Gerrard largohet nga Liverpooli

2 Janar 2015, 11:40Sport TEMA

Legjenda e “The Reads” do ta lë Liverpoolin në fund të këtij sezoni

Zyrtare Stiven Gerrard do të largohet nga Liverpuli. Tifozët e kuq  morën një lajm bombastik ditën e sotme pasi kapiteni dhe idhulli I tyre Stiven Gerrard vendosi që të largohet në fund të sezonit nga klubi.

Pas një karriere 17-vjecare me “The reads”  duke shënuar 180 gola dhe duke fituar 10 trofe Gerrard do ta lë Liverpoolin në fund të këtij sezoni, por nuk do ta përfundoj karrierën e tij profesionale.

Në konferencën për mediat ai u shpreh se nuk do të luajë kurrsesi kundër Liverpulit, duke nënkuptuar se me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën e tij në ShBA.

” Liverpool ka qene pjese shume e madhe ne jeten time dhe ti thuash lamtumire do te jete shume e veshtire.

Une do te vazhdoje te luaj por tani nuk mund ta konfirmoj se ku por nje gje eshte e sigurte , qe nuk do te luaje ndaj nje klubi qe Liverpool mund te kete perballe”

Në fund ai ka dhënë edhe një mesazh për tifozët duke I quajtur si më të mëdhenjtë në Botë.

“Ka qene një privilegj për mua që kam qënë kapiteni dhe lojtari juaj. Ju jëni tifozët më të mëdhenj në botë, dhe e kam shijuar cdo sekondë.

Dëshiroj qe ta perfundojme kete sezone dhe karieren time sa me larte qe eshte e mundur” deklaroi legjenda e të kuqve./f.b

3 komente në “Gerrard largohet nga Liverpooli”

  1. Kris says:

    “The Reads ” Ka te beje me lexuesit dhe jo me “The Reeds” , evil, ose djajte e kuq!

    1. uncorrect says:

      Kur perpiqesh per me mire dhe I meshon me fort gabimit !!! Mjafftonte nje copy/paste dhe tifozet e Liverpool me ne fund do te quheshin “The Reds” ,ndersa “Red Devils” ne ate rast do ishte pseudonimo per Man. United ? !!!

      1. Ilir Hoti says:

        Eshte me mire qe u mundua disi te ndihmonte..se tani kemi ate korrekt , per Liv. dhe Man.Un

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje