Sondazhi/ Vetëm 39% e shqiptarëve kanë opinion pozitiv për çfarë po bën qeveria në sektorin e energjisë

5 Janar 2015, 09:18Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Nga një sondazh që zhvillova pas vendimit të ERE-s për ndryshimet në çmimet e energjisë elektrike, rezulton se vetëm 39% e 1200 të anketuarve urbanë e ruralë me të drejtë vote kanë opinion pozitiv për çfarë po bën qeveria në sektorin e energjisë elektrike. (Në qershor 2013, 46% e të gjithë banorëve me të drejtë vote votuan për koalicionin fitues.)

Nga ana tjetër, plot 49% e të anketuarve kanë opinion negativ për çfarë po bën qeveria në sektorin e energjisë elektrike, ndërsa 12% nuk dhanë ndonjë opinion. (Në qershor 2013, 31% e të gjithë banorëve me të drejtë vote votuan për koalicionin humbës, 21% nuk votuan fare, dhe 2% votuan për parti/kandidatë të pavarur.)

Bazuar në përgjigjiet e pyetjeve se për cilën parti kanë votuar të anketuarit dhe për cilën parti janë gati të votojnë sot, si dhe në të dhënat zyrtare mbi numrin e banorëve të Shqipërisë sipas grupmoshave, rezulton se PS-në janë gati ta votojnë sot rreth 75 mijë votues MË PAK se sa në qershor 2013 (nga 710 mijë para një viti e gjysëm, rreth 635 mijë sot).

Nga ana tjetër, PD-në janë gati ta votojnë rreth 55 mijë votues MË SHUMË se sa në qershor 2013 (nga 530 mijë para një viti e gjysëm, rreth 585 mijë sot)

LSI-ja ka sot rreth 10 mijë vota MË SHUMË se sa në qershor 2013 (nga 180 mijë para një viti e gjysëm, rreth 190 mijë sot), ndërsa për partitë e tjera të vogla, janë gati të votojnë rreth 220 mijë votues MË PAK se sa në qershor 2013 (nga 300 mijë para një viti e gjysëm, rreth 80 mijë sot).

Në total, sot janë gati të votojnë për një nga partitë aktuale rreth 1.49 milionë banorë me të drejtë vote, nga 1.72 milion që votuan në qershor 2013. Aktualisht, nga rreth 3.37 milionë shtetas shqiptarë me të drejtë vote gjithsej, jetojnë në Shqipëri vetëm 2.17 milionë.

Shënim:

Gjysma e të anketuarve u kontaktua nëpërmjet telefonit fiks, me shpërndarje përpjestimore sipas numrave të Albtelekomit për çdo qytet. Gjysma tjetër u kontaktua me celular, për të marrë opinionet e banorëve që nuk janë të lidhur me Albtelekomin. Kampioni u balancua gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht, për të përfaqësuar sa më saktë popullsinë urbane e rurale me të drejtë vote. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor është plus/minus 3.1%.

28 komente në “Sondazhi/ Vetëm 39% e shqiptarëve kanë opinion pozitiv për çfarë po bën qeveria në sektorin e energjisë”

  1. edison says:

    Rama duhet te reflektoje mbi emerimet qe ka bere. Njerezit mund ti pertypin reformat, por kur shohin njerez ordinere te paafte e mbi te gjitha te perfolur per keq neper qytetet respektive, kete nuk e pertypin dot. Rama ka gabuar pjesen mete madhe te emerimeve qe nga drejtori ne qytet deri te ministri, zvministri apo prefekti. Kjo neperkembje nuk durohet. Nese nuk e kupton kete, Rama do haje nje shpulle te paimagjinueshme ne zgjedhjet lokale. Dhe gjasat jane qe doe haje duke pare shijen me te cilat ka bere emerimet deri tani , gje qe te le te kuptosh edhe se cfare kandidatesh do vendose ne lokale. E ke marre pak lehte zoti Rama.

    1. Anjeza says:

      Ne fakt ku jane njerezit e vertete te rilindjes nese rilindje duhet te kete ?1 Ku jane karizmatiket, energjiket, te aftit, populloret, te adhuruarit e rinise ashtu sic ishe dikur ti zoti Rama ? Me c’kritere po i zgjedh njerezit ?! Si ka mundesi qe PS nuk paska njerez te tille ?! Ke nevoje per figura novative e popullore qe te ngrejne njerezit me optimizem e te bejne pune. Deri tani e ke humbur davane.

      1. Gert Socialisti, njesia 4 Tirane says:

        Nese sot behet nje votim per kryetar te partise socialiste nga anetaresia, Rama eshte e sigurt qe nuk fiton, madje humb thelle. Une jam vete pjese e kesaj force dhe nuk do ta votoj me KURRE kete palo kryetar. Qasja e tij ndaj njerezve qe e sollen ne pushtet ka qene e turpshme, arrogante dhe sarkastike. Nje bukshkalesi olimpike. Ky qelbesire ka perfshire ne administrate lloj lloj kurvash dhe homoseksualesh me prejardhje nga G99 si dhe te gjithe ish bythlepiresit e tij te bashkise ku asnjeri ska lidhje me partine e as me profesionalizmin, nderkohe qe socialistet e vertete, ata qe Saliu i perzuri me shkelma nga administrata jane lene pa pune, ne rruge, ne piken e hallit. Po behen gati 10 vjet qe jane ne opozite, dje me Sali bythqirin sot me Edi shkerdhaten…

        Edhe sondzhi i mesiperm qe eshte bere, mendoj se e ka mbajtur me shume hater Ramen pasi e verteta eshte qe askush nuk i shkon me nga pas, jo vetem per te votuar per te, por as per ti mbrojtur voten neper komisione.

        Partia socialiste pas humbjes se zgjedhjeve te vitit 2015 (qe eshte pak por e sigurt) duhet te beje nje superanalize dhe te shkarkoje menjehere kete debil te gjate si kryetar dhe kryeminister nese nuk deshiron te perfundoje si PASOKU ne Greqi. Ka ardhur koha qe e majta te kete nje lider social e popullor dhe jo nje fasadaxhi mendjemadh pertej te majtes dhe te djathtes, pertej realitetit.

        1. genti says:

          Fiks fare Gert,Socialistet spo I prefill njeri,vec ata larot e bashkis Edit

        2. adi says:

          Edi nuk e mori pushtetin per t’i gjetur pune dy palo simpatizante te PS qe nuk jane te zot te bejne asgje pervec se te hane qyl ne kurriz te atyre qe paguajne taksta, por erdhi t’i jape zgjidhje problemeve te majisura te Shqiperis

          1. genti says:

            E para ate .palon, maje per vete,e dyta Edi nuk e ,mori.pushtetin,ja dham edhe NE te dy,e ska lidhje ky komenti yt per taksat trongull

    2. ganiu says:

      edi duhet te kuptoje se voten e mori per te futur ne burg (pasi urgentisht te kishte bere reformen ne drejtesi dhe jo me nacon e lsi se ka konflikt interesi se kryetari i tij ka vjedhur 700 mije euro me nje dore dhe doli pa lagur megjithese te gjithe e pane dallaverexhiun) sali kriminelin qe shkaterroi vendin dhe vrau njerez te pafajshem dhe jo te beje e lagu se lagu. kur do vete thote se s’kam gje ne dore si ne rastin e fullhajnit edhe ky mik i gruas dhe kur do ne ndonje rast tjeter te con edhe ne burg. dil o edi shiko se si jane bere prishjet e ndertimeve pa leje ca te nenes dhe ca te njerkes, dil shiko se ne cilen gjendje i ke spitalet publike dhe mjaft u mashtrove nga gagaci beqja me gjithe ate koketen drejtoreshe te qsut, shiko fukarrallikun qe ka mbuluar gjithe andej, shiko se kush po drejton institucionet kryesore ne vend njerez me precendente korrupsioni madje edhe penale, shiko sesi menzxhohet mjekesia dhe institucionet esaj te varesise sic eshte qendra e regjistrimit te barnave nga njerez me suport politik nga ps por me nje te kaluar te tmershme korruptive, shiko sesi menaxhohet ushtria, sektori i energjitikes, per te mos folur per sektoret e tjere sic jane financat ku idiotizmi i perzier me militantet e sali kriminelit qe vazhdojne te hajne buken e kaurrit por te bejne davane e salit ka mbytur administraten …edi po humb teren cdo dite e me teper, pushteti te konsumon po nuk veprove urgjent dhe mos harro lirken se ai eshte mafioz dhe po ta fut cdo dite nga mbrapa kraheve…tung

  2. qytetar says:

    Kurr se kam marr vesh statistiken Shqiptare qe thone se jane
    3.37 miljon shqiptar me te drejt vote.
    Ne kemi 84000 familje me kater persona baraz me 3.36 miljon Shqiptar gjithsej. Nga keto voton vetem gjysma, pra te rriturit 1.68 miljon.
    A ka mundesi kush te ma shpjegoj kush,
    si dalin 3.37 miljon votues ne kete vend.

    1. statistike e thjeshte says:

      1.2 milione shqiptare me te drejte vote jetojne jashte shqiperise dhe 2.17, sipas zaloshnjes, jetojne ne shqiperi. megjithe kalamajte, ne shqiperi jetojne rreth 3 million me duket.

  3. genti says:

    Ky zalosnja i nxjerr rezultatet si Merua,ca i qu e ca si qu

  4. brekgrisuri says:

    Se sa te zhgenjyer ka me Edin do ta shohim ne zgjedhje,por Edi nuk e ca t….se nuk do rri gjat kryeminister si Saluku,e tha vet,prandaj se vret per Socialistet,por per krushqin me Dibranet e grus

  5. durrsi says:

    Kjo reforme mund te kete te meta por eshte e domosdoshme sidomos ate qe cdo kw energji e konsumuar duhet paguar. Ashtu si me pare kur 50% vidhej ishim ne rruge qorre. Besoj qe si pasoje e pagimit do te ulen nevojat dhe konsumi i korentit dhe arketimet do te jene me te pakta por edhe shpenzimet e prodhimit do te ulen. Rritja e cmimit eshte pike tjeter e rendesishme e reformes por duhet te ndodhte pasi te gjithe ta pagonin. Sot mqs familjet dhe bizneset e vidhnin energjine blinin paisje elektrike me konsum te larte energjie. Pra dora dores duhet te futen paisje me kursim energjitik. Sigurisht ata qe me pare e vidhnin ose qe kishin “xane” siperfaqet publike sot jane kunder ketyre reformave.Por me mire me nje reforme me te meta se sa te lihej si me pare.
    Problem tjeter sipas meje eshte fakti i rialokimit(shpenzimit) te te ardhurave ne rritje nga energjia ,doganat etj. Duhet qe te mos investonin ne sheshe por ne mirmbajtjen e realizimin e tregjeve, ndertimin e rrugeve qe lidhin qendrat e prodhimit bujqesor, perpunues etj me qendrat e konsumit. Ne Durres psh tregu i fruta perimeve NISH Tulla eshte ne gjendje te mjeruar. Nuk ekziston ne Durres nje treg peshku i vertete etj.etj.
    Do te thoja qe edhe ju gazetaret te publikoni here pas here artikuj konkrete per problemet ekonomike te cilet do te ndikonin ne formimin e lexuesve dhe te administratoreve publike e politikaneve.

  6. Rroku i Druve says:

    Edisoni (ndoshta i …dhjeti pas te parit) ka te drejte.
    Me pak fjale ai ka shqetesimin e drejte te kompromentimit te reformave nga njerezit e emeruar (me konkurs te…Monika).
    Dimri i ashper e i pazakonte, problemet e trasheguara ne rrjet, sanksionet kundrejt hajduterise energjetike etj, kane krijuar nje situate te pazakonshme ne kete sektor. Po, si thone ne Lezhe, a mund t’i perballoje njefare Nikulaj?
    Pershtypja ime eshte se eshte shkeputur lidhja midis hallkave: Ministri dhe Degeve te OSHEE-se dhe gjithcka mbeshtetet ne raportimet. S’ka si shpjegohet ndryshe qe nje zone e tere si Zadrima te mbetet pa energji (apo se zadrimoret jane te urte e s’bejne ze?!).
    Ceshtja eshte qe zoti Rama (Edi) ta mbajne fort timonin e reformes ne kete sektor jetik e te mos lejoje qe nga fillimi me top (e me te drejten e Zotit se kush tjeter s’po i dilte per zot, vec vajtojcave) te perfundoje, me nder, me f…ë!

  7. tani says:

    Ku ka reflektim ne Ps ,keta i marin njerezit si tufa delesh por do ta shohin ne zgjelljet e ardhshme,pse mo me injoranta si Valenti dhe tani keco te dy kaptera do te fitoje ky,do ta shohim shume shpejt

  8. timeta says:

    Eshte normale, perderisa ky sistem ndeshkon vetem te varfrit dhe ata pa perkrahje frika e tyre behet e pakontrolluar sepse ndjehen te pa mbrojtur dhe ne meshire te fatit. Nese nuk ndeshkohen te korruptuarit si majtas e djathtas 1000000 shpullat e berishes do ti shkojne dhe rames ne Qershor 2015. Te korruptuarit e majte qe drejtojne bashkite me te medha ne vend sot kane filluar nga fushata dhe e kane te humbur pushtetin, askush nuk voton me berishet e vegjel te se majtes te cilet vec keqqeverisjes kane nje arrogance te papare. E djathta nuk eshte e rrezikuar tashme per zgjedhjet lokale, mjafton qe e majta te rikandidoje kryetaret aktuale dhe e djathta e fiton. Ky eshte fundi i rilindjes qe e votuam dhe shpresuam se do ta ndryshonte situaten. Ky vend prodhon krim ne seri.

  9. utreht says:

    Dmth 61 perqind i bie qe nuk duan te paguajne,duan te vjedhin,duan rrumpalle….Sidoqofte duhet mare me rezerve edhe Zaloshnja ujrat e te cilit qe ne burim jane te turbullta…

    1. timeta says:

      @utreht jo 61% jane te pambrojtur dhe te dhunuar,sa kohe nuk ndeshkohen ata te medhenjte qe kane zhvatur e torturuar kete komb. Te varfrit kapen nga policia dhe zhvaten nga drejtesia me gjoba te majme nga 3000 deri ne 10.000 euro per ti liruar. A ka ndonje biznesmen qe eshte arrestuar per vjedhjen e energjise dhe te jete ne burg? Jo asnje. Ka vetem te varfer dhe te pa mbrojtur. E une qe shkruaj jam nga ata qe kam paguar nje jete jo vetem energji por cdo detyrim ndaj ketij shteti. Do me vinte shume mire qe te ligji ti trajtoje te gjithe barabarte dhe jo sipas preferencave apo mundesive. Para ligjit ska as te pasur e as te varfer. Energjia duhet paguar por jo te perdoren te varfrit mish per top.

  10. Mondi says:

    I bje qe 61% e Shqiptareve nuk duan ta paguajne energjine elektrike. Popull Kot

  11. Shqiperia, eshte 'feja' ime! says:

    Pavaresisht se,kush drejton,kush eshte ne qeveri,si behen emerimet,etj,etj,-ky test tregon se sa e ulet eshte pergjegjesia qytetare dhe sa e “duan” ligjin shqiptaret!Keshtu qe i bie qe 1/3-ta e popullit perpiqet te rroje ne menyre te ndershme.Dhe 2/3-ta presin cekun e bardhe te ‘dhjerokracise’! Thuaj pastaj qe nuk e kishim hak,diktaturen!?

  12. fshatari says:

    Zaloshnja tall bythen.Nuk harxhon Zaloshnja kohe dhe lek per telefonatat por i ben sondazhet sipas mendimit te tij logjik te themi?..ne varesi te situates

  13. dritat says:

    Kur isha I vogel kisho shume frike erresiren, tani qe shikoj faturen kam frike dritat

  14. Kendeveshtrim tjeter says:

    Akoma me Eduard Zaloshnjen ju po ai sa here bene sondazhe vetem LSI dhe Ilir Meten nxjerr gjithmone me nga 10 000 vota plus.

  15. imas says:

    39% qenkan shume. Te tjeret jane me probleme, prandaj nuk jane dakort me reformen e qeverise ne energji. Ne te gjitha pikat ku jepej sherbimi ndaj klientit duhet te zihet radhe ne oren 04.00 te mengjesit. Si njehere e jje kohe me radhen e aumeshtit.

  16. NJE MILION QELBESIRA says:

    PASI KETO REZULLTATE I KA NXJERR ZOLOSHNJA KJO DO TE THOTE SE JO 39% KA MENDIM POZITIV POR ME SAKTE AS 20%-SEPSE ZOLOSHNJA DHE MERUA SHKRIHEN PER PS

  17. Socialisti bythpambuk says:

    1000% te drejte Gert socialisti , Ram mashtruesi duhet shkarkuar nje ore e me pare , ndryshe PS shkaterohet .

  18. Gabeli nga Vorri Bomit says:

    Jemi Komb Idjotesh, nuk kuptojme si behet shteti, por mendojme sot per neser, eshte shume e lehte te shkaterrosh nje vend por shume e veshtire per ta bere ate, kete Shqiptari nuk e kupton, do duhen vite dhe ndoshta dekada te tera te behet ky vend, HANI MUTE VOTONI PER PD, dhe vendi do kthehet prape ne kohen e Bronzit!!!!!!!!!!

  19. Ira says:

    E vetmja zgjidhje eshte qe Rama te hyje ne zgjedhje te parakoheshme, pa LSI-ne. Ne te kundert PS do te kete renie te madhe ne elektorat. Sa me shpejt te behen keto zgjedhje aq me mire. Ne zgjedhjet lokale PS te mos beje koalicion me LSI-ne, pra PS te mos kete kandidate te perbashket per kryetar bashkish. Njekohesisht te ndryshoje ligji per zgjedhjen e kryetareve, te mos jete me nje raund, pra qe del fitues ai qe merr me shume vota, por nese ne raundin e pare nuk ka fitues me 50% e 1 vote, te behet balotazhi.balotazhi tani eshte me i lehte per tu realizuar sepse kemi vetem 61 njesi vendore.

  20. Arif Aliu says:

    Rama e din vete se cfare do te bje ,por nje gje te dije qe nuk votuam per kete drejtim te vendit,fukarajet idhane votat ata do e heqin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje