Ambasadori Alexandër Arvizu për më shumë se 30 minuta ka vizituar selinë e Presidencës. Ky ka qënë takimi lamtumirës së kryediplomatit amerikan me Presidentin e Republikës Bujar Nishani pasi në ditët në vijim pritet të nis detyrës pasardhësi i tij, Donald Lu.
Arvizu do të mbahet mend si ambasadori me mandatin më të gjatë të ndonjë ambasadori amerikan në vendin tonë, pasi miratimi i kandidaturës së Donald Lu u vonua nga Senati për më shumë se një vit.
Diplomati i karrierës Alexandër Arvizu e mbylli misionin e tij diplomatik me një lajm të mirë për shqiptarët fundivitin e shkuar, kur nga studio e ‘Top Story’ e Sokol Ballës njoftoi se vizat tashmë do të jepeshin me një afat qëndrimi trevjeçar, si për ata që shkojnë me studime, ashtu dhe për punë apo motive të tjera.
Misioni Alexandër Arvizu do të niste në Tiranë pak ditë pas 21 janarit. Mjaftoi një deklaratë, ne ato momente të nxehta kur tha se “Berisha, beri një sjellje prej burri shteti”, që do ta vendoste diplomatin e sapoardhur në Tiranë në qendër të vëmendjes mediatike dhe politikë në vend.
Qëndrimet e mëvonshme të ambasadorit Arvizu do ta vendosnin atë në një kurs të hapur përplasje deri në ditën e fundit me Berishën si Kryeministër. Madje qeveria e djathte u mundua ta eklipsoi rolin e ambasadorit Arvizu në maksimum permes lobimit te ‘Podesta Grup’, duke krijuar idene në ëashington per një linjë tjetër diplomatike nga ajo e ambasadorit në Tiranë.
Karrierën diplomatike të ambasadorit Arvizu në Shqipëri do ta shoqëronte një përplasje me të përditshmen ‘Shekulli’ pas një editoriali të Ilir Yzerit. Ngerç, qe megjithate u kalua ne disa muaj, pavaresisht batutave ne distance dhe titujve folklorike.
Në kulmin e nje tjeter ngërçi, edhe me te madh, atij të zgjedhjeve lokale të majit 2011 Arvizu me tepër sportivitet do të përveshte mëngët në një qendër numërimi duke marrë rolin e arbitrit të atij sherri të radhës në politikën shqiptare.Fitorja e Bashës në tavolinë si kryebashkiak i Tiranës do të pasohej nga një deklaratë e Arvizut ku do ta quante Bashën një “yll në rritje” të politikës shqiptare.
Por në kulmin e protestës kundra armëve kimike do të shënohej një përplasje e fortë mes ambasadorit Arvizu dhe Bashës të cilit gjatë një bisede telefonike do t’i pohonte se “SHBA nuk dëshirojnë të preket vija e kuqe”.
Në kulmin e debateve politike në vend për figurën e Enver Hoxhës në 28 Nëntor 2014, Arvizu nëpërmjet dy mesazheve në Tëitter do ta quante ish diktarin “një mostër”. Kjo nuk do ta shuante zemerimin tek të djathtët për ambasadorit Arvizu, i cili largohet me të njëjtin fat si shumica e paraardhësve të tij ambasadorë, të cilët kanë marrë me vete inatin e lidershpit te djathtë per tre vitet nga kater vitet e mandatit te tij. Pa harruar edhe hatërmbetjet e të majtëve ndaj ambasadorit Arvizu, nga ajo deklaratë e atij mes janari që e shoqëroi gjatë të gjithë qëndrimit në Tiranë.
I ardhur ne Tirane në majë të gishtave, me idenë për një mision me të qetë e te ekuilibruar, pas nje mandati te forte te nje ambasadori si John Withers, Arvizu largohet duke lene nje shenje me te forte se paraardhesi ne ambientin politik shqiptar./TCH
Nje analist para ca kohesh e pat cilesuar Berishin si ambasdoro-fagos dhe argumentonte sakte te gjithe veprimet e tyre dhe gjithmone perbindeshi berishe ka dale fitimtar.
Dhe Arvizuja si dhe shume te tjere para tij me shume kane qene nenpunes qe lexonte fermanet qe I vinin nga grupet e interesit dhe strateget e departamente te Dash-it
Me 21 janarin dhe gerdecin si dhe duke tolerur banden 2B, dipllomatet amerikane e kane “dhi punen” me aleatin e tyre me te sinqerte.
Ky nenpunes I rruges elbasanit u prit si gjeneral kur erdhi dhe po iken si ushtar xhenjo duke na lene nga mbrapa nje berishe me te forte se kurre por jo per faj te tij.
Nqs do kishte pak ndnjenja humane duhet te kerkonte te falur per 21 janarin qe me veprimet e mos veprimet e tij ishte fajtori kryesor si njeriu me power-full ne Shqiperi.
Thanks for nothing mr arvizu
Withers ishte Ambasador servil dhe frikacak. Gerdeci ishte prova e burrerise Withers, por ai doli pule e lagur para Berishes.
Arvizu ishte Ambasadori qe nuk lejoi Berishen te genjente dhe e demaskoi ne cdo hap. Po te mos ishte Arvizu ne zgjedhjet e 23 Qershorit, do ishte bere hataja me te vjedhur perseri votat nga bandat e Berishes.
Ambasador Arvizu eshte mik i madh i Shqiperise.
Sa me shume te riten dhe konsolidohen politikanet shqiptare aq me pak rendesi do kene ambasadoret.
Vizat 3 vjecare jane thjesht nje luge e zbrazur. Nese vizat nuk leshohen atehere s’ka rendesi nese jane 1 muaj apo 3 vjet. Madje kjo me tregon qe vizat do shtrengohen edhe me shume. Ambasada amerikane ne TR nuk leshon viza per te moshuarit qe sponsorizohen nga femijet e tyre ne USA qe jane edhe qytetatre amerikane me sebepin absurd se keta te moshuar nuk garantojne kthimin ne atdhe. Si pasoje ata detyrojne femijet te aplikojne per green card per prinderit e tyre, nje process is cili eshte teper i gjate dhe i nderlikuar. Nderkohe kjo situate nuk ndodh per vende si Pakistani apo India ku te moshuarit marrin viza sa here tu doje qejfi.
Aleate o posi. Ptu.
hej gazetaruc shkruaj Emertimet sic duhet dhe leximin ja bene njerzit sic dine vete se tregoni qe jeni Analfabet .Shkuhet ” WASHINGTON ” DHE JO “eashington “( jane dy fjale WASHING +TON = LARJA + ZERI = ose ZHURMA E LARJES ) ! TUNG
VER PRESJET TEK PERIUDHAT DHE JO PA NDERPRERJE SI PAPAGALL , GAZETAR !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!