Arrestohen dy të rinj për videoskandalin në QSUT, dy të tjerë në kërkim

5 Janar 2015, 10:18Politika TEMA
Arrestohen dy të rinj për videoskandalin në QSUT, dy të

(E PERDITESUAR)- Policia ka arrestuar dy nga bashkëpunëtorët e videoskandalit të rregjistruar në QSUT.

Ata janë Albi Boçi dhe Partik Kaço, të dy 18 vjeç.

Më datë 05.01.2015 nga Seksioni Kundër Trafiqeve në Policinë e Tiranës, rreth orës 01:50, u bë ndalimi i shtetasve Albi Fatmir Bocaj, 18 vjeç, baues në Tiranë dhe Patrik Gjergji Kaço, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tyre u krye pasi në vijim të hetimeve mbi ngjarjen e videos së publikuar në  rrjetin social Youtube, ku shfaqen imazhet e tre djemve të cilët ngacmojnë seksualisht një vajzë 17 vjeçare dhe ka ndodhur në QSUT, ku dyshohet se janë bashkëpunëtor të  ngacmimit seksual. 

Dy ditë më parë, lidhur me këtë hetim  u arrestua edhe shtetasi Evarist Engjëll Pasha, 25 vjec, banues në Tiranë”, thuhet në një deklaratë të Policisë së Tiranës.

Sakaq, edhe dy të rinj janë në kërkim për skandalin seksual të ndodhur në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

Ata janë Andi B. Bushaj 19 vjeç dhe Dejvi F. Lamaj 18 vjeç.

Duket se këta të fundit janë  edhe autorët kryesorë të këtij videoskandali, ku bëjnë veprime seksuale me një 17-vjeçare në spital.

Sipas dëshmisë së vajzës, para se të përfundonte në Urgjencë, ajo ka qenë në një lokal bashkë me dy nga djemtë.

Më pas ajo thotë se nuk mband mend gjë, pasi ka qenë pa ndjenja.

Video, sipas prokurorisë, mendohet se është bërë në shkurt të 2014-s./b.l

 

 

30 komente në “Arrestohen dy të rinj për videoskandalin në QSUT, dy të tjerë në kërkim”

  1. Prefekti says:

    Po ndonje nga pergjegjesit ne spital nuk duhet arrestuar??? apo ska njeri pergjegjesi per ate qe ndodhi?!

  2. razo says:

    Hajde tani hani llokumen ne qeli se qenkeni mish i fresket… Ashtu pa ndjenja kane per tjua fut gishtin evgjiteria ne burgje..

  3. fgtz anticensurë rtzui says:

    “Video, sipas prokurorisë, mendohet se është bërë në shkurt të 2014-s./b.l”
    atëherë për pasojë,drejtoresha në mos ka gënjyer të paktën është nxituar për deklaratën e saj të një dite më parë::”Abuzimi seksual me pacienten/ Drejtoresha e QSUT: Ka ndodhur, por jo kur e drejtonim ne”!
    tashti shpresoj që të kërkojë falje për nxitimin/gënjeshtrën e saj!!
    më në fund kemi dhe një lajm për përcaktuar në kohë kur ka ndodhur ngjarja!!pas 10 artikujsh!
    ps:gazetarucët e meros mund të thonë “po dhe ne se dinim,tashti e dha prokuroria”,unë do tu thosha se një gjë të tillë duhet ta cilësonin në çdo artikull mungesën e kësaj të dhëne!

    1. real says:

      Shikojeni se e keni me ze dhe figure deklaraten e Drejtoreshes. Nuk ka thene as “kur drejtonim ne”, as “kur drejtonit ju”. Jane mediat qe e kane kthy si kane dashur. Kudo ne lajme, me video ajo thot qe “eshte e hershme”. Dhe nje gje qe eshte bere 10 muaj me pare e hershme quhet. Nuk thot as koha ime as koha jon

      1. fgtz anticensurë rtzui says:

        real
        nbuk kam parë këtë intervistë që pretendon ti,por po komentoj atë që kam lexuar tek tema!!nëse është i vërtetë një fakt i tillë është në interes të drejtoreshës që të bëjë një ankesë ndaj mediave!!ta quajë si gënjeshtër dhe shtrëmbërim një fakt të tillë!!

  4. Dario says:

    Cfare pergjegjesish do? Ndihma mjekesore i eshte dhene? Me ta ka shkuar ne spital? Spitali nuk eshte burg qe te kontrolloj dynjane. Nese do te arrestosh dike, arresto prinderit qe kane edukuar femije dhe nuk e dine qe u perfundojne urgjencave… Lat nam! Duhet te futeni ne burg dhe ju te mediave qe nxirni fytyren dhe emrin e goces.

    1. sonila says:

      ke shume te drejte dario,por aty duhet te ishte minimalisht nje infermiere qe te monitoronte gjendjen e pacienstes deri sa te vinte mjeku.Si mund te lihet nje paciente pa ndjenja ne ate gjendje?Nuk ka asnje matje tensioni minimalja,jo me matjen e saturimit te oksigjenit apo dhenie likidesh…Turp turp

  5. Albi says:

    Nese eshte e vertete qe drejtoresha e QSUT ka genjyer publikisht per daten e ngjarjes, ajo vete duhet te jape doreheqjen e mundesisht te thote nese ka patur njerez qe e kane detyruar te genjeje.

  6. net says:

    Audhu bilah min e shejtan e rraxhim.Allahu e udhezofte kete palo rini, ne us nuk te lejojne te futesh ne local jo me te pish alcohol ne ate moshe.Mosha qe lejojne eshte 21,apo jo more kerrica me kembore?! Pastaj tek femrat alkoholi ndikon tre here me shume sesa tek meshkujt, eshte provuar shkencerisht!Kurvicka I eshte ndezur vrimja per ate mikun po ne fillim duaj te pinte,ata pizanjoza qe e prekin jane pjelle e nej edukate qe s’e kane marre asnjehere. He more lepurusha qe mezi prisni te shkoni ne ue,ky popull eshte mesuar me diktakt, ne keto raste duhet t eaplikohet sheriati,vetem keshtu drejtohet ky milet. E kemi kuptuar gabim demokraciene ne, ne emere te kurverise te pisllekut, alkoholi eshte e ema e mekateve more pisanjoze.

    1. fgtz anticensurë rtzui says:

      ku jeton o neti në gjermani??
      mos je dhe ti pjestar i sharia polizei??

  7. Sony says:

    Opinioni publik u trondit nga kjo video. Shume nga komentuesit ashtu si dhe une ne shume website kerkonin arrestimin e atyre qe ishin te implikuar ne te.
    Tani qe shikoj se video eshte bere nga dy 18 vjeçar, qe mbase ne kohen e berjes videos mund te kene qene dhe minoren nuk jam aq i zemeruar. Nuk po i mbroj absolutisht, por mendoj se ne Shqiperi duhet te krijohen qendra edukimi per minorenet, sigurisht duke patur parasysh dhe krimet e kryera. Ne kete rast te fusesh ne burg dy persona per nje shaka sado e rende te kete qene shakaja nuk e di sa do i sherbeje per riedukimin e ketyre dy personave qe ne burg mund te perfundojne me kriminelet e vertete.

    1. Dea says:

      Keta dy te rinj nuk duken kaq te pafajshem dhe po mos te ishin ne QSUT dhe mund ta kishin perdhunuar ate vajze te gjore. Wshte e sigurte qe i kane dhene ndonje substance te ndaluar, pasi nuk shpjegohet ndryshe humbja e ndjenjave per nje 17 vjecare, qe gezon shendet te plote. Dhe, ju lutem media po e ngacmoni ju seksualisht ate vajze, te ciles i treguat, fytyren si dhe lejuat mesazhe qe i tregonin emer dhe mbiemer, turp te keni dhe ju ?

      1. Sony says:

        Dea, nuk po them absolutisht qe keta te rinj jane te pafajshem! Keta te dy duhet te denohen per ate qe kane bere, por ajo qe nuk me mbush mendjen eshte vendi ku do e kryejne denimin. Nganjehere denimi nuk eshte vetem ndeshkim (si ne rastin e krimeve te renda), por duhet te jete dhe riedukim. Cfare riedukimi do te kete per keta te dy, qe faktin mund ta kene bere kur kane qene minoren nese vendosen ne te njejetin vend me ata qe kane kryer vepra kriminale me te renda. Mbas kryerjes se denimit keta do jene ‘riedukuar’ apo do perbejne nje rrezik per shoqerine?

        1. Dea says:

          Sony, jam shume dakord, qe ata nuk duhet te shkojne ne burg, pasi i kam inspektuar dhe vetem qendra riedukimi nuk jane. Por, nje denim e meritojne. Duhen gjetur format dhe menyrat e duhura. Pune ne interes te publikut psh, ne ndermarrjet e pastrimit.

      2. franc says:

        Vajza qe ka perfunduar ne ate gjendje thjesht ka konsumuar sasi me te madhe alkoli nga cmund te perballonte trupi i saj, dhe ne qofte se ka konsumuar substanca te ndaluar jam e bindur qe e ka bere me vetdije te plote. Ajo cka me irriton shume eshte ekzagjerimi qe i bene mediat kesaj ngjarjeje duke perfshire dhe politiken. Ne 5 te mengjesit ne spitale ke te rinj plot qe shtohen per serume per te marre veten ps konsumimit te nje sasie shume te madhe alkoli, sic duket dhe ne bideo assj ndihma mjeksore i ishte dhene, cfare prisnit, qe ne mes te te gjithe atyre rasteve qe shtrohen ne spital per serum ne oret e vona te nates asaj vajze ti rrinin ne koke gjith personeli?! Djemte e kane cuar vete ne spital dhe smund te te shkoje ne mendje kurrsesi qe te kryenin aty veprime, te cilat per mendimin tim ishin nga efekti i alkolit. Shpresoj qe ngjarja te zbardhet plotesisht pa u shtremberuar nga gazetare te paafte te cilet publikojne histori pa i marre faktet te sakta.

        1. Dea says:

          Ndersa, mua vec te tjerave, me iritojne ato dy shishet e alkoolit ne tavoline dhe ajo paketa e cigares. Ku i kane gjetur leket keta 17-18 vjecare?? Sigurisht nga prinderit. Cfare edukate po i jepet brezit te ri?! Duhet te jemi i vetmi vend ne bote ku alkooli tragtohet si uji, mund te bleje dhe te pije kush te doje. E tmerrshme!

  8. Kritiku says:

    Lexova disa komentues qe dhane mendimet e tyre, si tek ky artikull ashtu edhe tek te tjeret, qe kishin kete teme dhe mund te them qe ata as qe e kane vene sa do pak ne pune trurin e tyre(nese ata kane nje te tille). Kerkojne fajin tek spitali ne vend qe te kerkojne denimin e merituar te atyre qe realizuan videon. Sa per njohuri, vajza eshte derguar ne spital e shoqeruar nga keta djem dhe si rrjedhoje ata jane lene ne shoqerimin e saj ne dhome. Ne kete rast nuk kemi ndonje shkelje te rregullave nga ana e spitalit, duke lejuar “te huaj” qe te shkojne ne dhomat ku ndodhen pacientet. Djemte qe shfrytezuan rastin qe ne ate moment nuk u ndodhej asnje nga mjeket apo infermieret aty ne dhome dhe duke i lene ata ne mirebesim te plote(sepse jane sjelle si te aferm te pacientit) jane pergjegjesit kryesore per aktin qe bene dhe jo spitali.
    Ne te gjithe boten ka njerez te tille qe bejne te tila gjera dhe askush nuk bertet qe “te rrezohet qeveria” sepse kemi maniake ne mes nesh, apo te dorehiqet ndonje zyrtar, sepse njerezit ne rruge nuk arrijne qe te kontrollojne deshirat e tyre. Rasti ne fjale eshte marre nga organet e duhura te zbatimit te ligjit dhe te gjithe ne duhet te presim perfundimin. Keshtu behen punet ne nje shtet me ligje dhe jo me biseda kafeneshe, sic jane mesuar deri tani disa qe te behen punet. Kush shkel ligjin e ka vendin e duhur dhe vend per debate te kota, nuk ka.

    1. @kritiku says:

      mire mor zoti kritiku spitali nuk paska faj dhe qenka sjelle sipas procedurave me keta dy te rinjte, po sekseri varreve cdonte ne te njejten dhome me te??? e dyta roja i spitalit pse e ka lene ate sekserin te livadhisi neper ambjentet e urgjences, kur ne te njejten kohe nuk lejon familjare te pacienteve??? e treta, ai mjeku rojes e konstatoi moshen e vajzes dhe te djemve qe e sollen??? se zotrote nje 18 vjecar me nje 25 apo 30 vjecar sikur ndryshon nga fizionomia. e njoftoi zoti mjeku i rojes policin e sherbimit??? se nqs je ne dijeni personat nen 18 vjec nuk jane te njejte para detyrimeve dhe pergjegjesive ligjore me ata mbi 18 vjec. e katerta a mund te lihet nje njeri pa ndjenja ne urgjence pa prezence mjekesore??? se ne atdheun tone te dashur te lene qe cke me te, po urgjenca presupozon monitorim te vazhdueshem dhe dhenia e ndihmes se pare, sa kohe qe vajza nuk i eshte nenshtruar nje konsulte nga mjeket perkates. e di mjeku qe ajo nuk mund te pesoje ndonje reaksion ndaj qetesuesve apo serumit??? e di mjeku se cfare ka konsumuar ajo??? apo meqe i thane shoket dhe ai i besoi. keshtu qe mos na dil ne mbrojtje te spitalit se fshati qe duket s’do kallauz.

      1. genci says:

        @kritiku
        Kritiku ke vende vende te drejte. Mgjth kete vajzen e Kane sjelle shoket e saj, pasi Kane qene bashke duke pire, ajo nuk eshte pandjenja nga perplasja por nga pija. Problem eshte shoqeria shqiptare e sidomos ky brez I ri I dhjere. Si mund ti besh shoqes nje gje te tille vetem ca lapanjose, kjo e shkreta mire qe nuk mbaka pije dhe paska qejfe te pije por as legenet qe rri nuk dika ti zgjedhe. Fu

  9. Amerikani says:

    ketu ne usa nuk lejohen nen moshen 21 as te pine cigare dhe as pije alkolike.ajo goca 17 vjet na qenka bere drase.po ata djemte vetem e paskan ferkuar,ta kishin qire ne vesh do me behej qefi.

    1. enter says:

      Duket qe ti ka bere amerika trute pershesh me propagande.

  10. altin says:

    Te gjiteh kemi qene te rinj e kur kujtojme idiotesirat qe kemi bere na vjen turp ndonjehere. Per me teper qe keta cuna mudn et kene qene te dehur dhe / ose nen efektin e droges.
    Ajo qe nuk kuptoj eshte se si tek urgjenca vertiten lloj lloj tipash, te dehura apo te padegur, qe nuk ka doktore, qe te semuret ne koma nuk jene ne vezhgim. Kjo ma heq trurin !

  11. Komentues says:

    Ore komentues, se ka dy dit qe tgjith ne vend te merren me ata dy palacot, rrin e meren ca tha drejtoresha, ca tha ministri. e meqe ra llafi drejtoresha ka then vetem esht e hershme. Nje gje qe eshte ber ne shkurt dhe tani jemi ne janar e hershme quhet s’quhet e vonshme. Te kronikat tha dhe qe e dim me mire se kritiket tane qe kushtet sjane me te mirat. Ministri tha te beje punen prokuroria. Kjo sigurisht nuk i shfajeson, por nuk e kane fajin keta per dy perverset qe kane shoqeru ate te gjoren

  12. mirel drejtesia says:

    Per fat te keq ne Shqiperi po lindin shume bastarde,me suguri do jene nga familejt bastarde,s’ska se si shpjegohet ndryshe.
    Ne Shqiperi rinia eshte leshuar nga zinxhiret rrine rreugeve naten duke pire.A kane familje keto vajza,ja perfundimi i keq.
    Keshtu eshte kur nuk jane ne rruge te e Zotit !…………

  13. Kritiku rigoroz says:

    O Kritiku dhe Komentues. Pse I beni fresk drejtoreshes idiote te qsut qe duhet shkarkuar vetem per deklaraten idiote qe beri duke thene se eshte e hershme ngjarja. Pse nuk pranojne faktet dhe te japin dorheqjen per paaftesine per te menaxhuar gjerat qe kane marre persiper te bejne.

    1. Kritiku says:

      Perdor nje here trurin e vogel, pastaj komento.

  14. ere ndryshimi says:

    Shumica e komentueseve flasin si e ema Zeqos ne maje te thanes. Ministri, drejtoresha, apo drejtues te tjere te shendetesise mund te kritikohen per kete ngjarje skandaloze por ne asnje menyre nuk mund te quhen fajtore. Mjeket, infermieret dhe personeli shendetsor nuk kane per detyre te bejne rojen e te semureve, te shohin apo te vertetojne kush i shoqeron apo kush i rri tek koka. Vetem te semuret qe jane ne koma apo reanimacion izolohen dhe u rri tek koka personel mjeksor. Kam patur rastin te jem disa here ne urgjencat e spitaleve te botes perendimore. Personeli mjeksor qe eshte ne stres te vazhdueshem nuk ka kohe as 5 minuta te diagnostikoje dhe te mjekoje jo me te merret kush hyn e kush del.Ne nje nga keto raste kam qene vetem fare, ne nje dite kur urgjenca kishte tejkaluar kapacitetin e saj dhe me lane ne krevat ne korridor me shume paciente te tjere. Sigurisht, gjithkush qe hynte e dilte mund te abuzonte me mua, isha gjysem pa ndjenja. Por eshte edukata, etika apo sjellja morale qe i ben njerzit te mendojne dhe te reflektojne. Faji ne kete ngjarje i bie vetem prinderve te vajzes dhe djemve per edukaten qe i kane dhene femijeve te tyre dhe shoqerise shqiptare qe sa vjen e po degradohet. Nje vajze minorene qe del me dy djem qofshin edhe shoket e saj naten neper lokale dhe me pas prindi nuk eshte ne dijeni qe ajo eshte ne spital, dy djem qe hiqen si shoke dhe abuzojne me shoqen e tyre, te dehur apo te padehur, te droguar apo jo, me le te mendoj qe rinia shqiptare eshte per tia qare hallin

  15. Gora says:

    Sa shpet qe harrojme:te dorhiqet drejtoresha apo ministrja apo ku e di une!! spitali nuk eshte repart ushtarak apo rajon policie.pastaj disa komentus qe e futin politikisht; Harruan qe nje ish ministri i saliut I thoshte gazetares hiqi ngerthecat,hiqi….dhe ne fund doli I pafajshem se ishte ministri saliut. Keta Cuna qe kane dhe nen moshe 18 e jan Te papjekur ne veprime qe kane bere do ta hane nuk shpetojn dot varet se sa do ju hyje. Keshtu qe ska te beje me parti apo me rilindas e ku di une

  16. xhimi says:

    Po keta jane nga topelena te gjith mo pedera gazetare,apo sdo sailig tahiri qe te shkruhet qe jane topelensa sei ulet imazhi

  17. Podi says:

    Nga cunat vetem njeri eshte nga Tepelena me origjine. Te tjeret jane nga Korca,Vlora,Fieri me origjine. Jane cuna te mire po te llastuar nga prinder me leke. Nje gabim adoleshence i bere ne vendin e gabuar qe mori dhe ngjyrime politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje