Odiseja e bllokimit të eksporteve të miellit nga Kosova në doganat shqiptare mund të jetë duke iu afruar fundit. Të paktën këto janë sinjalet që vijnë nga institucionet përgjegjëse për bujqësinë dhe ushqimin nga dy shtetet shqipfolëse. Mielli i u bllokua në doganat e Shqipërisë, pas një urdhri që hyri në fuqi më 1 tetor nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti me arsyetimin se vlerat e tij ushqimore ishin të papërshtatshme për konsumin e qytetarëve të vendit të tij. Raportime të ndryshme në medien e dy vendeve sugjeruan se mielli ishte i importuar nga Serbia, nga kompania “M-Sillos”.
Kjo nuk do të ishte hera e parë e bllokimit të mallrave të kësaj kompanie. Më parë, në pranverën evitit 2013, qindra tonë miell të “M-Sillos” u bllokuan në doganën e Morinës, qindra tonë miell të kësaj kompanie për shkak se u mungonte një certifikatë e rëndësishme analizash. Ndërkaq, bllokimi aktual vijon të jetë në fuqi, pavarësisht negociatave të palëve të interesit. Kontaktuar nga Gazeta Jeta në Kosovë, zyrtarë të njësisë së shtypit dhe marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, njoftuan se situata ishte shumë pranë një zgjidhjejetë përshtatshme dhe se shpejt do të kishte një deklaratë zyrtare nga institucioni në fjalë.
Më 31 tetor 2014, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dorëzoi pranë institucioneve në Kosovë një propozim akti normativ për sigurinë e miellit. Panariti deklaroi publikisht se dokumenti ishte përgatitur sipas standardeve të Bashkimit Evropian, duke vënë theksin te niveli i përshtatshëm i proteinave në bukë. Dokumenti i një natyre gjerësisht teknike, i cili disponohet i plotë nga GazetaJeta në Kosovë, cilëson në fakt edhe kritere të tjera që lidhen me cilësinë dhe sigurinë ushqimore sa u takon importeve të miellit që hyjnë në Republikën e Shqipërisë dhe si rrjedhojë, të miellit që prodhohet dhe përdoret brenda vendit.
I pyetur për bllokadën e miellit, kreu i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), Valdet Gjinovci, deklaroi se problematika e miellit që ka qenë temë debati gjatë muajve të kaluar, është tash një kapitull i mbyllur.
Ai tha se pikërisht për këtë çështje janë mbajtur takime me aktorët e interesit dhe diskutimet përkatëse kanë qenë pozitive.
“Udhëzimi i përgatitur nga Ministria e Bujqësisë së Republikës së Shqipërisë dhe kontaktet e drejtpërdrejta me ta, kanë mundur të largojnë barrierat e panevojshme”, tha kreu i AVUK-ut.
Gjinovci, njohës i çështjeve të bujqësisë së ushqimit edhe në Shqipëri, diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, sqaroi se drafti në fjalë, ka marrë komentet përkatëse dhe i është dërguar mbrapsht palës shqiptare. “Jemi dakorduar që të mos krijohen situata bllokuese por të nxiten lehtësi, duke krijuar mundësi që produktet nga secili vend të kenë një treg të hapur dhe një trajtim të duhur”, tha ai.
Standarde dhe muskuj
Përballja e institucioneve publike dhe lobeve të biznesit në Shqipëri dhe Kosovë, duket se ka shtyrë drejt një kompromisi rregullator.
Drafti i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë, hartuar në bashkëpunimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës, parashtron që niveli më i ulët i proteinave të jetë 9 për qind dhe më i larti 12.5 për qind, sipas përdorimeve specifike të miellit. Diçka e tillë sugjeron një tërheqje nga qëndrimi i parë që vendoste vetëm kriterin 12.5 për qind të proteinës në miell, pas pretendimeve se mielli nga Kosova paraqitej në nivelin 7 për qind të proteinës.
Por, në një material dërguar ministrisë nga Unioni i Prodhuesve të Miellit të Shqipërisë, vërejtjet dhe pakënaqësitë nuk janë shuar. Adi Haxhiymeri, president i Unionit thotë për gazetën se ndonëse kanë paraqitur vërejtjet e tyre ndaj draftit të ministrisë, ende nuk kanë marrë përgjigje edhe pse po bëhen dy muaj. “Nuk ka asnjë arsye për këtë vonesë”, vëren ai.
Unioni vëren se një pjesë produktesh të rëndësishme – si mielli integral – nuk janë përfshirë në dokument. Gjithashtu, ekzistojnë vërejtje për një sërë kimikatesh, të cilat sipas Unionit, paraqiten të rrezikshme për shëndetin si dhe janë kancerogjene.
Kritere të tjera që lidhen me nivelin e lagështisë, tipologjinë e produkteve dhe më tej, kanë marrë gjithashtu vërejtje, shto edhe një sërë analizash që nuk janë parashikuar në material. Veçanërisht për nivelin e përmbajtjes së proteinës në miellin e përdorur në Shqipëri, vërehet se diçka e tillë duhet t’u përshtatet rrethanave vendore dhe jo të mjaftohet duke iu referuar standardeve të paspecifikuara të vendeve të BE-së, të cilat po ashtu përdorin secila kriteret e veta.
Problemet e vlerave ushqimore të miellit që përdoret në Shqipëri nuk kufizohen vetëm te proteinat.
Sipas një studimi të përgatitur për UNICEF-i që në nëntor të vitit 2010, konsumi mesatar i miellit në Shqipëri paraqitej në nivelin 460 mijë tonë në vit, nga të cilat rreth 433 mijë tonë prodhoheshin në vend dhe rreth 27 mijë importoheshin.
Raporti sugjeron pasurimin e këtij mielli me acid folik dhe vitaminë B, për të mundësuar një ushqim më të përshtatshëm të popullatës në Shqipëri. Procesi i pasurimit të miellit me vlera ushqyese njohu zvarritje dhe dështime dhe vetëm duke filluar nga janari 2015, është vendosur nga autoritetet në Shqipëri që në treg do të ketë vetëm miell të pasuruar me zink, vitaminë B6 dhe vitaminë B12. Kosova e ka realizuar prej kohësh këtë standard, që në vitin 2012, me Ligjin Nr. 04/L-114 “Për pasurimin e miellit”, ku parashikohen njëkohësisht masa shtrënguese dhe vullnetare për pasurimin e miellit me lëndë ushqyese dhe vitamina.
“Molla e sherrit”
Niveli i proteinave ishte dhe mbetet arsyetimi kryesor i përdorur për të bllokuar dërgesat e miellit nga industria e prodhimit të miellit në Kosovë drejt tregut të Shqipërisë. Urdhri i ministrit Panariti, për të ndaluar hyrjen e miellit me nivel proteine nën 12.5 %, u shoqërua me një deklaratë të fortë të tij, sipas të cilës, “shqiptarët duhet të furnizohen me miell dhe jo me krunde”.
Në përgjigje të kësaj deklarate, Drejtori i televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu, shkroi: “’Mielli kosovar paska kualitetin e krundeve që u jepen bagëtive’, kështu kumtuan mediat të nxjerrë nga goja e ministrit Panariti, me një arrogancë të ulët zbulimi ku kosovarët hanë si bagëtitë…”.
Thuajse njëkohësisht me këtë reagim dhe vetëm pak ditë më vonë deklaratës së parë, Panariti udhëtoi drejt Prishtinës për t’u takuar me zyrtarë të Republikës së Kosovës mbi çështjen e miellit. Pas takimit, ai doli para medieve dhe tha se fjalët e tij ishin keqkuptuar, si dhe lavdëroi prodhimet e Kosovës duke thënë se ato janë cilësore. Ministri vërejti se analizat nga Autoriteti i Veterinës dhe Ushqimit e Veterinarisë së Kosovës vërtetojnë se mielli plotëson standardet dhe si rrjedhojë nuk paraqiteshin pengesa. Pavarësisht fjalëve të mira, çështja nuk u zgjidh.
Në fakt, më 20 tetor, Panariti nxori një tjetër udhëzim duke e ulur përqindjen e proteinës nga 12.5 për qind në 9 për qind, çka shkaktoi reagimin e ashpër të Unionit të Prodhuesve të Miellit të Shqipërisë, i cili deklaroi se kjo masë shkatërronte dhe mbyllte industrinë vendase.
Gjithashtu, ata thanë se në këtë mënyrë vihej në rrezik shëndeti i njerëzve. Njëkohësisht, reagoi edhe Shoqata e Mullisëve të Kosovës duke thënë se mielli i prodhuar prej tyre plotësonte standardet e nevojshme.
Ndërkaq, deputeti socialist i Kuvendit të Shqipërisë, Erion Braçe, iu kundërpërgjigj ashpër letrës së Baton Haxhiut duke e akuzuar këtë të fundit se po mbronte interesat e një oligarku. Të dy shkëmbyen edhe replika të tjera me tone të nxehta. Në këtë pikë, përballja ishte përshkallëzuar në disa plane, përfshi lobe biznesi, aktorë politikë, institucione publike dhe medie përkatëse.
“M & Sillosi” është në pronësi të kompanisë “Devolli Corporation” që është pronë e biznesmenit Shkëlqim Devolli.
Edhe përfaqësuesi i kësaj kompanie ishte deklaruar lidhur me aferën e miellit pas takimit që kishte pasur me ministrin Panariti me 8 tetor të këtij viti.
Sead Shehu, drejtor i “M & Sillosi” pas takimit pati deklaruar se asnjëherë nuk kanë pasur probleme me eksport të miellit me Shqipërinë.
“I garantuam ministrit që i gjithë produkti jonë, i cili prodhohet në Kosovë, është me standarde të Unionit Evropian”, pati thënë Shehu.
Rivalitet mes bizneseve Kosovë-Shqipëri?
Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë i ngjason shumë më tepër shkëmbimit mes dy kompanive të mëdha, sesa atij të dy shteteve. Ai thotë për Gazetën Jeta në Kosovë se as Kosova e as Shqipëria nuk e meritojnë këtë aferë të miellit. “Në Shqipëri importohen brenda vitit 490 mijë tonë, dhe pjesa dërrmuese e këtyre produkteve vjen nga Serbia, Ukraina dhe vende të tjera. Pse qenka pengesë kur vjen nga Kosova?” – vëren ai.
Gërxhaliu thotë se duhet të avancohet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, duke qenë se aktualisht këmbëngulet që i njëjti produkt vetëm të mos vijë nga Kosova, por mund të vijë nga Mali i Zi dhe të mos ketë probleme.
Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë njohur një seri incidentesh gjatë viteve të fundit, kryesisht me bllokadën që u është vënë disa produkteve nga Kosova në kohë të ndryshme, në doganat e Shqipërisë. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës ngre një pyetje retorike: “A nuk është barrierë kur mallrat nga Kosova në Shqipëri priten në doganën e Morinës nga 15 inspektoriate të ndryshme?”
Sipas Gërxhaliut, barrierat e fundit e kanë përcjellë të bërit biznes “qoftë me patato-fobi, qoftë me aferën e çimentos, qoftë me aferën e verërave, qoftë me aferën e miellit dhe të tjera”, duke thënë se vërtet këto janë dëshmi që njollosin dhe zbehin bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Gërxhaliu akuzon se si në Kosovë dhe në Shqipëri, dhe në veçanti në Shqipëri, nuk hyhet në politikë nëse nuk mbron klane të ndryshme biznesi ,apo segmente të ndryshme ekonomike. “Kemi raste si ai i patateve nga Kosova, kur u përfshi vetë ministri i Financave [të Shqipërisë] për t’i bllokuar. Kemi dhe rastin e prodhimeve farmaceutike, ku nga Serbia mund të eksportojë çdo kompani, nga Bosnja dy kompani, nga Maqedonia dy. Ndërsa nga Kosova kemi vetëm një kompani të tillë dhe ajo nuk ka asnjë produkt të licencuar në tregun e Shqipërisë. Shqipëria ka një fabrikë me 76 produkte dhe ato mund të tregtohen në Kosovë pa kurrfarë problemi”. Gërxhaliu bën thirrje që të dy palët të angazhohen më shumë për ta zgjeruar bashkëpunimin në vend që të tkurren dhe të shpikin barriera.
Zgjidhje e paqartë
Çështja e miellit, ndonëse deklarohet nga institucionet e dy shteteve se është shumë pranë një zgjidhjeje përfundimtare, ndodhet praktikisht në një udhëkryq mes institucioneve dhe interesave të biznesit Kosovë-Shqipëri.
Fakt është se secili vend prodhon disa dhjetëra-mijëra tonë grurë në vit, ndërkohë që nevojat përkatëse janë për disa qindra mijëra tonë miell. Kjo do të thotë se pjesa dërrmuese e lëndës së parë importohet, ndërsa industritë vendase kanë një rol thjesht përpunues.
Rishikimi i standardeve të cilësisë që mundohet t’i kënaqë disi të dyja palët, ndonëse pritet ta heqë bllokadën, mund të mos përfaqësojë një dritë të gjelbër, por diçka të ndërmjetme. Ndërkohë, të gjitha palët mbeten në pritje të vendimit përfundimtar të Republikës së Shqipërisë. Ky i fundit nuk dihet saktësisht kur vjen.
Marrë nga gazeta Jeta, Kosovë
Mos e merzisni Liken, ai thote se mallrat serbe jane shume te mira dhe nuk ka nevoje fare te kontrollohen. A e morret vesh apo jo?!
Kosova si nje shtet i ri kerkon tregje per produktet e saj dhe mire ben.
Shteti ame Shqiperia tregohet shtet kurve perderisa krijon barriera vetem per mallrat kosovare.
Kjo tregon qe tregetine (import-eksportet)ne Shqiperi e bejne klanet mafioze(monopolet) te cilat fatkeqesisht dhe na qeverisin,ata nuk duan tia dine per kosoven,por per xhepat e tyre.RROFtE DIEPI I KOMBIt SHQIPtAR,KOSOVA.
Shqiperia duhet te ruaje indistrine e saj ushqimore dhe nivelet e punesimit e jo te fuse krunden kosovare(me prejardhje serbine). Ka kohe qe produktet shqipetare nuk eksportohet ne Kosove sepse kosovaret jane pagues te keqinj. Sikurse nuk leverdis bashkepunimi me ta per cilesine e ulet te mallrave qe tregtojne..
Cthua mer alban tronglli, pse miellin e serbise me cilesi te keqe duhet ta blejme ne shqiperi si miell kosovar ? Shko mer se lopa qenke krejt
O kastravec Lushnje,nuk e dinke akoma qe mallrat e Serbise dominojne tregun Shqipetar,nepermjet klaneve te tyre afer qeverise.
Perse per mallrat kosovare duhen standarte te dyfishta.
Me thuaj o kastravec mire mielli,po patatet e Kosoves c’te keqe kane.Pra eshte ajo qe thashe ne komentin e pare,qe ti si kastravec nuk e kupton dot.
Oooo Alban pordha, leni pordhet e lexo replieken e “feniksit” me posht, aty gjen dhe pergjigjen qe kerkon.
Qenke megjithemend kastravec ti,po perse roman do lexoj une,dua nje jave ta lexoj komentin e’feniksit’.Po ti c’far buke han,apo vetem kastraveca.
Kur Serbet bertasin vdekje shqiptareve kete e kane treguar me vepra. Si ka mundesi qe shqiptaret te gelltisin masivisht ushqim Serb. Ata jane popull kriminel dhe kane ne gen inferioritetin e te qenit ne toke te pushtuar nga dyndjet sllave. Shqiptaret e zhdukur nga falangat serbe jane me qindra mijera.Si mund ti besohet miellit qe ata na tregtojne. Sa meshkuj impotente ka ne shqiperi dhe kanceri po ben kerdine si asnjehere. Jane tradhetaret ne qeveri qe po cfgarosin nje komb te tere duke e lene ne varferi dhe duke bere tregeti me kriminelat. Personalisht nuk po kuptoj nje fakt i nga te gjitha qeverite shqiptare. Pse ky inferioritet karshi Serbeve dhe jo nga italianet apo te tjera shtete te europes. Serbia eshte nje shtet i gufosur qe nuk ka dalje ne det dhe nuk ka asnje rendesi strategjike per shkembime ekonomike me shqiperine. Kush e ben kete?
Mbllacisni mall serbi dhe semundjet tek shqiptaret bejne kerdine,(kancer , impotence, alzhemier). Cbeni more ju shpelafte dreqi. Po serbi na do te vdekur si komb. Si ka mundesi qe i besojme buken e femijeve kriminelave?
Ministri Panariti perpara se te bleje miell nga gruri serb apo rus nga Kosova,t’u japer pergjigje akuzave qe ngre gazetari Halili ne shkrimin e tij para 1 viti!
Skandali, shqiptarët konsumojnë bukë, prodhuar nga mielli serb e rus që përdorin kafshët
Vazhdon krimi
Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët
Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës
“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.
Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë
Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!
Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU
Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.
Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë
Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.
15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë
1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?
3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?
4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?
8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?
9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?
10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?
11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?
12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?
13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?
14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?
15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
Përparim HALILI
Zoti moderator!
Mos kini frike nga e verteta.Populli shqiptar do te dije se pse mielli kancerogjen eshte lejuar ne Shqiperi dhe pse PROKURORIA E PERGJITHESHME ka heshtur para nje KRIMI TE TILLE MAKABER!!!
boni mire mos e hapni ate drite jeshile se do jete kanceri i juj dhe femijeve,na vjen keq per tregtaret e ndershem kosovare, po ka edhe manipulime,prodhoheni ne vend ose merreni vetem nga italiani.