Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar përmes një komenti në Facebook në lidhje me video-skandalin e QSUT ku tre të rinj shfaqen duke ngacmuar seksualisht një 17 vjeçare, ndërsa apelon për reformim të thellë të sistemit të sigurisë.
Braçe vlerëson punën e bërë nga Policia e Shtetit, e cila arrestoi 3 të rinjtë e dyshuar, ndërsa apelon për ndryshimin e masave të sigurisë në spitale.
“Tre arrestime shembullore, por,duhet ndryshim i thellë!! Policia e Shtetit meriton të lëvdohet për punën në rastin e pisave të videos së urgjencës, përgjegjësve për sigurinë në kantierin e unazës së madhe, të kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugës Pogradec-Qafë Thanë. Por duhet më shumë!!
Së pari, duhet ndryshim në masat e sigurisë në spitale!! Kam qenë vetë i shtruar në spitalet publike në një kohë tjetër dhe nga pasditja deri në mengjes, aty hynte e dilte kushdo, jo në korridore por deri në dhoma, në cdo orë dhe pa i penguar kërkush!!
Të shtunë e të dielë pastaj ishte tërësisht han!!
Kompanitë e sigurisë së kontraktuara (ky është rregjimi që na kanë lënë nën kontrata, ruajtje nga privatet), ose të bëjnë detyrën në zbatim të një rregjimi tërësisht kufizues, ose të shporren për të gjetur njeë mundësi tjetër për sigurinë në spitale.
Së dyti, duhet ndryshim në masat e sigurisë për punimet në rrugë!! Rruget kur në to kryhen punime janë tërësisht të pambrojtura, po fare fare; ditën kur ato jane kantiere pune edhe mund të shpëtosh, por natën kur kantieret braktisen e lihen në mëshirë të errësirës, të shpëtosh është rastësi!!
Së treti, duhet ndryshim rrënjësor në menaxhimin e fondeve të mirëmbajtjes së rrugëve!! Janë para që vidhen lehtësisht, shpesh as që e merr vesh kush dhe mjafton të bjeri borë e ajo të ngrijë më pas për të kuptuar se paratë e mirëmbajtjes janë vjedhur!!
Po atje ku nuk bie borë?
Ja po u jap shembullin tim; Rruga nga rotonda e Cermës në Divjake ështeë nën një rregjim të tillë mirmbajtjeje.
E ftoj policine e shtetit të verifikoje në rruge konkretisht zbatimin e kësaj kontrate nga dita e parë e saj deri më sot, të ballafaqojë situacionet e faturat me gjendjen në rrugë!!”, shkruan Braçe në Facebook. /gj.k/
LARGOJENI KETE MASKARA S’MUND TA SHOHIM DOT ME. 24 VJET NE POLITIKE LLAP LLAP. SPIUN I RENDOMTE I SHISH.
TE MOS DALE ASNJE OLITIKAN NE EKRANE E TV!!!
TE MOS I SHOHIM FARE ME SY CFARE MBLEDHJESH BEJNE, SI ZIHEN E PAJTOHEN. TE NGREJE ZERIN SHTYPI VETEM SHTYPI I LIRE PUSHTETI ME FISNIK!!!
NE KA SHOQERI CIVILE TE VERTETE TE DALI POR JO FYTYRAT E VJETRA. MJAFT ME!!!
MOS NA TREGOJE KUSH SHIFRAT E RRITJEVE. RRITJEN E NDJEJME NE XHEPA DHE NE SJELLJEN E SHERBETOREVE TE POPULLIT QE NUK JU MJAFTOJNE TAKSAT TONA POR DUAN PLUS.
SHKONI KERKONI SHERBIM O POPULL FRIKACAK E MOS U PERKULNI NE DYSH PERPARA MASKAREJVE POR PISUNI ME KAMERA TE FSHEHTA…MOS BINI NE KURTHE SE JU ARRESTOJNE. FORCOHUNI E ECNI PERPARA!
MOS URRENI NJERI TJETRIN KJO NUK JU NDIHMON!!!
PERPARA ME KAMERA NE TRUP. NXIRJANI BOJEN TE GJITHEVE!!!
FORCA ESHTE E JONA! NE I MBAJME MASKAREJTE MBI KOKAT TONA. RREZOINI PREJ ATY E TREGOJUNI VENDIN!!!
uli “caps lock” se nuk te ben me shume besues.
Sipas teje, kush jane me maskaremjte, keta qe jane tani apo ata qe thyen qafen ?
Erion shiko se ne Ministrine e Nastos jane njerezit e PD-se qe merren me rruget.
Veifiko Edmond Kazazin dhe pastaj flasim serish bashke.
Z Brace Reformoni institucionet se i keni plot me Salista Mos tju vij e papritur kur te humbni ne zgjedhje se do jet von Jan turr ministrat mas lekve e spo pyesin me per ata qe i votuan,por perkundrazi,atyre po ju bin kokes. Edi eshte Megaloman nuk ka lidhje me Socialistet,po ja ben gropen PSse Ka vu ministra njerez qe nuk i kishim degjuar kurr me pare Me Beqen,Nikollen,Ate te Kultures se as emrin sja mbaj ment,Tahirin PSja po shkon per LESH
Oui, monsieur Braqe, oui!
Poooor… reformim urgjent dhe akoma me te thelle se sa perforcimi i tepruar i masave te sigurise neper spitale, duhet te kete ai qe ne po ja u permendim gati cdo dite, dhe ju as qe e kini vene aspak ujin ne zjarr. Para se gjithash duhet reformuar sistemi i drejtesise, dhe pas tij vjen ky i mjeksise, ai i arsimit, e te tjeret me radhe.
Se maskaralleqe te ketij lloji nuk e kane burimin tek frika e pranise apo jo te forcave te ruajtjes se rendit neper objekte, por tek siguria e mosfunksionimit normal te nje sistemi drejtesise.
Eshte sistemi i kalbur i drejtesise, pa ndodhin perdhunime neper spitale ne mungese te personelit.
Eshte sistemi i korruptuar , ai qe i ben keqberesit mos t’a vrasin shume mendjen per pasojat e ndonje ndeshkimi te mundshem.
Eshte mosfunksionimi i sistemit te drejtesise, dhe kete ju e dini me mire se kushdo, pa eshte rritur ne kuota te frikshme sidomos numri i krimeve te renda gjate ketyre muajve te fundit.
Sherbime shendetsore dhe shkolla ka kudo ne bote, por vetem ne vendet qe i ka mbytur sketerra, korrupsioni dhe padrejtesia ndodhin te tilla absurditete, ku te semuret e spitaleve apo nxenesit e shkollave duhen rruajtur detyrimisht me xhandar siper kokes, nga frika se mos perdhunohen apo rrembehen nga keqberesit. Dhe keto pak vende jane aq te pakta, sa mund t’i numerosh me gishta bile edhe ne “xhungel”.
Are you ready???