Atletiko Madridit e ka nisur me fitore vitin 2015. Ekipi I Digo Simeones ka mposhtur me rezultatin 3-1 levanten duke iu afruar ndjeshëm kreut të klasifikimit.
Antonio Greizman kaloi I pari në avantazh vëndasit duke i paraprirë mbrojtjes mike, për të shënuar golin e 1-0 rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në të dytën për Los Kolconeros shënoi përsëri francezi me një goditje fluturimthi duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës. Pa patur më se c’të humbiste Levante u hodh përpara duke e bërë lojën më interesante ku në minurtën e 62-të shënoi golin e 2-1 duke rihapur takimin.
Pas këtij goli miqtë filluan të sulmonin për të gjetur golin e barazimit por 8 minuta para fundit të ndeshjes është Diego Godin që shënon golin e avatazhit të dyfishtë për madrilentë duke vulosur përfundimisht shifrat në 3-1.
Atletiko ka barazuar me pikëpërkohësisht Barcelonën dhe ndodhet një pikë larg kryesuesve të Realit./f.b