PD: Rama shembi 53 objekte, për të favorizuar ngritjen e një fshati turistik nga deputeti i tij

5 Janar 2015, 15:43Politika TEMA

Partia Demokratike ka thënë se shembja e 53 objekteve në Hudenisht të Pogradecit është bërë për qëllime klienteliste nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Deputeti Gjergji Papa thotë se aty parashikohet një fshat turistik nga deputeti socialist, Ilir Xhakolli.

Shembja e pasurisë së 53 familjeve në Hudenisht, në kundërshtim me ligjin, pa procedurë, në shkelje të të drejtës themelore të pronës, bëhet për arsye klienteliste e korruptive të Edi Ramës.

Shtëpitë, hotelet, dhe pasuritë e qytetarëve, po prishen për t’i hapur rrugë investimit, fshatit turistik të kryetarit të Partisë Socialite për Pogradecin dhe deputetit të Edi Ramës, Ilir Xhakolli.

Ja pra kush është e vërteta.

Kemi këtu vendimin për dhënien në përdorim të tokës që i jep të drejten deputetit të Edi Ramës për të ndërtuar një ambjent per aktivitet turistik me sipërfaqe 45 mijë metra katrorë.

U prishet me dhunë prona e ligjshme qytetarëve, pa paraqitur asnjë shkresë zyrtare, për të pastruar terrenin për biznesin e qeveritarëve.

Njeriu i Edi Ramës jo vetëm e do gjithë Hudenishtin për vete, por nuk do as konkurencë.

Ky rekord korruptiv, ku dëbohen qytetarët e vendit nga pronat e tyre të ligjshme, për të favorizuar biznesin e Kryeministrit dhe deputetit të tij, po ndodh sot ditën për diell në sytë e qytetarëve.

Kjo është oligarkia në veprim, që merr përvetëson pasurinë publike, shkatërron pasurinë e qytetarëve, që nuk ndalet para asgjëje për interesat personale.

Edi Rama refuzoi në mënyrë të përsëritur të dëgjonte zërin e banorëve të Hudenishtit, që kanë investuar mundin e djersën e jetës, refuzoi të dëgjonte padrejtësinë që po u bëhej.

Po ja ku del e vërteta. Nuk kemi të bëjmë thjesht me arrogancën e zakonshme, me armiqësinë që kryeministri tregon ndaj qytetarëve. Por kemi të bëjmë me biznesin e tij dhe të deputetit të tij.

Ky korrupsion tronditës, nuk do të lejohet.

Ne ftojmë qytetarët ta kundërshtojmë me cdo mjet.

Partia Demokratike do të jetë në krah të tyre, dhe zotohet publikisht se do të mbrojë të drejtat e tyre deri në fund.

E keqja do të ndalet.

Askush nuk do të gëzojë frytet e zullimit më të pashembullt të Edi Ramës dhe klientelës së tij”, tha ai gjatë një konference për shtyp./b.l

 

 

 

10 komente në “PD: Rama shembi 53 objekte, për të favorizuar ngritjen e një fshati turistik nga deputeti i tij”

  1. o debil says:

    edhe po te jete e vertet,ndoshta eshte e vertet……
    1-ti nuk mund te ndertosh ne token e shtetit pa leje.
    2-ky vendim edhe po te jete akoma ne fuqi eshte dhene ne daten 28/10/2011
    3-ne 2011 ne fuqi ishit ju hajdut me patent
    4-jeni bere bajat.

  2. niku says:

    Fshati Lin ben pjese ne Komunen Hudenisht ndersa prishjet jane bere ne fshatin Posjke dhe fshatin Hudenisht te se njejtes Komune. Megjithese nuk eshte e qarte vendndodhja kam pershtypjen se duhet te jete ndonje pjese e dale ne liqen si gadishull pra larg rruges kombetare. Dhe se fundmi kjo keje eshte dhene nja tre vjet me pare kur qeverisnin demokratet dhe vendimet e komunes duhet te ratifikohen me VKM nisur nga sip (4.5 ha).
    Sikur nuk ka baze kjo gje me duket

  3. bianca says:

    o debil palle..ate leje e ka dhene kryetari i komunes,qe i perket te majtes..kur ja nxjerin nj-tj te pa larat i shofim mire dokumentet kto.
    Qorr..

  4. DinPaku says:

    Me bejne syte mua apo eshte ashtu siç e shikoj une, e zeza mbi te bardhe, qe kjo leje eshte dhene ne Tetor te v. 2011, pra ne kohen qe ne pushtet kane qene keta te PD-se. Une nuk e kuptoj kete lloj propagande. Do ishte llogjike te sillej si shembull jo ky vendim i Keshillit te Komunes se Udenishtit i mare ne 28/10/2011, dhe qe deputeti i PD-se nuk thote se eshte i parregullt, por te publikohej ndonje vendim i ligjshem qofte edhe te nje objekti te prishur tani nga kjo qeveri atje ne Hudenisht.

  5. Trimi says:

    Ku eshte Lini dhe ku Hudenishti, ristani ka thithur shume cigare me bar sot pervec rakise. Leja eshte e vitit 2011 o trap.

  6. bianca says:

    O debil qorr dhe palle..ky kryetari i komunes qe ka dhene lejen eshte i rilindjes,u desh te vinte partia e tij qe tja prishte 53 vetave dhe tja jepte njerit..Rrofte Rilindja…

  7. jaku says:

    Do beje,c’do beje Rama,rendesi ka qe te pastrohet buza e liqenit i cili nuk duket fare nga kalibet e ndertuara ne vend te gabuar.Bravo Rama!Korrentin nuk duan t’a paguajn,ndertime pa leje duan te bejne,kishte te drejte xhaxhi qe i kulloste ne kampe internimi kete mut milet.

  8. Nastradin Fevziu says:

    Nuk dua te prononcoem per problemin mbasi ai eshte teper i diskutueshem dhe lehtesisht i verifikueshem, por deputeti ne fjale qe prezanton ceshtjen eshte personi i fundit qe duhet te flase per moral. Babai i tij, ish oficer ne kohen e monizmit mbahet mend ne Korce si nje nga njerezit me te rezikshem ne dhe qe “te merte ne qafe kot se koti”. Mbas viteve 90,si minoritar u be sekser i hapur i prokurorise Greke dhe ka rjepur shume familje ne Korce dhe ne rreth me preteksin se kishte ne dore te rregullonte ceshtjet me Greket dhe per kete merte shuma te majme nga njerezit ne fatkeqesi. Jane me dhjetra familje qe nuk duan ti degjojne zerin te birit sot deputet i PD.

  9. kamikazet. says:

    Ju kamikazet e edit na e shpifet.
    Me idiota se bathoristet.
    Edhe kur bie shi thoni eshte me diell.
    Idiota. Ikni more purdhuni

  10. tfg says:

    Ska rendesi cfare ben edi, boll qe ngriti fronin I vellai me ballistin.
    Kur vjedh rilindja ska problem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje