Braçe: Basha pushime luksoze, i paditur se ç’ndodh me taksat për shqiptarët e biznesin

4 Janar 2015, 17:44Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar përmes një komenti në rrjetin social Facebook  ndaj deklarimeve të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha, sipas të cilit nga 1 Janari 2015 janë rritur taksat me 50 % për biznesin.

Ndërsa e cilëson deklaratën e Bashës si një padije e tij, Braçe thekson se kreu demokrat vijon pushimet dimërore jashtë vendit, ndërsa mbron monopolet dhe oligarkët.

“Kur nga luksi i pushimeve dimërore gënjen dhe shpërndan padijen e tij Lulzim Basha!!

Është kthyer Lulzim Basha nga pushimet dimerore jashtë Shqipërisë? Joooooo!!  Nuk ëhstë kthyer, dërgon padijen e tij në këtë vend nga jashtë, sërish e sërish!!

Po flet për “shtresën e mesme” dhe po godet oligarkinë? Asfare!! Është aq i paditur sa kërkush nuk e arrin!!

Ti marrim me rradhë, tha;

E para, taksa progresive (në fakt është tatim) po godet shtresën e mesme!! i paditur; “tatimi progresiv” rëndoi vetëm 5% të rrogave të paguara në këtë vend!!  Vetëm 5% !

Nëse shtresa e mesme në këtë vend zë vetëm 5 % të atyre që punojnë, që shërbejnë, atëherë pabarazia që kemi trashëguar nga ekonomia e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka qenë ekstreme!! Tatimi progresiv ju ktheu, të gjithë atyre që punojnë e marrin një rrogë, mbi 25 milionë dollarë vitin që shkoi!!

E dyta, nga 1 janari 2015 u rritën me 50% taksat për biznesin, qerate dhe tatim fitimin!! i paditur; niveli i “tatim fitimi” nuk është rritur për këtë vit, po nga ta dish ti!! Ato që kanë një nivel të ri tatimi janë: të ardhurat nga dividenti, të ardhurat nga aksionet, qiratë, interesat.

Për ty që nuk di gjë nga kjo fushë, po fare fare të ardhurat nga dividenti tatohen vetëm nëse dividenti shpërndahet dhe po të kishe pyetur do mësojë që kompanitë që ndajnë divident janë një grusht në këtë vend, thuajse tërësisht të huaja, madje nga ato që fitimet i nxjerrin jashtë këtij vendi.

Pikërisht se është kështu dua të të pyes; për kë shqetësohesh ti Lulzim Basha sepse këto kompani nuk janë shtresa e mesme në këtë vend?

Por përtej padijes tënde, a ka varfëri në këtë vend? Natyrisht që ka dhe varfëria nuk kurohet me pabarazinë!!

Ti që po ankohesh për një nivel të ri tatimi për fitimet nga kapitali, fitimet nga interesat, qiratë e tjerë, duhet të dije se; rendimenti i të ardhurave nga kapitali është shumë më i lartë se ritmi i të ardhurave nga puna, kjo po thellon pabarazinë dhe ky është problem më i madh që kanë ekonomitë sot!!

Dhe këtu shtojmë edhe të gjitha ato kompani të vogla e të mesme që e vuajnë konkurencën e rëndë të të mëdhenjve, monopoleve oligarkëve!!

Por ti nuk nuk flet për ta!! Ti je tërësisht i shqetësuar për fitimet e oligarkëve, tatimin e tyre, jo për të ardhurat e punëtorëve, shërbyesve public, biznesit të vogël, biznesit të mesëm!!

Në fund të fundit të shkon; Je si ata, je ende jashtë Shqipërisë për pushime dimri!!”, shkruan Braçe në Facebook. /gj.k/

 

9 komente në “Braçe: Basha pushime luksoze, i paditur se ç’ndodh me taksat për shqiptarët e biznesin”

  1. genti says:

    Per ty z.Erjon kam respekt,po ca te keqe ka qe Luli te shkoj me pushime Po Edi ngeli gjith vitin jasht shtetit(me paret e shtetit)e spo ankohet njeri Po djali ku i lindi,ke Mretnesha Geraldin,se me par shashit ata te Saliut,po jeni bo me keq(jo Ti)

    1. Arben says:

      o Brace a do thuash noj fjale per videoskandalin http://urlredo.com/videoskandali

    2. Arber says:

      u befshi lemsh me gjithe luksin tuaj. dava horrash. Ti ke qysh 20 vjec ne politike e nuk di gje tjeter vec te llapesh se s’di ku te shkosh. mos ta degjofsha zerin inshlah, ma degjofte zoti.

      Nuk duma te dime me se cfare ben njeri e tjetri. Qeverine ne pune, sistemin e drejtesise korekt, parlamenti sic po punon edhe media te mprehe shpaten. Kaq duam. langaraqe si puna jote duan pellgace te mbijetojene.shko e pirdhu!

  2. juri says:

    I nderuar Z. Brace,
    Jam shume dakort persa i perket Lul Bashes qe nuk ka kurrfare gjeje se cte thote. Ai nuk eshte vetvetja e nuk mund te thote as gje pa lejen e padrino se vet nga Vicidoli. Madje ai eshte aq shume i friksuar sa qe ne vend qe te fus koken ne toke, e ka fut ne prapanicen e vet.

    Por nje gje nuk mund ta pranoj, kur thua qe tatimet u rriten vetem 5%. Ne terma te gjuhes perditshme nga 10 u bene 15, por ne terma reale rritja eshte 50%, beji llogarite.

    Mos beni gabime si ata te meparshmit qe vec mashtronin popullin (ate barin per sallate), se keshtu nuk fitoni simpatine e askujt, perkundrazi.

  3. leka says:

    Brace shume mire qe analizon leximet e Lulit por ato i shkruajne ,ekonomistet injorante dhe shkaterrues te ekonomise shqiptare si Teliti, Shehu dhe Guxolli ,kryeinjorantia e ekonomise, dher sekserja kryesore e koncensioneve dhe shitjes se prones publike. Shihet qe ka nje sinkron te deklaratave te bisneseve monopoliste te oborrit , nepermjet konfindustrise se Buxhukut , te dhomes se tregtise se Tiranes Nikolin Jaka dhe lexuesit te shkrimeve te PD Lul Basha. Shqetsimi dihet ,se kompanite er tyre po humbin terren se mbas 8 vjet te mospagimit te taksave jane tronditur nga pagesa e e tyre sot.Lufta e shtetit nepermjet autoritetit te konkurences duke zbatuar kontratat e koncensionareve do te shkatarroj monopoplet qe frenojne ekonomine e ketij vendi, dhe per cudi keto kompani jane te oborrit, qe i stimuloi gjithe keto vite, dhe Lulit nuk i rreh as tek populli i thjeshte dhe as tek shtrersa e mesme . Vet shteti dhe ekonomia qe lane ne buze te gremines. Duke vjedhur dhe shperdoruar parate e shqiptareve i ben keto birbo ,te mbyllin gojen bashke me Sali efendine.

  4. nastradini says:

    Basha shkon me pushime. Rama hyn ne shtepi te re. Njeri shqetesohet per politikat fiskale te qeverise. Tjetri na ka rilindur. Pyetja ime eshte: a jetoj une valle ne kete vend te begate? Ku opozita kontrollon qeverine. Ku qeveria na jep nje jete te re me vetem syksese, plane doganash te realizuara, shendetsi falas, korrent me cmim shume te ulet, etj etj. A jam une i denje per te jetuar ne kete vend te jashtezakonshem, ku mbreteron drejtesia, shteti ligjor eshte kudo prezent, ku me mbrohet prona e puna? Jo, une nuk e meritoj te jetoj ne kete vend te mrekullueshem. Do nisem per kurbet …

  5. Albi says:

    Po Rama me Meten ku i bejne pushimet o Brace?

  6. qytetari i shkrete says:

    Pushime te mbara i qofshin.doja ta pyesja qe dhe ne amsterdam lejet e ndertimit njesoj si ne tirane jepen?.ku te kete toke bosh i meret pronarit dhe ndertohet me se sben pallat.ku ka ne hollande hapesira te gjelberta apo lulishte apo fusha sporti apo biblioteka.cjane keto.

  7. xhemal says:

    brace shiko ligjin e pensioneve i cili eshte fytyra e shpirti juaj as fashizmi as komunizmi nuk arriten te bejne nje gje te tille atehere ky ligj mund te jete cdo gje tjeter po jo demokratik ne interesin e permiresimit te jetes se njerezeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje