Aleati i Serbisë që nga koha e Titos – Etiopia, po kërcënon se do ta njohë pavarësinë e Kosovësn nëse Beogradi insiston që ky shtet t’i kthejë borxhin prej 100 milionë dollarësh.
Me këtë shtet Serbia ka marrëdhënie të mira, por dy çështje të pazgjidhura mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimit të Adis Abebë për Kosovën.
Burime të gazetës serbe Novosti” thonë se borxhin e moçëm për armë Etiopia ia ka ish – Jugosllavisën trashëgimtare e të cilës është Serbia.
Po ashtu edhe çështja e pazgjidhur e statusit të ndërtesës në të cilën është e vendosur ambasada e Serbisë në Adis Abebë, të cilën perandori Haile Selas ia kishte falur Josip Broz Titos, raporton Koha ditore.
Gazeta e Beogradi t shfaq frikën se ndryshmi qëndrimit të Etiopisë për Kosovën do të mund të kishte efekt domino në njohjet e reja.
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçic ka paralajmëruar se gjatë janarit, nga 26 deri më 31 janar do të qëndrojë në Adis Abisë dhe do të marrë pjesë në samitin e Unionit afrikan dhe shpreson se me këtë rast do të zgjidhen këto probleme./b.l
Etiopia ka qene nje nga shtetet e paangazhuara, sic i cilesonte ato vete Tito, dhe kish mjaft peshe ne Afrike. Ka te drejte te shqetesohet Serbia, pasi ky vend eshte nga me te medhenjte ne Afrike (me siperfaqe mbi 1 milion kilometra katrore) dhe popullsi rreth 90 milion banore. Ne se ajo njeh Kosoven, me siguri qe shume shtete do i vene pas.