Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke folur për videoskandalin në QSUT, ka thënë se vajza është sjellë më 27 prill rreth orës 04:00 të mëngjesit, nga bashkëmoshatarët e saj.
Sipas tij, sapo vajza është paraqitur në ambientet e QSUT-së dhe është shtruar në urgjencë, është kontaktuar policia për të njoftuar prindërit e saj.
Beqaj thotë se kontaktimi i policisë u bë pikërisht se vajza nuk shoqërohej nga familjarë, por nga persona të tjerë të njohur, të cilët ishin bashkëmoshatarë të saj, të cilët u lejuan të shoqërojnë të miturën në urgjencë.
Duke folur më tej, Beqaj cilëson si më skandaloze praninë e Evarist Pashës, i cili është sekser i një agjencie funeralesh dhe gjendej aty rastësisht dhe nuk kishte lidhje me asnjë prej të shtruarve.
Ministri Beqja ka thënë se “ngjarja e ndodhur nuk është mohuar nga Ministria e Shëndetësisë. “Të shtunën në mbrëmje unë dhe drejtoresha e QSUT-së kemi bërë një deklaratë nga mjediset në të cilat mendohet se është bërë ai filmim. Ajo që kemi thënë është kjo që pamjet tregojnë një ngjarje të hershme, në kuptimin qe në ishim të sigurt që ajo ngjarje ishte para qershorit 2014 sepse nga qershori 2014 e në vijim mjediset jo vetëm që kishin një tjetër pamje por ne kishim vënë dorë në të gjithë urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT”.
Beqaj, duke folur për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, thotë se këto raste nuk mund të ndodhin më, pasi pas muajit qershor të këtij viti, është forcuar rregulli në urgjencë.
Gjatë intervistës, Beqaj ka sqaruar edhe situatën e krijuar me reagimin e ambulancës në vdekjen e këngëtarit të njohur, Dr. Flori.
“Ambulanca ishte aty, dhe familjarët kanë thënë kemi një të dehur që është i dhunshëm, shërbimi i ambulancës iu ka thënë të vijmë me policinë, pasi në këto raste ambulance shoqërohet nga policia, ata kanë thënë jo. Në momentin që një komshi ka thënë kemi një të sëmurë rëndë ka arritur ambulanca për 4 minuta.”- tha Beqaj.
Skena qe ndodhi ne spital dhe u filmua eshte nje xhest i shemtuar i adoleshenteve qe shoqeronin vajzen, dhe pse tejet shokuese pasi abuzohet me nje njeri qe ndodhet ne gjendje te rende dhe ka nevoje per mjeke, eshte e kote te behet polemika per pergjegjesine e politikaneve apo punonjesve te spitalit!
Skena te tilla mund te ndodhin dhe ne spitalet perendimore pasi kur shkon ne urgjence mjeket e kane te pamundur ti rrijne çdo te semuri te koka!
Gjithesesi, dhe pse per kete rast fajtoret nuk duhen kerkuar ne krahun e mjekeve, gjendja e spitaleve apo e mjeksise ne pergjithesi ne Shqiperi mbetet skandaloze.
Ore po e bete si ma Canen e Luftar Pajes. Nuk ndodhin vetem ketu gjera te tilla,mos harroni qe para dy vjetesh nje e aksidentuar ne Himare erdhi me barr nga Austria dhe nuk u morr vesh se kush abuzoi. Nje faj kryesor ne te tilla ngjarje ka edukata familjare qe edukon mostra te tille aq me teper familja e vajzes qe ne oren 4 te mengjesit nuk e di ku e ka gocen adoleshente.Mos e beni kaq tragjike,ne Itali e me rradhe jane ekzekutuar paciente qe kane qene te shtruar ne pavion e jo me ne urgjence.
Shume e drejte kjo qe thoni. Ore e dime te gjithe qe vajza e botes qe u aksidentua erdhi me barre qe nga Viena. Di gje njeri cfare u be me tej atehere? Sot jemi bo tgjithe moralista. Dhe kjo esht gje problem, se harrojm qe tmerremi me ate qe esht problemi i vertet i shoqeris, qe ka prodhu ata dy plehrat qe tallen me nje femer te pandergjegjshme
O Beqe, ke reshkit fare mor burre. Po ta kishte shkrujt Mero dje, edhe Cimbin ta kishte permend. Ti s’e ke mendjen me bo pun e me rrit sigurin nspitale mor shok, se e ke mendjen tek punet e tenderave qe ti rregullo Mond Cimbi. Qe boni sa boni lek ne kohen e Nanos ku dhe u denu, pastaj kaloi te Tomi Kola. Dhe tashi e ka marr Beqja si sekser Cimbin. Del mbron kot nje gje te pambrojtshme se ke hall mos te lu karrigia e te ikin tenderat bashk me Mond cimbin tend. qe pasi cimbisi se kshu thoshte mero, tani do filloj te gllaberoj fonde.
O Ilir, o sja ke haberin ktyre puneve ose je pagu ose informohu. Dyshja Tomi Kola Mond Cimbi kan qene me e afta ne qkr ku t gjith kemi mbaru pune, cuna per smbari…po ti na thuj kur dhe pse esht denu ky Mond Cimbi nkohe te Nanos…amon se na bere kurjoz?! Te fala nga cunat e tirones o katunar ziliqar
Ky beqja, gjatosh, bosh kerkon te fshihet si struci. pret e pret ca do dali ndonje e re dhe mundohet te krijoje justifikime si femijet ne kopesht. ende mendon i ziu se po genjen hamitin
OH te dhemb shpirt ne ate vend paskan mbaruar te gjithe Anormalen e quajtkan normale nga i madhi tek i vogli.Po si ore dy apo kater rrugace e kane sjelle vajzen te pire apo me keq te droguar dhe u lane ta shoqeronin ne dhome se ishin te njohurit e saj?????????? Po cpune kane te njohurit brenda ne urgjence e sollen meret i semuri brenda dhe mbyllet dera ata le te presin jashte qofte dhe familjare te jene//// Skandaloze