Meta-Arvizu: SHBA mbështetje të pakursyer për progresin e Shqipërisë

5 Janar 2015, 18:28Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta u shpreh se SHBA ka dhënë mbështetje të pakursyer për progresin e proceseve euro-atlantike të Shqipërisë.

Gjatë një takimi lamtumire me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Alexander Arvizu, Kryeparlamentari vlerësoi kontributin e Ambasadorit Arvizu gjatë mandatit të tij 4-vjeçar në Shqipëri dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin personal dhe për kontributin e tij në shërbim të forcimit të aleancës strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Njëkohësisht, Meta shprehu mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për miqësinë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar dhe për mbështetjen e pakursyer të SHBA-së ndaj progresit të proceseve euro-atlantike të Shqipërisë.

Ambasadori i SHBA-së, Alexander Arvizu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me autoritetet shqiptare gjatë këtyre viteve dhe vlerësoi miqësinë dhe bashkëpunimin që SHBA kanë gjetur tek një aleat si Shqipëria.

Në këtë drejtim, Ambasadori Arvizu  vuri në dukje se pesha e Shqipërisë në rajon dhe në botë ka ardhur duke u rritur dhe theksoi se e ardhmja e vendit mbështetet fort në avancimin e procesit të integrimit evropian dhe në forcimin e rolit të tij aktiv në NATO.

Kryetari i Kuvendit, Meta i uroi suksese Ambasadorit Arvizu në vazhdimësinë e karrierës së tij diplomatike dhe nënvizoi se shqiptarët e vlerësojnë përkrahjen dhe mbështetjen e rëndësishme të miqve tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ gj.k/

1 komente në “Meta-Arvizu: SHBA mbështetje të pakursyer për progresin e Shqipërisë”

  1. alfade says:

    Falenderimet me te perzemerta per ndihmesen e pakyrsyer qe ka dhene ambasadori Arvizu per luften e tij per
    Ta vene Shqiperine nga rruga e anarkizmit dhe bajraktarizmit vicidolian , ne binaret e demokracise !
    Thank You Mr. ambassador !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje