Rexhep Qosja vazhdon betejat kundër Krajës, ASHAK-ut dhe kryeministrit Mustafa

6 Janar 2015, 15:49Rajoni TEMA

Rexhep Qosja e ka nisur vitin e ri 2015 me beteja të vjetra.

Ai sërish është marrë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve, LDK-në, dhe kryetarin e saj, Is Mustafa, i cili rreth një muaj më parë u bë edhe kryeministër i vendit.

Shkrimtari dhe akademiku i ka reaguar shkrimtarit Mehmet Kraja i cili në shkrim të tij “Kosova dhe Shqipëria në katër pamje” Qosjen në mënyrë pezhorative e përmend si “baba të kombit”, ndërsa e cilëson edhe si një nga autoritetet fiktive të Prishtinës, raporton Express.

Qosja në reagimin e tij, Krajën e quan zëdhënës të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Sipas Qosjes, shkrimi i Krajës është në “një artikull programatik” i ASHAK, por i nënshkruar nga Mehmet Kraja.

Ndaj shkrimit të Qosjes “Ideloogjia e prapavajtjes” ka reaguar ASHAK ku thuhet se ky institucion nuk ka asnjë lidhje me shkrimin e Mehmet Krajës “Kosova dhe Shqipëria në katër pamje”, i botuar para disa ditëve.

“Shkrimi i Krajës është autorial dhe anëtarët e Akademisë kanë mundur ta lexonin si të gjithë lexuesit e tjerë. Qosja, si dezinformues kujdestar dhe urrejtës patologjik i Akademisë, privilegjet e së cilës i gëzon si të gjithë anëtarët aktivë të saj, ndonëse nuk e ka shkelur pragun e saj tash e 15 vjet, mund t’i drejtohet vetëm Mehmet Krajës dhe pikëpamjeve të tij personale në shkrimin e përmendur”, thuhet në një komunikatë të Akademisë.

Por në reagimin e tij, Qosja nuk është marrë vetëm me Krajën dhe ASHAK-un.

Ai aty sërish ka përmendur kryeministrin Isa Mustafa, të cilin sërish e ka quajtur zyrtar të dikurshëm të Sllobodan Milloshevicit.

Ndërkohë që nuk ka lënë pa thumbuar as LDK-në, që sipas tij do t’i anëtarësijë edhe kafebërësit dhe procesmbajtësit në ASHAK.

18 komente në “Rexhep Qosja vazhdon betejat kundër Krajës, ASHAK-ut dhe kryeministrit Mustafa”

  1. koli says:

    Rexhep Qosja,nuk eshte i mirepritur,as ne Kosove,as ne Vuthaj vendlindja e tij,por eshte quajtur Babai i Kombit nga komunistat shqiptaro-serbe dhe jeton ne Tirane.Ne Kosove dhe Vuthaj eshte i rrespektuar dhe i nderuar vllai i Rexhepit,zotri Isa Qosja .Ky eshte dallimi ne nes Rexhepit komunist dhe Ises patriot dhe nacionalist.

    1. koli, Rexha eshte njeri i pa lekundur ne pikpamjet e tije ktu e 1968 si shkrimtar ai radhitet tek rilindasit tone.edhe une jam nga kosova ,nuk e duan qosjen njerezit pro jug,nuk e duan qosjen njerezit qe kan te lidhura interesat me serbin,njeri nder ta eshte edhe i ashtuquajturi akademik KRAJA i cili para do dite botoi nje shkrim,[Kosova dhe Shqiperia ne shikim te kater aneve],ai aty flet per pushtim te kultures shqipetare ne kosove nga pushtimi i kultures se shqiperis,flet per pushtimin e poltikes se kosoves nga poltika e shqiperis me shum i fryn eres se perqarjes ate si akdemik nuk e brengos pushtimi i kultures sllave ne kulturen shqipe ne kosove, por qte pritesh prej nje,zedhensi i ish APJ SE JUGOSLAVIS QE I KA SHERBY AQ ME ZELL duke isherby poltikes slavve ky surrat akademiku gjen vend edhe ne perkraheje mjerisht te ASHK:Mjerim pra kush e kritikon qosjen ose eshte analfabet ose i preken interesat qe i ka lidheje me gjak e me sherbim serbis.

      1. Jeronim de Rada says:

        Se a eshte i lekundur apo i palekundur z. Qosja, me se miri do te te tregoje takimi i tij me njeriun i cili eshte kundershtari me i madh i harmonise fetare tek ne shqiptaret. Dhe jo vetem qe eshte kunder harmonise fetare, por eshte edhe personi i cili fyen Skenderbeun , rilindasit dhe eshte per vendosjen e sheriatit ne vendet shqiptare. Dhe ky akademiku i yne e lavderon ate per “kontributin e dhene ne ngritjen e vlerave kombetare dhe fetare” Pas ketij takimi me kete hoxhe z.Qose eshte bere shume popullor dhe dita-dites po rritet numri i perkrahesve te tije, sidomos ne Kosove. Dhe ajo rritje i vie nga vehabistet qe jane pjesa me antishqiptare e shqiptareve te Kosoves.
        http://reporteri.net/?page=1,2,13877

        1. lemi says:

          oooooooooooooooooooo Jeronim trushperlari
          Po a e din ti qe Shefqet Krasniqi eshte i vetmi shqiptar,qe eshte antar i shoqates te diturve te botes,e dij qe per ju kryqalit eshte i padeshiruar,se haptas kritikon pedofilin ne kisha e juve nuk ju konvenon,se sa per dijeni ndalu pak dhe mendo,ti duhet te lexojsh shum per kete njeri,kurse Rexhep Qosja nuk perzihet ne fe,as qa ka fol diq,aj e kqyr punen e vete,mendoj qe ritet fetare i kryn si qdo musliman,kurse ne opinjon kurr nuk flet,ti sigurish mbshtetesh ne historja katolik qe nuk lejn gure pa praptu vetem ta ofendojn shumicen apsolite,jo gabim e ke,tu na thojn pastro oborrin tend,e mandej del ne sokak,juve minoritarve ju ka mbet sokaki,duke grumbullu berlloge ne oborr.e sa per xhorxhin edhe gonxhen qe ka thene,ate do ta bente qdo njeri qe mendon me koken e vete.

    2. lemi says:

      KOLI
      Hiqe masken se pot pengon,Rexhep Qosja vjen rend ne kanar.se dij sa mundish me vlersu,eshte mire qe gjithmone te mbrohet i drejti,po pe shof te ti qe pe mbron te shtrembtin,ASHK eshte nji kukell dhe asgje tjeter,ka vite e vite qe nuk kan shkru ama sen,perpos naj shkrimi kundra qosjes,e ne mbrojtje te academikut shqipfoles krasniq markut antar i academis serbe mbi 40 vite.

  2. alfade says:

    O Koli, Rexhep Qosen e njeh gjithe bota shqiptare dhe me gjere , ndersa vellain e tij,Isen, megjithe respektin si
    vellai i Rexhepit, nuk e njeh kurkush, te pakten ne Shqiperi. Pranda mos flit gjepure ! Pershendetje !

  3. ksem trebeshina says:

    Njerz te tille si prof.Qosja ka pak ky komb.Qosja eshte pasuri e madhe e kombit.Keta njerz duhen te mbeshteten dhe t’u vilen idet.O KOLI TRUTHARI!

    1. Pilo Lala says:

      Kam respekt, por duhet te ndaloje keto sulme te hapura ndaj Udheheqsve te Kosoves.
      Ka metoda me te mira per te vene ne dukje te metat e tyre. Qosja eshte i mirpritur nga cdo Media, prandaj mund ti thote keto mendime.
      Bota nuk eshte Bardh e Zi. Cdo njeri ka te meta. Duhet te jete pak me fleksibel, kur gjykon te tjeret

  4. Po,Po says:

    Eshte per turp e faqe te zeze,fatkeqesi e pa faleshme,qe guxohet te perbaltet nga kosovaret,nje intelektual i shquar,qe i ben nder te gjithe races shqiptare kudo qe jane.Duket ashiqare,qe eshte dora,gjuha dhe mendja sllavo serbe qe i nxit keta lloj alparlantesh te hidhen perpjete,per te shuar edhe ate qiri te ndezur ne altarin e kultures sone nga nje personalitet i ndritur i kesaj kulture.TURP,NJE QIND HERE TURP,PER ATA QE E QUAJNE VETEN SHQIPTARE,POR NE TE VERTETE PUNOJNE PER SERBET.

    1. Jeronim de Rada says:

      Eshte per turp e per faqe te zeze ai i cili perkrahe dashurine ne mes te Qoses dhe antishqiptarit Shefqet. Vetem serbo-sllavo-greko-turqit, apo thene me mire antishqiptaret e perbetuar perkrahin nje aleance Qose-Krasniqi!

  5. Arberi says:

    I bashkohem te gjithe atyre te cilet prof.Qosjen e konsiderojne Rilindas te mirfillte,ndersa Akademin e Shkencave nje strehe te shum LDK-istve te pamerituar,ndersa per M.Krajen jo vetem se nuk nuk eshte Akademik i mirfillte por nuk e nderon edhe qendrimi i tij ndaj Kultures Shqiptare si kulture e perbashket e Kombit.Shqiperia ka qene dhe mbetet nena e te gjitha arritjeve kombetare si ne Jug dhe Veri dhe gjithandej botes shqiptare.

  6. koli says:

    Per Rexhep Qosen ju tregon KOSOVA dhe jo Komunistat e Shqipetaro -Serbe.Ai eshte antar i PSS dhe PSSH.Eshte nje ISLAMIK i devotshem,korespodent i gazetes me Islamike ne TURQI.Eshte kunder cdo personaliteti Shqipetare.Eshte kunder vllait tij ISES qe eshte nje artiste i vertete kinoaste dhe regjizor i talentuar.Qosja ishte se bashku me TV TCH ne Vuthaj vendlindja e tij dhe askush nuk e takoj(ndejti 3 ore dhe iku si padeshiruar)Ne 1999 themeloj nje parti dhe populli i KOSOVES i dha 370.Nga 1992-1999 Serbia nuk ka paguar asnje istiticion ne Kosove(ja financuar nga fondi 3% i LDK)me perjashtim Institutin Albanologjik qe e drejtonte Qosja(per merita anti-shqipetare).Doni me per Qosen ju a tregoj…….

    1. O ti koli o ti tru shperlare qka flet bre po ti kone rrite ne bjeshk mbas gomaricave,mor i pa cip mor ahmak ,kan thene budallakija i ka 74 shkall,dhe nje hurun i i barazon 80 budall e nje ahmak i barazon 40 huruna ne mujsh me gjet rezultatin ateher te respektoje se di q´diqka une jam nga kosova komuna e vitis.
      gjeje rezultatin pastaj komunikojm

    2. kalle serbin e greqin says:

      O Koli, ma cave k. me kto komente naive…o serb e fashist a kujtove se shqiptaret bari po hane e te besojn ty o mut…hik more pis shkau se ka mbarue plani rus-serb-grek-turk me shkatrrue e asimilue popullin hyjnor shqiptar…Sjemi dhe nuk do te jemi kurr ma nen cizmen sllave…Shpejt ka me ardh dita qe kemi me ju kalle si plehnat qe kallen qe mos te ju vjen mo era…hahaaa sa mir e thashe

  7. astrit says:

    Ne shkrimin qe Qosja ka bere ku kundershton frymen e se keqes ne shkrimin e Krajes ai thote gjera qe jane te drejta e te sakta.Gjykoheni Qosen per shkrimin e radhes, per idete e tija per moralin e tij ne kete shkrim. Analizat biografike e moraliste te vjetra nuk i sherbejne analizes se shkrimit.Pajtohuni ose jo me shkrimin e radhes te Qoses dhe kjo s’do te thote qe jeni ose nuk jeni ne nje mendje me te kaluaren e Qoses

  8. ismeti says:

    me vjen keq kur lexoj komentus aq bajat e te pa ditur qe jan total ne sherbim te politikes serbe permes pd e ldk-s,isa putini mustafa edhe sot asht anetar i lidhjes komuniste te serbis,e nese jo kur e ka dorzu dhe ku ,kurr se ka dorzu por keta te qujtur akademuca qe kurr sguxuan ti kundervuhen akademis serbe se jan te gjith te zhytur me shum mekate nga e kalura qe sot jan krenar se i kan sherby milloshit e salit qe e shkaterruan shqiprin dhe kosoven , qosja e ka me plot vend se edhe ashtu ashte

  9. Besa Sinani says:

    Kete mendim e kam per ju qe shkruani komente. A nuk ju ben pershtypje si ne Shqiperi dhe ne Kosove jane ne pushtet dhe neper poste kryesore njerez qe kane lidhje te ngushta ose me keq qe kane qene vendim marres ne te kaluaren e hidhur te dy aneve te kombit tone? Perse duhet domosdoshmerisht te jene keto njerez me te kaluar komuniste dhe me lidhje te aferta me regjimin serb ne te gjitha koherat. Per kete e kerkoi populli shqiptar ndryshimin, qe te udhehiqet nga te njejtet njerez? Ne nuk donim Milloshevicin dhe udhehiqemi nga ministrat e tij sot ne Kosove, ne nuk donim Enverin dhe udhehiqemi nga sekretaret e partise se tij dhe klani i afert i tij. Ku eshte ndryshimi qe kerkuam? Ndryshimi eshte qe jemi me keq se c’kemi qene. Fatkeqesia e gjithe kesaj historie eshte qe ne merremi me llafe dhe pushtetaret u kenaqen duke u pasuruar dhe kapardisur ma paratr tona. Turp te kene per tradhetine qe bejne ndaj popullit te tyre, por nje dite do japin llogari per te gjitha.

  10. koli says:

    Te nderuar komentues qe mbroni Qosen ,ju ftoj ne debat.Nqs Qosja do ta denoje sulmin terrorist ne France une jam gabim dhe kerkoj falje,por ne te kunderten ju lutem reflektoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje