Prishja e ndërtimeve në Pogradec, PS: Pemë e parqe buzë liqenit

5 Janar 2015, 19:20Politika TEMA

Partia Socialiste ka deklaruar  se ndërtimet që po prishen në vijën liqenore të Pogradecit do të zëvendësohen me parqe dhe pemë dhe jo me fshatra turistikë.

PS-ja i ka kthyer kështu përgjigje, akuzave të PD-së se shembjet në Udënisht e më gjerë po bëhen me qëllimin për t’i hapur vend, ndërtimit të fshatit turistik të deputetit socialist Ilir Xhakolli.

“Çmenduria e Partisë Demokratike nuk ka fund E duket se viti i ri e ka zënë opozitën edhe më keq se 2014. Më shumë gënjeshtra, më shumë shpifje.

Akuzojnë sot deputetin e Partisë Socialiste se gjoja do ndërtoka fshat turistik m’u aty ku po prishen ndërtimet e shpronësuara në vijën liqenore të Pogradecit, por e vërteta është se ndërtimet po prishen jo për të ndërtuar fshatra turistike, por për ta kthyer hapësirën publike tek qytetarët, për të mbjellë më shumë pemë, më shumë parqe.

Ndërtimet po prishen në bazë të legjislacionit, duke kryer të gjitha veprimet e shpronësimit ndaj pronarëve. Ndaj, qytetarët të jenë të sigurt se nuk ka asnjë pallat, asnjë fshat turistik, asnjë ndërtim, jo të ndonjë deputeti të maxhorancës, por të askujt, që do të ndërtohet aty ku INUK po prish ndërtimet që kanë zaptuar hapësirat publike”, tha deputetja Blerina Gjylameti

 

2 komente në “Prishja e ndërtimeve në Pogradec, PS: Pemë e parqe buzë liqenit”

  1. tfgs says:

    Parqe por me stola betoni,lungo mare por det te piset,mure pallatesh bojatisur si bourdhelo apo getot braziliane, cisterna uji neper tarraca dhe pompa ngitur si kerpurdha neper mure,drone e jihadista,xhamija,spitale/bourdhelo ku ofertat plotesojne cdo gusto vec sherim jo,pencione me 1,50 evro per xhaje……..dhe ne Fund nje SELFIE nga ”gjatoshi!! Te dhjere por krenare……………..

  2. Albi says:

    Turp i PS ku perfaqesohet me nje idiote (per te mos thene me shume) se sa kjo qe ka nxjerre per kete deklarate….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje