Paloka akuza Ramës e Tahirit: Kanë lidhje me bandën e armatosur që terrorizoi Tiranën

7 Janar 2015, 13:31Politika TEMA

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri për lidhjet me grupin kriminal që tronditi dy ditë më parë opinionin publik. 

“Faktet tronditëse, të bëra publike, tregojnë qartë se banda e armatosur që terrorizoi Tiranën në përplasje të përgjakshme dy netë më parë, është e lidhur me qeverinë dhe ushtron aktivitetin kriminal me dijeni dhe mbrojtjen e saj.

Oficeri i policisë është në shërbim të bandës. Anëtari i bandës hyn dhe del nga zyra qendrore e Partisë Socialiste.

Të gjithë strukturat e qeverisë ishin dje në dispozicion të kreut të bandës, që nga shërbimet spitalore e deri tek shoqërimi i tij në banesë. Ka të dhëna shumë shqetësuese, se policia ka kryer kontrolle në banesat e biznesmenëve, të cilët janë gjobitur nga banda kriminale”, tha Paloka në një konferencë për mediat nga selia e PD.

Sipas tij, ministri i Brendshëm e di që miku i tij vë gjoba, dhe ai nuk bën asgjë për të mbrojtur viktimat, por u sulet viktimave, për interesat e bandës.

“Pati dje dezinformim të vazhdueshëm dhe mungesë transparence, në favor të bandës.

Këto ngjarje të rënda kanë ndodhur në 24 orët e fundit, që kanë tronditur mbarë opinionin publik, dhe gjithë qytetarët e vendit.

Vetëm Edi Rama hesht. Asnjë fjalë, asnjë reagim. Ky aktivitet kriminal ndodh sigurisht në dijeninë e tij të plotë. Rama ka përfituar nga shërbimet e bandës gjatë fushatës zgjedhore, në blerjen, e në marrjen me forcë të votave.

Tani, ai po i kthen bandës favoret, duke i ofruar shërbimet e tij. E lejon të vërë gjoba e të terrorizojë biznesmenët e qytetarët. U jep oficerë policie në dispozicion për t’i dhënë siguri dhe mbrojtje.

Kujdeset për bandën në cdo drejtim që armët të mos gjenden, provat të mos gjenden, që kreu i saj të mos qëndrojë më shumë se disa minuta në zyrat e Drejtorisë së Policisë.

Këto janë të vërtetat e kësaj qeveria. Kështu sundon oligarkia në pushtet. Me bandat, nga bandat për bandat”, tha Paloka. /gj.k/

12 komente në “Paloka akuza Ramës e Tahirit: Kanë lidhje me bandën e armatosur që terrorizoi Tiranën”

  1. sherifi pekin says:

    sajmir tepelensi ogici i rames i ben keto pune !

  2. taqi says:

    sna the ndonje gje qe se denim

  3. anonim says:

    Nuk quhet e verteta kur thuhet nga PD! Ky eshte qendrimi i qeverise dhe mediave prane saj. Ndersa populli eshte injorant.

  4. gegetoske says:

    PUTANAT-PARTI VAZHDOJNE SHERRIN……. Dikur benin debat shume te ashper! Erdhi momenti kur fyerjet arriten kulmin. Njera i tha tjetres: “Mbaje kopilin, oj KOPILMADHE”!…..Dhe kopilat nuk kane te sosur ……Jane pjella te putanave -PARTI! I kemi cdo dite para syve. PUTANAT- PARTI NGA MENGJESI E NE DARKE PARA PASQYRAVE PUDROSEN E PARFUMOSEN, ZGERDHIHEN E ZHGERLAQEN-KOPILAT JANE NE FRONT TE LUFTES! Ata vriten per idealet e PUTANAVE-PARTI: -Vjedhjen,vrasjen,poshterimin,varferimin e popullit! PUTANAT-Parti,i jane sulur ketij populli si hijenat,si kanibalet! NUK NGOPEN DUKE PIRE GJAK E DJERSE SHQIPTARI! Zoti vendoste DREJTESI ne kete vend!

  5. Toni says:

    ooooooo cuni i tonin palokes po nuk na the njehere per ate plakun tend se car detyre ka pasur ne min-e brendshme ne kohen e PPSH-se ku kryetari yt sali ram berisha ishte sekretare,dekriminalizimi duhet te filloje ne SHQUP ku perbehet nga spiune-agjente shume ngjyresh-vrases-etj e mbaro tek burgaxhiu RISTANI,po mire more plere e tonin palokes po shiku famekeq i gazidedes qe sot drejtohet nga krahu i djathte i gazidedes visho lika-ajazi bastard me 2-nenshtetsi car bon apo nuk shkoqitet duke pergjuar Edi Ramen-Ilir Meten-ministri-trup dipllomtik-etj per hesape te skizo-psiqikut sali ram berisha turp tju vije plera+funderrina te shoqerise…

  6. hugo says:

    makina e djalite te babajte tyre dhe rama te jete organizator i grupite i ku di une te tilla gjera te sajuara nga keta te pd zore se ka rob qe i ha keto gjepura

  7. gloria says:

    Po te jete per PD shume mire qe kane lidhje me banden biles te kene t’a drejtojne kunder teje thuthuqsumsynet,pavaresisht se leviznin me makinen e Shkerdhenit.

  8. Ai says:

    Pastrohuni njehere nga 21 Janari dhe Kulicaj pastaj flasim per bandat e sotme. Jane konsum per politikat e dites apo te verteta te frikshme.

  9. leka says:

    Paloqe je bere kryegorja e Shqiperise bashke me Ristanin, duke shpikur lloj lloj akuzash gjoja per te bere opozite.Harrove se kjo bande dhe Shullazi ne zgjedhje e fundit ju sherbenin ju duke i bere presion opozites se atehereshme, pra PS, ndersa sot sic llap tutori juaj, qenken ber me Ramen dhe Tairin. Opozita ka per detyre jo te bej llogje, po ne se ka prova ti. tregoj ne prokurori ,dhe ne rast se jane te verteta te denohet dhe Rama dhe Tahiri.Ju genjeni shume prandajk populli nuk ju beson , por fajin e ka mazhoranca qe nuk ju padit per shpifje prandaj llapni cdo dite. Ti je kaq halabak sa Strazimiri nuk beri padi per grushtin qe hengri po ti si trim qe je dorezove padine ne prokurori dhe mire bere.

  10. ismeti says:

    ky me te vertet shtaz e kaluar shtazes bile edhe shtaz e pir

  11. qytetari says:

    Sa mire e njohin njeri tjetrin keta horra!

  12. petrit zela says:

    Zotni Paloka; Eshte turp per ju qe akoma vazhdoni ti bini fyellit me nje vrime..Shikoni mire nga syte,dhe degjoni mire nga veshet,se populli
    nuk merret me me budallalleqet e juaja dhe ajo pjese e tij, qe ju ndjek
    sot nga pas jane debitor ndaj jush,dhe shpresojn se mos I bien ato te dashit…. ne toke.Kaloi ajo kohe kur shqiptaret,te lodhur nga padrejtesit e shekujve,sorrat dhe korbat i konsideruan shqiponja….
    Jini me serioze ne mardhenijet me politiken,se me keto veprime te pa pergjegjeshme qe ju sot jeni implikuar ,jo vetem qe demtuat imazhin e pd-es por dhe te kombit shqiptar n’arenen nderkombetare..Hipokrizija nuk eshte ngjyr e natyres shqiptare. Ndersa ju te pd-es,sot ne saj te hipokrizis po mundoheni te mbijetoni..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje