhdukur dy ditë më parë, tashmë është konfirmuar se ka përfunduar në fund të detit.
Trupat e pajetë të pasagjerëve kanë pulskuar mbi ujë, në pikën ku mendohej se avioni kishte rënë.
Por ky lajm ka shkaktuar reagime tejet dramatike tek të afërmit e pasagjerëve, pasi imazhet me trupat e mbytur mbi det dhanë live nga një televizion indonezian.
Skuadrat e shpëtimit të Air Asia 8501 gjetën trupa të vdekur, derën e avionit dhe sende të tjera që lundronin në brigjet e ishullit Borneo.
Të pakën 40 trupa, shumë prej të cilëve nuk kishin veshur lejekët e shpëtimit, u morën nga deti dhe u transportuan në një anije indoneziane.
Airbus A320-200 po udhëtonte nga Surabaya në Indonezi drejt Singaporit kur u rrëzua të dielën me 162 njerëz në bord./j.h