Në urimin e tij për Vitin e Ri, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, e ka përsëritur një pjesë të madhe të urimit që u kishte drejtuar myslimanëve të Kosovës për Fitër Bajram, më 27 korrik të këtij viti.
Edhe një ditë para Bajramit të madh, e edhe në natën e ndërrimit të moteve, Thaçi është lutur për policët, ushtarët, zjarrfikësit, mjekët e mërgimtarët.
“Sonte në natën më të gjatë lutemi për policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe mjekët që janë në detyrë si dhe për mërgimtarët që po udhëtojnë me nguti në këto ditë të ftohta për t’i përqafuar më të afërmit në atdhe. Zoti ju bekoftë juve dhe familjet e juaja. Zoti e bekoftë Kosovën”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, teksa në fund, sikurse edhe në atë të Fitër Bajramit, ka vënë inicialet HTH.
Dhe për Bajram shkruante kështu:
“Në këtë kohë mendojmë dhe lutemi edhe për mërgimtarët që janë në rrugë për të arritur sa më shpejtë në Kosovë si dhe policët dhe ushtarët tanë që nuk do të jenë në gjirin familjar duke mbrojtur kufijtë dhe atdheun. Zoti ju bekoftë juve, familjet e juaja dhe gjithë Kosovën”, raporton Koha Ditore.
Pikrisht ti qe ben urimin,ke me se paku dashuri ndaj popullit.
Po ca prisni tjeter nga nje islamik analfabet ?
plehraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa……………