Fleckeinstein vjen sërish në Tiranë. Takohet edhe me gruan e Aleks Nikës, që kërkon drejtësi nga europianët për 21 janarin

7 Janar 2015, 09:53Politika TEMA

Knut Fleckeinstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe ndërmjetës në zgjidhjen e krizës politike në vendin tonë, mbërrin sot në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë 3 ditore.

Vizita vjen në kuadër të përgatitjes së progres-raportit për vendin tonë, por edhe për të parë nga afër zbatimin e rezolutës që Kuvendi miratoi në mbyllje të sesionit, marrëveshje që ktheu në Kuvend opozitën.

Fleckeinstein pritet të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeparlamentarin Ilir Meta, me zv/kryeministrin Niko Peleshi, ministrat Ditmir Bushati, Sajmir Tahiri dhe Milena Harito, kreun e PD Lulzim Basha, si edhe me Avokatin e Popullit dhe përfaqësues të institucioneve që merren me luftën kundër korrupsionit, administratën publike, minoritetet, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e medias.

Raportuesi për Shqipërinë do të marrë pjesë në tryezën e organizuar me ambasadorët në Tiranë, ndërsa do të ketë edhe një takim me kreun e OSBE-së.

Gjatë vizitës 3 ditore të Fleckenstein në Tiranë, mësohet se kryeminsitri do të jetë jashtë vendit në një vizitë zyrtare.

Të premten është parashikuar konferenca për shtyp pas takimit që Fleckenstein do të ketë me deputetët Taulant Balla dhe Majlinda Bregu në lidhje me ecurinë e zbatimit të marrëveshjes mazhorancë-opozitë.

Mësohet se raportuesi për Shqipërinë kërkon të takojë dhe familjarët e një prej viktimave të 21 Janarit, të ndjerit Aleks Nika, raporton Ora Neës.

Kërkesa vjen pasi bashkëshortja e të ndjerit, Rajmonda Nika, i ka dërguar një letër Fleckenstein, ku i kërkon ndërhyrjen e përfaqësuesve europianë që të bëhet drejtësi për 21 janarin.

12 komente në “Fleckeinstein vjen sërish në Tiranë. Takohet edhe me gruan e Aleks Nikës, që kërkon drejtësi nga europianët për 21 janarin”

  1. varja says:

    tashme ne shqiperi eshte instaluar perfundimisht piramida e krimit dhe e korrupsionit…shqiperia eshte parajsa e mafias me ordinere dhe pa kode nderi…Doni te shihni Mafian !? Shihni pritjen e Fevziut me rastin e promovimit te librit te tij ne Pallatin e Brigadave…Njerez nga fundi qe nuk dine se c’eshte vlera dhe mendojne se me rrobat firmato fshehin prejardhjen e tyre…Ata te vrasin

    1. Pelasgian says:

      ” Mafia pa kode nderi ” ——- Ma bukur s’do kisha dit me e shkrujt ! Te lumte ….edhe Mafia ka 1 kode Nderi !

      “FRANKENSHTAJN” TAKOHET PARA ME VRASESIN E ALEKS NIKES —HALEN ILIR META PASTAJ ME GRUAN E TE NDJERIT !!!

      Boooooo sa e turpshme me qene ShqipKAR !!! E pastaj themi qe jo kemi luftu jo kemi qene trima….ne s’jemi te zot as me heq qafe kta klysha qe deri dje as barkun me buk s’mbushnin e tani na jan bo zoter te ktij vendi.

      Shko Shqipkar shko ….mytu n’det se ske as trimni e as burrni …je MUT E BIR MUTI !

      1. kledon says:

        Ti i pari! Yt at i dyti!

        1. Pelasgian says:

          edhe piiiiiiiiiiiiiiiiiiiiidddddddddddddhiiii saaaatam i treti !!!

          I fusim 1 trio un ,plaku im dhe plaka jote e ta bojme plaaaken ” telef ”

          hahahahahahhaahhahaha hajde merr me karroc pastaj

  2. Dea says:

    Ky takim duhet te ishte bere me kryeministrin, i cili e ka premtuar vendosjen e drejtesise per jetet e pafajshme te 21 janarit. S’ka rendesi ka apo jo gje ne dore, atehere mos ta bente kete premtim. Por, nga sa shikoj cdo dite ka shume ne dore, pasi mjafton nje mesazh i tij ne TV dhe gjyqtaret fillojne vetkontrrollin, kujtoni fushaten e patentave apo kete te dritave, te gjithe ne burg. Ligjet aty kane qene dhe para fjalimeve te kryeministrit. Por, kur do kryeministri drejtesia eshte e pavaruar dhe ai nuk ka cfare te bej. Asnje reforme ne drejtesine e shumekerkuar… Zhgenjim vetem zhgenjim, me e pakta qe do bej ne zgjedhje eshte mosvotimi, mungojne alternativat ?

    1. Pelasgian says:

      Alternativen e kishe para 23 qershorit , kishe Aleancen Kue e Zi …ne gjithe Europen levizjet e reja si psh Movimento 5 Stelle , Le Penn , Farage e shume te tjera moren vota nga popujt e tyre pikerisht sepse ishin te lodhur me partite ordinere si te djathtet apo te majtet …vetem ne Shqiperi nuk ndodhi kshtu sepse ShqipKARI ska as tru dhe as nder .

      Ne rradhe te pare Aleksin dhe ata si Aleksi nuk i rrespketoi POPULLI qe e shiti voten per 1 thes miell tek koklopa e pastaj POLITIKA qe eshte gjithmon kurve dhe asnjeher s’mban premtimin e dhene !

      Qe premtimet s’do ti mbante ishte me se e sigurt per mu , qe drejtsi s’do te kishte ( te pakten per Ilirin ) edhe kjo dukej si dielli ne ” sabah ” por qe ti lepihej si kurve Klanit te PD-se kte se kisha besu kurre .

      1. Dea says:

        Ke pothuajse te drejte. Mund tja kisha dhene AK voten, nese nuk do ta drejtonte nje nga personat qe e quaj pergjegjes per shkaterrimin e drejtesise. Sa per 5 Stelle, po shoh nje aktivitet te perafert ketu, po nuk e di jane parti politike apo jo. Nejse, sido te jete, keta qe jane (pozite/opozite) jane nje zhgenjim total.

  3. spartaku says:

    Per vrasjen e Nikes ne demostrate ,faji eshte i Sali Berishes,krimin e dine te gjithe qe e beri ai,por a do te denohet ai per kete dhe krime te tjera qe ka bere?Apsolutisht jo,sepse Saliu eshte njeriu i tyre(i amerikaneve dhe i evropianeve).Mjere ata qe u ndane nga jeta nga dora e zeze e Saliut,dhe mjer familjet e tyre.

  4. pisha says:

    Shqiperia nuk ka per te arritur askund, vetem do zvarritet ne se nuk futet Brenda sali Berisha dhe gjithe pushtetaret e korruptuar.

  5. H. Malo says:

    Te dyja bashke nuk mund te behen: Edhe drejtesi per deshmoret e 21 janarit, edhe zbatim te marreveshjes me Lulin qé i vrau.

  6. shtrezi .L.K says:

    A do mundet shoqeria civile te ngreje ne kembe gjith popullin e ndershem e me 21 janare te kerkojne me forcen e demokracise vendosjen e ligjit! Te kerkoje me fuqine popullore qe vrasesit dhe urdheruesit e vrasjeve te denohen me ashpersin me te madhe te ligjit.?A mund ta beje kjo shoqeri civile siq behet ne Europe apo ne Amerike?Kete nuk e besoj , nuk e besoj sepse ne shqiperi nuk ka as shoqeri civile as demokraci.FALEMINDERIT.

  7. na cane menderen komentuesit ,edhe me e bukura eshte se asnje fjale e tyre nuk ka vlere ne fjalekembimet, sepse jane me pseudonime ,????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje