Kryeministrat dhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë do të takohen në janar të 2015-ës në Romë.
Lajmi është konfirmuar sot në Tiranë nga kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, i cili zhvilloi sot një vizitë një ditore në Shqipëri.
Renzi pati një takim me homologun e tij shqiptar Edi Rama, takim që u pasua nga një konferencë e përbashkët për shtyp.
Kryeministri italian ofroi mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë në rrugën e nisur drejt integrimit në BE, por theksoi gjithashtu se kjo gjë varet edhe nga çfarë do të bëjnë vendet e tjera të Ballkanit.
Shqipëria tha ai gëzon statusin e vendit kandidat, por kjo nuk mjafton, sepse tashmë duhet të bëhen hapa të shpejtë për negociatat, raporton Kosova Press.
Në këtë drejtim kryeministri Rama tha në fjalën e tij se Shqipëria ka bërë përparim në raport të marrëdhënieve të saj me Serbinë, ndërsa lidhur me Italinë tha se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë, është një marrëdhënie speciale historike, tradicionale, e çuar përpara nga të gjitha qeveritë e Romës apo Tiranës, pavarësisht përkatësive politike.
Me duket se e treta e verteta
Ashtu eshte, e treta verteta pastaj pason puthja franceze mes Edushkes dhe Vucicit
JO me, do bejme lufte per maloket, se ata per vete e kane grure me serbet…
Te gjitha premtimet qe ka dhene kryeministri im zoti Renzi, kete te fundit qe ka dhene ne Tirane do ta quaja te realizushme dhe me vlere.
Si gjithmone titulli nuk paraqet fare ate qe do te shkruhet. Qellimisht shkruhet Shqiperia-Serbia takohen ne Rome qe mendja te te shkoje tek ndeshja e futbollit.
Po ne do ta lexonim edhe sikur ne vend te atij titulli te ishte ky tjetri: Dy kryeministrat x-i dhe y-i do te takohen ne z-a. Shqiperia-Serbia perdoren per sport, Tirana-Beogradi perdoren per politike, shqiptaret-serbet perdoret per perplasje ose zenka. etj e tj