Ristani: Banda e përplasjes së përgjakshme, lidhje me qeverinë

6 Janar 2015, 14:41Politika TEMA

Arben Ristani thotë se njerëzit e përfshirë dje në përplasjen me armë, kanë lidhje me qeverinë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Ristani ka thënë se ngjarja e djeshme përgënjeshtron sukseset e pretenduara nga Tahiri.

Sipas tij, Rama dhe Tahiri po ofrojnë mbështetje për bandat.

Vetëm pak orë pasi ministri i Brendshëm mbylli shfaqjen propagandistike të sukseseve të rendit dhe sigurisë, erdhi përgënjeshtrimi nga një përplasje e përgjakshme bandash të armatosura në zemër të Kryeqytetit.

Ngjarja e mbrëmshme që ka tronditur qytetarët e Tiranës, e nxori lakuriq kryeministrin dhe ministrin e tij të rendit, pas mburrjes së tyre me shifra kot, me statistika të sajuara, që nuk i hyjnë në punë askujt.

Ramën dhe Tahirin nuk i beson më njeri, sidomos për rendin dhe sigurinë, pasi qytetarët po shohin çdo ditë se krimi sa vjen e rritet, rendi sa vjen e bie, pasiguria për jetën e për pronën sa vjen e shtohet.

Dihet botërisht se banda e përplasjes së përgjakshme, ka lidhje me qeverinë.

Por përfshirja fizike në këtë histori e një efektivi të policisë, është një fakt i rëndë, kompromentues, që bën përgjegjës drejtpërdrejt Saimir Tahirin, që bën përgjegjës shefin e Tahirit, Edi Ramën.

Efektivi policor, pjesë e kësaj përplasjeje bandash, është aty me dijeninë dhe miratimin e ministrit, është aty për të shërbyer favoret politike.

Partia Demokratike e denoncon këtë ngjarje të rëndë, që dëshmon se Kryeministri dhe Ministri i tij ofrojnë mbrojtje, ofrojnë siguri, dhe garanci policore për bandat.

Kjo ngjarje tregon se banda ka jo vetëm lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj kriminal, por ka drejtpërdrejt mbështetjen e qeverisë me burime njerëzore.

Kjo është mënyra, kjo është skema, me dhënien e lehtësive dhe me ofrimin e oficerëve në detyrë për të shërbyer për bandat. Nuk ka mënyrë tjetër.

Qytetarët e vendit janë braktisur nga policia.

Vrasjet, vjedhjet, grabitjet, aksidentet janë shtuar.

Policia është hedhur në fushata e aksione ku godet të pamundurit dhe pronat e tyre.

Ndërkohë, me pëlqimin e Ministrit, dhe me dijeninë e Kryeministrit, ofrohet siguri për bandat kriminale.

Kjo ndodh vetëm në shtetet e dështuara ku oligarkitë sunduese, sundojnë si banda dhe me bandat.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë përgjegjësi. Dhe do të mbajnë përgjegjësi.

Partia Demokratike denoncon përpjekjen e qeverisë për të keqinformuar dhe mosinformuar publikun për detajet e ngjarjes së mbrëmshme kriminale që nxjerr zbuluar lidhjet kriminale të Ministrit të Brendshëm dhe vetë Kryeministrit.

Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të veprojë me profesionalizëm dhe të ofrojë transparencën më të plotë sipas ligjit për këtë episod të errët të lidhjes së mafias me qeverinë.

Asgjë nuk mund t’i fshihet apo deformohet publikut. E vërteta e plotë dhe tronditëse që fshihet si ajsberg poshtë ngjarjes së mbrëmshme duhet të dalë në dritë. Dhe do të dalë”, tha Ristani./b.l

13 komente në “Ristani: Banda e përplasjes së përgjakshme, lidhje me qeverinë”

  1. Shoku Tarras says:

    Ore ai Shullazi sikur e liruat ju per zgjedhje…pse e shani tani?

  2. vlonjati says:

    Dihet, tani, cfare beni ju vete, ja faturoni Rames

  3. Job says:

    Nuk te duket vetja trap fare? Nese jo me duket mua qe te lexoj Ty

  4. fllad says:

    SA HERE E NXIRNI KETE NE LAJM, MUA ME ZE BARKU, PO KEQ AMA..

  5. Kris says:

    A ka kuptim Ristani!? I denuar per korrupsion, vjedhes i zgjedhjeve lokale per Bashen, person i denje, per te qene ne burg, mundohet te na mbushe mendjen, me mendjen e Sales! Po Rames, mire t’i behet ,kur i le te lire ashtu si Berishen dhe Lulin apo dhe te inkriminuar te tjere PD- iste,qe e dine, se mbrojtja me e mire eshte sulmi.Une kam dyshime te forta per drejtesise, Rama do te terhiqet!

  6. Hyriu says:

    Me nje opozite me figura si ky zoteria saharosh,kjo pozite do te na mundoje gjate me duket.Po nuk besoj se jane shume budallenjte qe besojne akoma tek hadutet berishabasharistani.

  7. liri a vdekje says:

    DUKE qene se vendi i jon esht nje vend i vogel esht normale qe njerezit te ken lidhje me njerin tjetrin ,cdo bejme ata me bigrafi te mire sdo rrine me ata me biografi te keqe kjo esht lufte klasat o lum ristani dhe ket ju a futi ne gjak babai juaj nga serbia sali mavria ,pse nuk mendoni se ai njeri mund te jet gjet ne momentin e gabuar ne vendin e gabuar ;pse cdo gje e lidhni me politiken dhe perfitimin e saj ,une nuk njoh asnje pale nga ata qe u perplasen me arme por nqs esht per te mbyllur gojen dhe te rrine urte jeni ju pede_t e shqypit lereni policin e prokurorin te bej punen e saj pastaj jepni mendime e mos ngjallni panik apo me mire mos kerkoni te ngjallni ke njerezit se ju njofin mire o qelbesira qe slat arme ne depo po i shperndat per nje vella vrasje nga babai shtrige i juaji sb

  8. Gjermani says:

    Ky eshta fytyra me e poshter qe kam pare dhe jo per nga konfiguracioni.Fatkeqesisht paraqitje e jashteme e tradheton hapur zemren katile te ketij personi. Ky person eshte nje bastard i veretete. Mereni me mend se si sillej me zgjedhjet ne Shqiperi ,sikur te ishte nje pasha dhe jo me nje njeri i zakonshem.Me vjen akoma peshtire qe shkruaj dhe konsumoi kohen time me kete monster zgjedhjesh.vetem se me mbeshtetjen e shpellarit e beri Lulashin kryebashkjak per ta shpetuar nga kthetrat e drejtesise se paralizuar shqiptare e cila eshte katandisure ne kete shkalle me desiren e pse jo me vullnetin e spiunit maramendes e serbit Sali Berisha.Ky letyra ne fjale u ka dhene poste ndyresirave te perlyera vetem per ti pasur nen kontroll nese i dalin kunder.Mjer per kete vend per keto felliqesira dhe turp qe RILINDIA nuk po meret me keta kriminele te shekullit,me keta mafioz ,me keta vrases te cilet i kalojne permasat e te imagjinueshme per ate cfar i kane shkaktuar dhe ende po i marin frymen Shqiperise e shqipetareve.Kur te kandisen ne burg keto felliqesira do te levise perpara shoqeria shqiptare.Prandaj thjesh po pyes Mero Bazen : Kur do te clirohet Shqiperia?

    1. Gjermani says:

      !I nderuari Mero ! Si njohes i mire i situates aktuale dhe analist i perkryer Teju kerkoi me respektin me te madh per ju se mund te me jepni nje pergjigje se KUR DO TE CLIROHET SHQIPERIA NGA BANDA E LIRE E SALI BERISHES? Te falenderoi paraprakisht per pergjigjen e kesaj pyetje e cila i mundon gjithe shqiptaret e ndershem e patriote Me respekt emigranti ne Gjermani…..

  9. Neveri says:

    Wow! Wow! Wow!
    Kur flet dhe RISTANI per drejtesi atehere u permbyste vertete bota.
    O shoke! Cfare po na degjojne veshet dhe cpo na shikojne syte mos qofte e vertete. Presim nje pronocim nga his spouse qe vertete ky njeri ka ndonje element pozitive.

  10. sali-21-janari says:

    po ti more bandit kur grabite zgjedhjet ne tavoline kujt i sherbeje bandave te shqupit ik ore dronkelar pyete lulin tan se ta perkthen kete fjale smerlapi

  11. Ja i jani says:

    Une se di se kush è ka fai Po nje gje jam i sigurte …..situaten kriminale ne shqiperi e solli pd por edhe ps ka faje…sa per rilindjes kisha cik shprese Po shof qe ska fuqi te veproj edhe me 1000000000 vota te mare kriminel i nuk denohet por favorizohet mjer populli i thjeshte

  12. Nuk ja vlen te meresh me kete pianec as me ate psikopatin qe i nxier keta me radhe per te folur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje