Astrit Patozi, ish-kryeredaktori i Rilindjes Demokratike për 8 vite me radhë, nuk ka qenë i pranishëm në festën e organizuar në hotel Tirana me rastin e 24 vjetorit të themelimit të gazetës së parë opozitare në vend.
Nuk dihet nëse Patozi ka marrë një ftesë për të qenë i pranishëm në këtë ceremoni, ku gjithashtu janë përjashtuar edhe disa nga kryeredaktorët e kësaj gazete ndër vite.
Në festë, në rreshtin e parë, shumë pranë ish-kryeministrit Sali Berisha kanë qëndruar Frrok Çupi, Fahri Balliu dhe Aleksander Frangaj.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar 5 janarin e 1991 si fillimin e lirisë se shtypit, në përvjetorin e daljes për herë të parë në treg të Rilindjes Demokratike, gazetës së Partisë Demokratike, Basha tha se shtypi i sotëm, i majtë dhe i djathtë të gjithë kanë lidhje me 5 janarin.
Kreu i PD-së tha se misioni i medias është të jetë përballë qeverisë dhe në anën e publikut. Ai u angazhua se do të mbështes politikat favorizuese për mediat.
“5 janari na fton të reflektojmë jo për rrugën që përshkuam, por për gjendjen e mediave sot, për statusin e gazetarëve dhe deformimin e raporteve të mediave. Zhvillimi i mediave është sfidë e së ardhmes, sepse pa shtyp të lirë nuk mund të ketë demokraci.
Sikurse në disa vende të tjera ish-komoniste, vendi ynë ka një ditë të vetën të përkujtimit dhe nderimit të lirisë së mediave, qe eshte 5 janari i 1991, ditën kur pa dritën e botimit “Rilindja Demokratike, gazeta e parë opozitare, antikomuniste”, tha Basha.
Sipas tij, pa lirinë e shtypi dhe shtyp të lirë, demokracia nuk mund të jetë funksionale, por thjesht një mashtrim i neveritshëm. Basha ftoi mediat që të jenë në anën e publikut dhe të kritikojnë qeverinë, por akuzoi disa media se po shmangin misionin e tyre për shkak të interesave dhe shkaktare për këtë është kriza ekonomike që ka përfshirë mediat.
“Ne do të mëbështesim mediat dhe do të krijojmë mundësi dhe politika përfituese për mediat në favor të transparencës. Kam besim te media e lirë dhe se media dhe opozita janë në një anije për të kritikuar qeverinë dhe per t’i shërbyer demokracisë dhe besoj thellë te ky bashkëpunim, besoj në misionin e mediave dhe integritetin e gazetarëve më të mire”, theksoi Basha. /gj.k/
Le te mos mungoje! Pse mungon? Po do te beje viktimen? Te shkoje aty e t’i ktheje shpinen Saliut &co
Pse nuk i futen nje proteste keta? Nje rruge e dy pune.
Harrova une, keta nuk kane bere asnje pune per 25 vjet, si do kalojne drejt e dy pune?
Zoti Basha per ty vetem gazeta RD eshte zeri I demokracise?
Harruat sa e luftuat ju demokratet e famshet tv Top Channel para ca kohesh ku donit ta mbyllnit
Basha ka te drejte per nje gje, qe shtypi i sotem ka lidhje me 5 janarin e 1991 dhe gazeten RD, pasi pjesa me e madhe e shtypit eshte kthyer ne organe propogande partiake duke devijuar totalisht nga roli kryesor qe kane, informimin e publikut ne menyre te pavarur.
Zoti Basha per ty vetem gazeta RD eshte zeri I demokracise?
Harruat sa e luftuat ju demokratet e famshet tv Top Channel para ca kohesh ku donit ta mbyllnit.
Bo, bo kush ka mbetur ne RD (lexo RDH) Balliu, Cupi dy ish-gazetare te ZP dhe te dy ish bashepunetore te Sigurimit te Shtetit. Medet PDH per “shtypin e lire” qe ke ndertuar. RDH dhe 55 perbejne anusin e PDH qe ndot dhe ben pis parreshtur jeten e shqiptarit te financuara fuqimisht nga parate e vjedhura te familjes kriminale Berisha.
Mos me ngaterroni me keto lloqe politike.Une i jam rikthyer vesit te vjeter grek,bile bile tani po vete per nje 69 me papu janqiullen.
Edi Rama po punon shumë mirë. Uroj të rrijë në pushtet edhe 40 vjet.