Policia e Tiranës ka lëshuar një deklaratë për përplasjen e mbrëmshme me armë, të ndodhur në “Rrugën e Kavajës”.
Sipas policisë, viktima e mbetur në këtë ngjarje, ka dashur të vrarë katër person.
Në përplasje është përfshirë edhe një punonjës policie, që tashmë është arrestuar.
“Më datë 05.01.2015 rreth orës 19.40, në rrugën e Kavajës në Tiranë, është vrarë si pasojë e një shkëmbimi zjarri, shtetasi Arjanit Sterio Alias, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Paraprakisht, dyshohet se viktima ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasit : Pajtim Xhevahir Serjani, 32 vjeç, Denis Reshat Ramani, 28 vjeç, Ditmir Dilaver Reçi, 33 vjeç dhe Roland Besnik Meta, 37 vjeç, ky i fundit me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale.
Fillimisht, është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi Pajtim Serjani, i cili menjëherë pas ngjarjes është transportuar për në Spitalin Universitar Tiranë.
Ndërkohë, gjatë këtij shkëmbimi zjarri ka ndërhyrë punonjësi i policisë Roland Meta, ku më pas sulmi ka vijuar duke mbetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterio dhe është plagosur rëndë punonjësi i policisë Roland Meta.
Nga një analizë e hollësishme e bërë, lidhur me veprimet dhe mosveprimet e punonjësit të policisë është bërë dhe arrestimi në flagrancë i tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 – copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 9mm, 3 -copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 mm, një armë zjarri pistoletë m-54, një armë zjarri Bereta si dhe automjeti me targë AA417 KU.
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të « Vrasjes me dashje ».
Ndërkohë që po vijojnë hetimet dhe për çdo ecuri do t’ju informojmë”, thuhet në një deklaratë të policisë.
Ndërkohë, duket se Emiliano Shullazi nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje.
Kjo, duke qenë se policia nuk e përmend këtë gjë dhe për atentatin ndaj Shullazit, ka lëshuar një njoftim më vete nga ngjarja e ndodhur në “Rrugën e Kavajës”.
“Më datë 05.01.2014 nga Seksioni Kundër Akteve Terroriste në Policinë e Tiranës, filloi proçedimi penal dhe punohet për kapjen e autorëve, pasi mbrëmë rreth orës 19.30, në fshatin Bërxullë Tiranë, në afërsi të mbikalimit Kashar, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasit Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, të cilët përgjatë momenteve të ngjarjes po udhëtonin me automjetin e tyre, tip Golf 4, me targë AA629HR.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur shtetasi Emiljano Hajdar Shullazi, 36 vjeç dhe Gilmando Nesim Dani, 36 vjeç, të cilët janë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes, u formua grupi hetimor të cilët kryen veprimet e para hetimore, duke mbledhur dhe administruar provat në vendngjarje dhe sekuestruar disa gëzhoja.
Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbatje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 22 dhe 278/4 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e policisë./b.l
Paskan qene serish te dy Mili me Mandin? ( Keshtu i therrasin ne rrethin e ngushte te haleve)
Kur do dale vertet nje qe ka nishan qe ti heqe keto hale nga qarkullimi?
Mezi po pres !
Jane te denuar nga Gjykata keta?
Mos i leshoni me, te bejne denimin.
Po perpiqen ta mbyllin ceshtjen duke mbrojtur kete Shullazin, po na thone se ngjarjet nuk paskan lidhje nderkohe qe jane anetaret e te njejta bandave.
qe kur eshte akt terrorist atentati ndaj shullazit
Hajde variant hajde! Bravo policia! S’habitet me njeri tani keshtu qe mshojini budalliqeve!
Cte beje policia kur Shullazi i ben zbor ministrit?Normal qe drejtuesit do ruajne bythen e tyre.Cdo grup kriminal me police te operacionales brenda .Keshtu e pastroi dhe e rilindi Tahiri policine?Ironi e fatit se la te gezonte nje dite Tahirin te pakten pas parades se fitoreve.
Vazhdoni variantin e mashtrimit se ketij populli ti rroje Partia e Lavdishme por se cfare ndodh nuk ka rendesi.
U be si ajo barcaleta ka ” eshte shume goce e mire por ka ngelur pak fare me barre”
Bukur policia, ec aty se mire qe nuk thoni se nuk ka ndodhur asgje.
Do te doja te shikoja nje editorial nga Mero Baze, te lutem shkruaj dicka.
Faliminderit.
rrofte rilindja!!!ka mor fund ky vend qe nuk eshte ne gjenje te arrestoje nje bandit qe nuk njeh sapunin(mjafton te shohesh foton) po qe ka kap per koqesh min Tahiri,i cili dikur ka ngrene nje luge çorbe te prishur(votat e kombinatit)i duhet te vjelli tere jeten… nga Shullazi dhe tani
Po te ishte PD, do e kishte derguar Shullazin ne Itali per mjekim, me helikopterin e Berishes.
Por iku ajo kohe, bashke me Policine Tropojane.
Po bien peshqit nje nga nje ne rrjete, se e ka qepur vrimat e rrjetes Saimir Tahiri.
Te keni frike, se neser eshte rradha juaj per ne rrjete, o kriminel te Berishes.
Polici qe u plagos, eshte polic i emeruar nga Agron Kuliqi ne 2009. Por Didi eshte nje cop hajvan qe po ja rreshqasin per shalesh te gjithe policet e Kuliqit qe i ka neper kembe. Didi genjehet me ndonje lek qe merr nga keta police qe ti mbaje ne pune, por nuk e di palloshi qe keta polic i ka thike pas shpine.
I lumte Kuliqit qe ja ka hedhur deri tashti Artan Didit
Duke vrare Serjanin do dilte nga strofulla Shullazi, dhe i bene prite. Plan i persosur por qe nuk u eci deri ne fund.
Vetem policia nuk eshte ne gjendje te beje lidhjen se nuk do ta beje, me siguri do jene shoqnia e dikujt ne ministri te mrenshme.
Bravo cunave te Tahirit qe jane kaq miope ose me nivel IQ-je te barabarte me te majmunit.
Mero,ca nga keta shkruesit e lajmeve ta shpifin,me gabime gjuhesore qe nuk te vjen te lexosh….pergjate momenteve te ngjarjes….te cilet jane ndodhen…eshte tentuar te vritet X dhe Y…ku me pas sulmi ka vijuar…
O Pilo o legen kemi 2 vjet qe presim me pa Salen ne burg kurse ti vazhdon akoma Sala…Sala
ministri tahiri me i paafti ne histori bashke me didin dhe bilbil memen.o rama shkarkoje tahirin se e ka kap mafia
Ashtu eshte,me i afti ka qene Mul Nokaaaaaa uuuuhahahaaaaa ?
O EDI duhet futurSALA shpellari ne burg qe te shpetoje shqiperia..i shikon mrapa keta minj si zhduken
O kapter jari o tlumt goja o njesh.kte shullazIn me 8 mars do e kemi ne grop ja maje men
kapter jari me tirons malokun pergatitni nje brisk se ishte ber per te rrojtur mili