Rama reagon për videoskandalin në QSUT dhe përplasjet me armë në Tiranë

7 Janar 2015, 15:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në vend, duke nisur me videoskandalin në QSUT dhe përplasjet me armë në Tiranë.

Ai ka thënë se këto ngjarje janë turpshme dhe të dënueshme, por shteti ka reaguar në kohë.

Ai ndërkohë ka akuzuar opozitën se po shpif në mënyrë monstruoze.

Videoja e xhiruar në mjediset e QSUT? E turpshme dhe e dënueshme! Reagimi i shtetit i menjëhershëm. Autorët po vihen përpara përgjegjësisë penale.

Rasti i truprojes së ministres që kërkoi rryshfet për të emëruar një mësues? I turpshëm dhe i dënueshëm. Reagimi i shtetit i menjëhershëm. Autori i larguar brenda orës nga minstrja dhe pastaj edhe nga Garda e Republikës. Sot përpara përgjegjësisë penale.

Ngjarjet kriminale në Tiranë? Pa asnjë dyshim reagimi i shtetit ishte përsëri i menjëhershëm. Por ndryshe nga dy rastet e mësipërme, kërkohen hetime, prova, dëshmi e me radhë, gjëra për të cilat Policia e Prokuroria po bashkëpunojnë papushim.

Të turpshme të gjitha aludimet e shtrembërimet mediatike dhe lëre pastaj shpifjet monstruoze të PD!

Përpjekja për të bindur opinionin se krimi po bën kërdinë deri dhe në mes të Tiranës, përveçse me gjendjen e pashpresë të PD lidhet në fakt, drejtëpërdrejt, edhe me arritjet serioze të Policisë së Shtetit. Flasin shifrat, flet puna, flet rritja e respektit të qytetarëve për uniformat blu.

Ngjarje të rënda apo të shëmtuara, krimesh apo korrupsioni, ka pasur e do të ketë, në Shqipëri si në çdo vend të Europës.

Por ajo që ka rëndësi është reagimi i shtetit, rritja e zbulueshmërisë dhe ndëshkueshmërisë – çka sot janë rritur si kurrë më parë duke sjellë ulje tërësore të kriminalitetit, edhe pse mbetet ende shumë për të bërë. Pikërisht në këtë drejtim do të vazhdojmë të punojmë shumë fort për të arritur parametrat e rajonit e pastaj BE-së lidhur me nivelin e krimit dhe korrupsionit.

Sa për informacion: Këtë vit Policia e Shtetit do të fillojë ta bëjë krahasimin e rezultateve jo vetëm me të shkuarën, por edhe me të njëjtën periudhë në rajon. Matja me të shkuarën nuk mjafton më për ne, që llogaritë në fund të mandatit duam t’i bëjmë me standardet e BE! Ndërsa sa për ata që nga dritare të ndryshme hedhin sot gurë, mbi qeverinë e policinë për nivelin e krimit, është e qartë se jo vetëm nuk shohin apo nuk duan të shohin rezultatet e padiskutueshme në luftën kundër krimit, po mbase kanë humbur edhe kujtesën për çka ndodhte përditë vetvm deri 18 muaj më parë në Shqipëri. Se për PD kot të flasësh, dihet halli i shqupatarëve”, thotë Rama./b.l

11 komente në “Rama reagon për videoskandalin në QSUT dhe përplasjet me armë në Tiranë”

    1. Gerti says:

      Po c’bravo o derezi. Ju vra Santo 20m larg zyres, po behet viti, a ke marre vehs gje ti? Shullazit i del emri per kushedi saten here, dhe lihet i lire. Ky na thote kemi rend.

      Nuk eshte rend te burgosesh njerezit se kane 30mije leke fatura pa pagu.

      1. finesa says:

        U vrane sot ne france por num akuzoi njeri shtetin

        Vetem ne shqiperi ka akuza e politizime

  1. ANDI says:

    Po nji rrace jane dhe keta zgjepsa çeçenete Bathores;
    Nuk kam koment tjeter. Jam nga te paret thaujse qysh 10 vjetesh kundra Sali Rom Berishes islamiste, qe une shkruaj ne kete faqe te Temes qe dy gjona jane ma te keqijat ne nje shoqeri:
    1- Komunizmi dhe 2- Islamismi.
    Ta gezoni Xhamine ne Tirane dhe ne çdo katund te Shqiperise sone qe per 50 metra rruge i fusin mjekrroshet nje xhami.
    Une ka qene ne disa fshatra te Shqiperise kete vit dhe ç’ka me beri pershtypje ishte fakti qe te rijte e fshatrave degjojne muzik Turko-Koqevare alla islamike (folklori yne i vertete mori fund) dhe shume pak muzik moderrne oksidentale. Nuk eshte rregjimi poiltik qe ia ndalon rinise por menyra e te jetuarit e influencuar nga islamismi kosovar gjithashtu.
    TURP EDI RAMA NQS NUK RREAGON NE KETENDALIM TE MJEKRROSHEVE DHE xHAMIVE NEPER FHSTRA ET NE TIRANE.
    Shume thjeshte ndalimi: çdo veper fetare kishe apo xhami te votohet nga populli dhe jo thuthuqet si Lul pd-ja apo te jere ne pushtet per vota te pranojne gjithçka.
    O sot o kurre, thirrini mendjes sa s’eshtre vone.

  2. elena says:

    Z. Kryeminister . Ngjarje te shemtuara dhe te tmershme tashme mbushin jete e njerezve kudo ne bote , por kur ato ndodhin ne vendin tend behen me tragjike . Une nuk shqetesohem shume per te vraret midis bandave , edhe pse jane jete njerezish ata kete jete kane zgjedhur . Ajo qe me trondit me shume eshte pikerisht kjo 50 seconda vidio qe te trondit dhe te le pa fryme sepse shikoj ne te vajzen time , tenden , tonen . Kor kam qene per here te pare ne nje Party ne Amerike , cuditesha se si te rinjte amerikane dhe jo vetem danconin duke mbajtur ne duar pijet e tyre . Nxora nje mesim : Nuk duhet te kesh besim tek askush , cdokush mund te abuzoje ne pijen tende dhe ne jeten tende .
    Z. Kryeminister . Ndihmojeni kete vajze te vazhdoje shkollen ne USA , ka shume programe ne kete vend qe ndihmojne ne keto raste . Ju mund ta beni kete . Ju pershendes

  3. koli says:

    Kete video te turpeshme e ka pare Edi qe diten qe u xhirua,sepse arij i pelqejne fotot dhe vidiot nudo, se ka qindra te tilla te vetat.Ai eshte nje perverse i lindur.

  4. Tarras Zhapkoqi says:

    Dakort , shqupizmi=fashizmi!

  5. Tosi says:

    Perse nuk jane arrestuar dy djemte e videos ?? A mund te na thoni nese njeri prej tyre eshte djali i deputetit tend apo jo ? dhe prandaj eshte i lire ?????

  6. Lomi pri Baldushku says:

    Me sa shof e me sa dukut, Edit s’po ja ma by… me Salën ene shko e kapet me Paloqen. Ajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

  7. leka says:

    Nuk ke se cfar sqaron Ed Rama, se eshte e njejta Parti qe hapi depot e armeve, shfrytezoi kriminelet ne zgjedhje , duke i dhene leje ne kohe fushate dhe eshte e njejta parti qe vrau kater te pafajshem me 21 janar dhe tha se i vrane nga turma.Mos u merr me kete opozite se populli e di kujt i sherbejne kriminelet , por ju duhet te luftoni per shumicen e popullit qe kerkon nga policia te zbuloje vrasjet pa autor qe te bindet dhe kjo mener opozite qe vetem ka genjyer .0rganet e varura nga SHQUPI si shishi , kryeprokurori, dhe gjykatat jane komplet pasiv , prandaj filloni reformat dhe kush nuk zbaton ligjin te largohet dhe te denohet , ndryshe shteti ligjor nuk vendoset. Bravo Ed per transparencen dhe mos degjo plehrat qe shkruajne ne bloog se ato mend dhe kulture kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje