21 janari, familjarët shpresë për drejtësi tek ndërkombëtarët

7 Janar 2015, 19:39Politika TEMA

Të zhgënjyer nga politika dhe sistemi gjyqësor, familjarët e një prej viktimave të 21 Janarit, i janë drejtuar Parlamentit Europian për të mundësuar thellimin e hetimeve.

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda i ka drejtuar një letër pak ditë më parë raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstain dhe ky i fundit është shprehur i gatshëm për një takim me të, në ditën e fundit të vizitës së tij 3-ditore në Tiranë.

“Do ta takojmë të shtunën dhe do t’i shprehim gjithë brengën tonë 4-vjeçare. Kërkojmë vetëm drejtësi dhe shpresojmë që zoti Fleckenstein të luajë një rol për riaktivizimin e hetimeve,” i tha BIRN-it Mark Nika, xhaxhai i viktimës së katërt të protestës së 21 Janarit.

Aleks Nika u vra më 21 Janar 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, por ndryshe nga 3 viktimat e tjera, rrethanat e vdekjes së tij janë ende të pazbardhura nga Prokuroria.

Dosja e tij ndodhet e ndarë veçmas në Prokurorinë e Tiranës, por familjarët janë lodhur nga pritja e gjatë për të marrë një përgjigje zyrtare se kush është përgjegjës për këtë krim.

“Prej 4 vitesh trupi po kalbet në varr, ndërsa dosja po kalbet në prokurori. Nuk kam besim se Kryeprokurori do të bëjë hetime e të vendosë në vend drejtësinë për nipin tim,” thotë Nika.

Përveç hetimit për vrasjen e Aleks Nikës, në udhëkryq ndodhet edhe procesi gjyqësor për 3 vrasjet e tjera, i ngecur për më shumë se 1 vit e gjysmë në Gjykatën e Lartë. Katër vjet pas ngjarjeve të 21 Janarit, drejtësia ka dështuar të dalë me një vendim përfundimtar për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, të akuzuar për vrasjet e protestuesve Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.

Ish-komandanti i Gardës, Prendi u dënua nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për vrasje nga pakujdesia, ndërsa vartësi i tij gardist, Agim Llupo me 3 vjet për të njëjtën akuzë. Prokuroria ka bërë rekurs kundër këtij vendimi, por çështja ka mbetur ende në fazë fillestare në Gjykatën e Lartë.

Partia Socialiste, një “avokate” e çështjes së 21 Janarit deri në zgjedhjet e 23 qershorit që e sollën në pushtet, duket gjithashtu e dorëzuar përballë drejtësisë së munguar për 4 viktimat.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë përsëritur premtimin se nuk do të lejojnë varrosjen e çështjes, megjithatë ata ia kanë faturuar sistemit gjyqësor, dështimin me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Politikisht, Rama ka akuzuar në vazhdimësi ish-kryeministrin Berisha se urdhëroi 4 vrasjet, por e vetmja padi e bërë pas ardhjes në pushtet ka qenë ajo për ish-kreun e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zëvendësin e tij, Agron Kuliçaj.

Burgaj dhe Kuliçaj po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për moszbatimin e urdhrave për arrestimin e gardistëve, menjëherë pas ngjarjes, por edhe për këtë çështje nuk ka një rezultat nga organi i akuzës.

Demonstrata e 21 janarit 2011 u organizua nga Partia Socialiste asokohe në opozitë kundër ish-kryeministrit Berisha, si protestë ndaj një video-skandali të publikuar në media mbi një aferë të pretenduar korruptive të zv.kryeministrit të kohës, Ilir Meta.

Në Janar të vitit 2014, Gjykata e Lartë e shpalli Metën të pafajshëm për akuzën për korrupsion.

Më 1 prill 2013, Rama bëri aleancë me kryetarin e LSI-së, Meta për të hyrë së bashku në zgjedhje e për të bashkëqeverisur vendin.

Xhaxhai i Aleks Nikës, një mbështetës i vazhdueshëm i Ramës, është megjithatë i lënduar nga heshtja gjithnjë e më e gjatë e krahut të majtë për 21 Janarin.

“Ka heshtje nga të dyja palët për 21 janarin dhe indiferenca e shtetit për të vendosur drejtësinë është një vdekje e ngadaltë për ne. Megjithatë, kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkesat për zbardhjen e ngjarjes,” përfundoi Mark Nika.

16 komente në “21 janari, familjarët shpresë për drejtësi tek ndërkombëtarët”

  1. drejtesia says:

    Me kete sistem gjyqesor te ngritur nga sAli Baba me 40 hajdute nuk mund te denohet asnje njeri qe eshte perfshire ne vrasjet e 21 janarit. Po nuk u ndryshua presidenti, prokurori i pergjithshem dhe kryetari i gjykates se larte eshte mision i pamundur mbasi te tre keta individ jane kukulla te sAli Babes.Por ndryshimet duhet te behen ne menyre te ligjeshme dhe jo allasaliane. Jam i bindur se Edi Rama me te gjitha veprimet e deritanishme drejte ketij qellimi po shkon.KINI PAK DURIM,DURUAT 8 VJET DURONI DHE 2.

  2. Job says:

    Ka zgjidhje zgjedhje te parakoshme pa Meten

  3. razo says:

    Cilet nderkombetare ata si puna e Arvizos???? Apo ata te Gerdecit? Edhe ky eshte thejsht nje byrokrat anadollak dhe asgje tjeter..

    Mos na hapni barkun me gjithe ata..

  4. zef says:

    Rilindje me nje drejtesi te vdekur qe nuk rilind dot.

  5. RIGRABITJA says:

    ..gazetar idjota,nuk kane as kulturen e nje bariu ne nje fshat te thelle; me siper fjal per fjale “prej 4 vitesh trupi po kalbet ne varr”.duke jau bere famijles dhimbjen me te madhe.

  6. @@@@ says:

    Po mire me per vjedhesit e energjise per ndertimet me ose pa leje qe prishen e mire behen te gjitha keto se shtetin eduam te gjithe pse je edhe prokuror edhe polic edhe inuk e per 21 janarin e paska fajin “drejtesia”,te dhame voten per drejtesi fillimisht pastaj gjithe te tjerat!

  7. Sulo Permeti says:

    Turp per edi ramen!Morri votat,per poshtersite dhe krimet e bera,gjate kohes se berishes ne pushtet.Po vjen gjysma e mandatit te Rames dhe jo qe ska bere asnje gje per te vene drejtesine ne vend,por perkundrasi ,ka rene aq poshte me deklaratat tij ,se po qe se ” paloka sjell fakte…..une jam doreheqjen!!!Turp!

    1. enter says:

      ti nuk ja dhe Edi Rames voten per drejtesine por per te rrezuar Salen, sepse edhe atehere e dije qe drejtesia ne Shqiperi nuk vjen me nje mandat, as me 2, as me 3.

  8. Treviso says:

    Afati i fundit i qeverise per denimin e vraseve te 4 qytetareve para kryeministrise eshte 3 mujori i pare i 2015. Po nuk e zbatoi brenda ketije afati populli duhet te ngrihet ne protesta kunder qeverise, si qeveri qe perkrah kriminelet.

  9. tfgs says:

    Rama tregoi se nuk eshte ne gjendie te qeverise,normalisht se mes suniteve te korruptuar dhe lyer duart me gjake,nuk mund te besh politike,do te ishte absurde te mendohej ndryshe!
    Mgjte ,kjo nuk justifikon ngadalesine ne gjyqsor,po te njejtet gjyqtare te inkriminuar dhe te korruptuar nuk mund te sjellin DREJTESINE!
    Si pasoi Rama duhet te jap dorheqie dhe te kalohet ne zgjedhie te parakohshme.Me Meta,Ruci,Came,Nishane e shejtan me te bir nuk behet shtet……….

    1. Odria says:

      Ja dhe zgjidhja e koprofagosit:
      Janullen president!

    2. Shqiptar says:

      Po edi duhet te bashkohet me dule bollano ksera dhe me pak fjale me robqir si puna jote se ju dini si behet shtet dhe fakt eshte greqia sot.me pak fjale varu tgfs

  10. A says:

    Politika shqiptare ne pergjithesi eshte nakatosur ne te gjitha drejtimet e mundeshme nga njerez me ofiqe, te papergjegjeshem, te paskrupullt, mafioz, kriminela, vagabonda, demagog, genjeshtar, hajdut, intrigant dhe ngaterrestar.
    Gabimi ketu qendron tek populli shqiptar qe ka 25-se, pra njecerek shekulli, qe jashteqitjen e vet e voton, duke filluar me SALI BERISHEN, FATOS NANON, ILIR METEN dhe kete rruge po merr edhe EDI RAMA, qe ka shume brockulla, fjale boshe dhe veprat nuk po duken kerkund, por vetem shtrengon rripin e popullit.
    Populli shqiptar i dha EDI RAMES NJEMIJELION VOTA, ne menyre qe te bente nje spastrim rradikal ne te gjitha drejtimet te skeqes qe ka zene Shqiperine dhe popullin e saj.
    PARTIA SOCIALISTE, QEVERIA, EDI RAMA, MINISTRIA e MBRENDESHME, MINISTRIA e DREJTESISE, POLICIA dhe GARDA REPUBLIKES duhet ta kishin bere tashme analizen e plote se kush i vrau 4(KATER) VIKTIMAT e 11 Janarit, kush jane vrasesit dhe shkaktaret e tyre.
    “”ZOTI”” EDI RAMA je bere mender zoterote nuk je ne gjendje te drejtosh shtet dhe te vendosesh pikat mbi germen i.
    Me sa shoh pala kundershtare qe ka nje pjese te pushtetit, megjithese bemat e saj gjate kohes qe kane qene ne pozite, ne pushtet, kane qene skandaloze si ne drejtesi, ne rend, ekonomi, financa, arsim, kulture, shendetesi etj, ju akoma po merreni me kodra mbas bregut.
    Te vetmet gje qe e quaj te drejte eshte pagesa e plote e energjise elektrike nga debitoret, shpresoj qe pagesen ta bejne te gjithe dhe mos te shpetoje ndonje i “nenes” parti. Tung.

  11. beppezeka says:

    O popull zgjohu.Kur Rama ju ngriti
    ne protesta u vrane kater bij nenash.
    Protesta ishte kunder sales dhe ilirit
    qe tani e ka aleat.si do bej drejtesi
    ai Kur ka liken ne pushtet?????
    Hiqeni NGA mendja drejtesi
    me keta persona.ai donte te behej
    kryeminister per interesa personale
    e kurr per popullin qe i besoj votat.

  12. Socialisti bythpambuk says:

    4 te vraret e 21 Janarit jane tradhetuar. Tradhetia e ka emrin Edi Rama i cili jo vetem nuk beri asgje per te denuar vrasesit por tani Ai i urren ata , sepse jane nje problem per te , problem te cilin ai nuk do ta zgjidhe .
    U bej thirrje familjeve te te vrareve qe te mos e pranojne kete mashtrues per vizite ( sepse ky hipokrit do te kerkoje te beje vizite ne ndonje nga familjet)

  13. shqip hesapi says:

    Ose drejtesi per cdo gje qe ka bere Saliu.ose vete Edi te shkoje ne burg pas 2 vjetesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje