FOTOT/ Tifozët, pritje madhështore për Fernando Torresin

4 Janar 2015, 15:54Sport TEMA

Fernando Torres është rikthyer tek ekipi ku ai u krijua dhe u bë I famshëm si futbollist.

Pas zyrtarizmit të transferimit nga Milani tek Atletiko Madridit sulmuesi Fernando Torres ka bërë ditën e sotme prezatimin përpara tifozve.

Tifozët i kanë bërë një pritje madhëshotre sulmuesit ku të pranishëm kanë qënë rreth 43 mijë persona në “Vincente Calderon”. Ata gjithashtu kanë kënduar këngë për sulmuesin duke e emocinuar shumë.

“Nuk mund ta përshkruaj dhe nuk e kam pritur një gjë të tillë. Nuk ka gjë më të mirë se sa të rikthehem te një skuadër kampionësh,  dhe unë po ndihem kampion në mesin e këtij grupi. Ndihem i emocionuar për këtë pritje”, u shpreh spanjolli, i cili pritet të debutojë në derbi kundër Rea Madridit./f.b

1 komente në “FOTOT/ Tifozët, pritje madhështore për Fernando Torresin”

  1. Aron says:

    Ky jo vetem qe eshte nje lojtar i mrekullueshem, por duket edhe nje djale shume i edukuar dhe i sjellshem. Nje pritje qe buron nga shpirti dhe tifozet dine mire se cfare bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje