Nga Ben Blushi
Pas linçimit të gazetës Charlie Hebdo një gjë është e sigurt: nesër Evropa nuk do jetë me ajo që ishte dje.
Në një ditë si kjo, kur e fundmja dhe më e pumundura gjë që mund të kesh është shpresa, unë besoj se maskat mesjetare që masakruan Charlie Hebdo, duke dashur të vrasin frymëzimin, pasionin për të ndryshmen dhe shpirtin e lire e antikonformist, në të vërtetë na kanë dhënë shpresë. Shpresoj që ato e kanë zgjuar Evropën nga gjumi. Të paktën kështu besoj. Ose kështu do doja të besoja.
Si dikush që ka punuar në një gazetë, unë mund të imagjinoj çdo të thotë tëjesh duke shkruar dhe njënjeri me kallashnikov të të vijë tek koka dhe të të hedhë trutë në erë sepse beson që ajo që ti po shkruan rrezikon civilizimin dhe identitetin e tij.
Me siguri maskat kanë ndjerë një ethe triumfi duke kaluar nga një trup në tjetrin, nga një kokë e shpuar në tjetrën, ndërsa ata që po vriteshin, të hutuar dhe pastaj të poshtëruar nga pamundësia për t’u mbrojtur kanë ikur pa patur kohë të mendonin.
Por ne na takon të mendojmë edhe për ta.
Sot është dita e gabuar për të thënë të vërtetën e hidhur sepse zakoni e do që në funeral nuk thuhet e vërteta për të humburin dhe aq më pak për viktimën. Por nuk mund të mos them diçka për sa kohë që besoj se Evropa është deri diku përgjegjëse për vrasjen e Charlie Hebdo për shkak të apatisë, lodhjes, përgjumjes dhe humbjes së busullës në një botë e cila është bërë kaq e pasigurt dhe e rrezikshme edhe për këto arsye.
Për ne që jetojmë në cep të kontinentit duket tejet dramatizuese dhe e shtirur të qajmë më shumë se ç’duhet për fatet e Evropës, ndërkohë që kushdo do kishte të drejtë të më thoshte: ça thua, ne kemi hallet tona dhe ato s’janë pak. Por kujtdo që në mënyrë legjitime mund të ma bëjë këtë pyetje dua t’i them: a mund ta imagjinosh se çfarë hallesh do kemi sikur Evropa të masakrohet, të vritet dhe të zhduket, njëlloj si Charlie Hebdo?
Çfarë ndodh me një varkë në mes të detit kur sheh se bregu drejt të cilit ka 100 vjet që udhëton sapo shfaqet, zhduket dhe humb në fund të ujit? Ja kjo do të ndodhte me ne, nëse bregu ikën, zhbëhet dhe fundoset. Natyrisht ne s’mund të bëjmë më shumë ose ndoshta s’mund të bëjmë asgjë sepse në një funeral të mbushur me ulërima, ankimet e vogla nuk dëgjohen.
Megjithatë ne që jemi sot në varkë dhe prej aty shohim se si bregu lëviz, tronditet dhe nga tronditja mund të zhduket, kemi të drejtë të kemi frikë dhe të pyesim: Çfarë ka që nuk funksionon me civilizimin tonë? Po me demokracinë tone tregtare? Pse nuk e duan? Pse duan ta fundosin? Pse duan ta vrasin apo ta ndryshojnë deri aty ku mos të jetë më ajo që ishte? Kush janë ata që duan ta shfarosin?
Ajo që mendoj është edhe më e rëndë: Ata jemi ne.
Maskat islamike që vranë Charlie Hedbon me siguri janë fëmijë emigrantësh të lindur në Evropë, ashtu siç janë shumica e ithtarëve të ISIS në Siri, ashtu si xhihadisti Xhon që në pesë muaj ka prerë pesë koka gazetarësh duke i shpallur vrasjet e veta si kronika bujqësore me një anglishte të kulluar londineze. Kjo do të thotë se ata që e përbuzin dhe e rrezikojnë civilizimin që kemi, kanë lindur këtu. Ata janë ne. Ata janë evropiane që nuk e duan Evropën.
Edhe maskat e Charlie Hebdo janë francezë. Ata nuk kanë ardhur nga Siria, as nga Iraku as nga shkretëtira. Ata kanë lindur në Francë, kanë mësuar gjuhën në shkolla franceze kanë shijuar lirinë dhe të drejtën e punës njëlloj si francezët e tjerë.
Nga dolën ata pra?
Besoj se e di nga dolën. Nga depresioni, nga papunësia, nga korrupsioni, nga ngathtësia, nga mungesa e ideve, nga cektësia e liderëve, nga ngutja për nënshtrim financiar, nga arroganca injoruese e Evropës së veriut ndaj Evropës së jugut, nga nevoja që një pjesë e kontinentit ka për të dominur pjesën tjetër, nga eksperimentet e pafundme fiskale, nga polarizimi, nga pabarazia, nga kurrnacëria, nga austeriteti i stërzgjatur, i padobishëm dhe kërcënues që po e shndërron në treg atë që dikur ishte krijuar për të qenë një shtëpi.
Dallimet kulturore në Evropë sot janë kthyer në dallime pasurie. Unë jam i pasur, ti je i varfër. Prandaj duhet të bindesh. Suvaja e solidaritetit ka plasur duke lënë shumë të çara përmes të cilave hyjnë maskat e Charlie Hebdos. Kjo është e vërteta. Evropa po ushqen ata që nuk e duan duke u hequr bukën atyre që e duan. Dikur ajo krijonte kundërshtarët e vet dhe kjo ishte demokraci. Sot ajo po krijon armiqtë e vet dhe kjo është barbari. Me naivitet mund të thoshte kushdo. Me mediokritet do të ishte më e vërtetë të thuhej.
Nga ana tjetër do të ishte e gabuar, e cekët dhe justifikuese të thuash se islami është në një fazë revolucionare, anarshiste, marksiste dhe prandaj reagon dhunshëm duke vrarë Charlie Hebdon. Unë them se jo. Ose, nëse pajtohem pjesërisht, them se kjo është e vërtetë vetëm pjesërisht.
Islami që masakroi Charlie Hebdon mund të ketë gene arabe, por ai është rritur në Evropë. Ai është islam evropian. Aty ka mësuar të flasë, të lexojë, të punojë dhe të reagojë. Ai i ngjan kërpudhës. A do të kishte kërpudha nëse pemët nuk do të bënin hije?
Islami që vrau Charli Hebdo nuk është vetëm mall importi. Ai është hibrid sa ç’është edhe klon. Ai jeton në Evropë dhe ushqimi i tij i përditshëm është papunësia, mjerimi, pabarazia dhe mungesa e shpresës. Disa evropianë me rracë dhe identitet të ndryshëm reagojnë duke vrarë gazetarët, ndërsa disa të tjerë reagojnë si grekët duke vrarë partitë e tyre tradicionale. Siç po ndodh.
Në një kuptim të gjithë antievropianët evropianë po reagojnë kundër të njëjtit shkak, me mjete të ndryshme, por me pasoja të ngjashme. Nëse një i papunë, një i mjerë dhe i pashpresë në Greqi do të ishte kishte gene të tjera kulturore edhe ai do të ishte kthyer në maskë islamike si streha më e sigurt për të mbrojtur veten. Grekët kanë zgjedhur të zgjedhin një parti antievropiane dhe unë nëse do isha grek do të kisha bërë si shumica e tyre sepse nuk do gjeja rrugë tjetër për të kthyer në shtëpi atë që po kthehet në treg. Natyrisht nuk do kisha vrarë njeri, por do kisha votuar për të vrarë një sistem. Ndoshta paskëtaj, mendojnë grekët, vjen shpresa siç vjen një shpëtim nga një mbytje.
Ndoshta, them dhe unë, i prirur të besoj se kujtimi i dhimbshëm i Charlie Hebdos na jep shpresë sepse maskat që e vranë kanë një veti që fytyrat nuk e kanë: ato duhet t’i zhveshësh para se t’i njohësh. Dhe Evropa ndoshta do të zgjohet për t’i njohur. Shpresoj shumë.
Në kujtim të Charlie Hebdo dhe të gjitha kujtimeve të ngjashme që nuk dua t’i kem.
Ju lumte Ben Blushi.Keni shkruar si gazetar dhe politikan.Nje shkrim mesazh pe Europen dhe boten.
Lere Europen, se i di me mire e ty punet e veta, or cun !
Shume e ke tjere kete muhabet, or cun !
E di si i quajti nje kolegu yt francez, kur e pyeten se cfare jane keta vrases?
Ai ju pergjegj vetem me 2 fjale :
“Ils sont des conards”! = Ata jane trapa.
Shkrim idiot I një pordhaci që s’e ka fare idenë se ku qëndron vertet forca e Europës dhe shoqerive moderne e te hapura kunder barbarisë mesjetare. Shkrim I nje personi të vogel e adoleshentar ne periferi Te Europës qe kujton se eshte qendra e botes.
Orthodoxe i devotshem eshte ky ben blushi “beje Zote lluge e te triumfoje orthodoksia” evropa nuk do Jete ajo qe ka qen dje edhe per Islamin edhe per orthodoksin e Russin, pansllavizmi russo orthodokse eshte rreziku reale i evropes o ben blushi ooo ekstremist Orthodoxe, shtetet arabe muslimane edhe ashtu nun kan potencial,,, per me rreziku evropen,
Interesant fakti gjdoher pioner ky ben blushi per me komentu ngjarjet qe kan te bajn me muslimanet, si nuk na bane njeher nje shkrim per russin orthodokse o ben lepurush blushi,
O Blush…po thuaj ate qe ke ne mendje dhe qe e dime te gjithe dhe mos bej filozofin. Se papunesia dhe verferia nuk sjedhin terrorizem o Blush. Duhet dicka tjeter qe ti nuk po e permend. Duhet ideologjia.
Krishterimi e ka pershkruar rrugetimin e tij reformator. Dhe ka krijuar shoqeri te hapura dhe me liri.
Ndersa bishat e shkretetires dhe feja e tyre ka vetem ideologji urrejtje. I ndryshmi eshte armik. Dhe armikut i pritet koka. Ka 13 shekuj qe kjo fe eshte vetem ne agresion. Dikur Egjipti, Siria, Palestina ishin toka te krishtera. Lere pastaj Azine e vogel dhe Ballkanin me Shqiperine tone mikroskopike.
Sot ke nje oqean qe shtrihet nga Azia deri ne Atlantik me kafshe qe pellasin 5 here ne dite. Ke prapambetje.
Dhe tani tani objektivi eshte Evropa. Zemra e Evropes….Parisi Blush!
Shpresoj qe Evropa te zgjohet nga gjumi. 10% popullsi islamike ne France jane shume. Rregula te reja mbareevropiane. Nqs do te jetosh ne kete kontinent respekto rregullat ose ik nga erdhe. E thjeshte.
Alternativa eshte vdekja e ngadalte. Te shohim se c’do ndodhe.
E vetmja gje e mencur qe ke thene Ben: “Europa po i heq buken atyre qe e duan dhe po ushqen ata qe e urrejne”! Nuk e di nese eshte e jotja apo e huazuar, por permbledh gjithcka
ore budallenj. po pse me te vretete mendoni se dikush per nje karikature vret 12 persona me kallash ne mes te Parisit? une personalisht mendoj qe kky eshte nje presion qe grupe qe duan lufte brenda Nato i bejne Presidentit Hollande i cili ne Dhjetor ne nje interviste ne TV deklaroi qe eshte per heqjen e sanksioneve ndaj Rusise. Ekonomia franceze eshte ne ditet e saj me te keqija dhe sanksionet nuk demtojne vetem Rusine por dhe Evropen. Dhe Franca ka nja 2 luftanije te medha qe duhet tja shesi rusise por qe Nato nuk e len. Ben blushi flet perralla me mbret per emigrantet.
http://www.usatoday.com/story/opinion/2015/01/07/islam-allah-muslims-shariah-anjem-choudary-editorials-debates/21417461/
artikulli ne usatoa.com ne lidhje me ngarjen.
e kundert nga kjo e blushit
o blush…..po ne fund….si gjithmone i more me te mire greket e??? mos ki merak se kane dhe ata celula terroriste
E tmerrshme kjo qe ndodhur dhe jam plotesisht me ty dakort per shkaqet qe shume njerez po afrohen me keto grupe terroriste POR diferenca eshte kjo qe islami ska lidhje me keto lloj monstrash qe jane totalisht te devijuar dhe ne kundershtim me islamin PRA nuk ka islami evropian apo islami arab etj etj.. Islami eshte 1 dhe eshte fe nuk ka lidhje me dhunen ..Fakti qe ato vrasin e presin ne emer te Islamit nuk do te thote asgje kur ajo cfar eshte dhe perfaqeson ISLAMI I VERTETE eshte KOMPLET E KUNDERTA.. Si njeri intelektual duhet ti dini disa terma dhe ku e si perdoren ato. Nuk eshte ISLAMI problemi, problemi jane terroristet qe po perdorin kete fe normalisht me shume prapaskena ..mos harroni shume luftra ne bote jane bere gjoja per paqen e qindra mijera vete kane vdekur pyetja eshte VERTETE PER PAQEN JANE BERE KETO LUFTRA?? Te gjithe e dime qe jo.
prap ti ore palioarapi me kete ISLAMIN ”paqsor”!!
yyyyyyyssssshhhhhhhhhhh…………………
Pse me ngjitesh si m*** pas kepuces o Janulla…Islami eshte PAQE…Islamin Terror e do politika e bota dhe eshte ceshtje tjeter shume me e thelle ..POR QE TI SMUND TA KUPTOSH…TRURI KA TE BEJE SHUME.
Po si nuk paska lidhje me dhunen nje fe profeti i se ciles ka qene kryegjeneral dhe ka marre personalisht pjese ne dhjetra beteja?! Ose je injorant, ose je mashtrues!
Adi te pyes sinqerisht..Kete info e ke te sakte dmth ke lexuar seriozisht mbi kete gje? Po Kuranin e ke lexuar? Flas qe flet me kaq kompetenca…Po te kesh lexuar si mbi pyetjen e pare dhe po ta kesh lexuar KURANIN me beso nuk do ishe ketu duke bere kete pyetje …Injoranti ne ket mes besoj se del dikush tjeter mashtrues gjithashtu. Gjithe te mirat dhe thellohu vete ne ca gjera me qe e merr mundimin dhe te diskutosh se eshte turp te besh kopetentin me genjeshtrat e dikujt tjeter !
Sa per te te dhene nje shembull; Beteja e Bederit cfare ishte? Apo nuk quhet lufte? Po luftrat kunder fiseve arabe pagane dhe cifuteve? Qe ne gjeneze kush nuk eshte bindur me fjale eshte nenshtruar me shpate dhe kjo eshte e verteta.
Vazhdoj te jem i mendimit qe ose je injorant i historise (ne mirebesim) ose mashtrues
Nderkohe un jo vetem vazhdoj te mendoj por edhe bindem qe injoranti dhe mashtrusi ne kete mes je ti. Nuk mendoj se meriton nje pergjigje per sa kohe ta thashe edhe me siper je totalisht i painformuar. Minimumi qe duhet te besh kur merr mundimin te diskutosh eshte te lexosh Kuranin apo hadithet te cilat flasin per jeten dhe veprat e profetit Muhamed jo per te te bind ty po thjesht po te jesh i zoti te gjesh ndonje vertetesi ne ato qe dyshon apo ndonje gje per te cilen te dalesh kundra!
2 gjera : 1) Lufta ne islam pranohet vetem ne momentin qe behet fjale per vetmbrojtje (ne asnje moment te pushtosh, vrasesh apo cdo gje tjeter per hapjen e fese islame dhe per asnje aryse tjeter eshte e thene shume qarte , ne momentin qe nje gje e tille ndodh ne emer te islamit dije mire qe nuk e ka askund te diktuar kete gje perkundrazi eshte i devijuar nga feja dhe po ben nje mekat te rende duke perdor islamin per nje devijim nga koka e tij, atyre etj etj )
2) “Te vrasesh nje njeri eshte sikur te kesh vrare gjithe boten ” thuhet qartesisht ne fene islame. Nje akt tjeter i rende eshte VETVRASJA e cila NDALOHET KATEGORIKISHT (ne kete rast flasim per gra, burra terroriste te cilat hedhin veten ne ere me bomba ne emer te islamit ..po flasim per vetvrasje e cila eshte rreptesisht e ndaluar dhe ne asnje varg nuk kerkohet te vritet vetja, te sakrifikohet apo cdo lloj gjeje tjeter prandaj edh ene kete rast kemi te bejme me persona te devijuar te cilet e interpretojne sipas qellimeve apo deshirave te tyre te semura islamin)
TE THASH VETEM 2 GJERA BAZIKE THJESHT TI KESH PARASYSH TE KUPTOSH VAZHDIMSINE…sa per luftrat qe the ti me izraelitet etjetj prap te sygjeroj ta lexosh ne Kuran ..lexoje per kuriozitet thjesht qe mos te mbesesh pre e genjeshtrave sipas oreksit apo deformimeve !
Xhamija nuk futet ne thes! Dhe e verteta nuk fshihet. Ka marre pjese profeti ne me shume se 30 beteja? Ka dhene urdher te vriten rober? Ka qene ne krye te ketyre betejave. Nese nuk eshte e vertete na trego si paska qene historia e tij. Se ndoshta ne versionin tend eshte ndryshe. S’ke pse del fare nga tema dhe me ben reklame sikur do te me shesesh ndonje Kuran. Sa per ate qe ne Islam lejohen vetem lufterat mbrojtese kjo sdo thote asgje. Ne cdo lufte qe eshte bere ne planet te gjitha palet kane pretenduar qe e benin per mbrojtje; madje edhe Hitleri.
Sa kollaj qe e gjete ,bravo.Cthua more xherah ,ka te papune edhe shqiptare ,turq ,ish jugosllave etj. Por nuk ja e terroriste ,vrasin por per perfitim ose per ordineritet.Keto I bejne Arabet , se e ka e ne gen pabesine ,fanatizmin e gjithe kusuret.
DUHET TE KUPTONI SE SA SHERbiM TE MADH I BEN NJEREZIMIT IZRAELI.
Je suis Charlie!
O Benke, une them te zgjidhim problemet tona, se boll kemi.
Problemet e Evropes t’ja leme Evropes ti zgjidhi.
Ti shiko ta permbledhesh ate kapedanin tend mavi qe te beje ndonje pune, se deri tani vetem selfie kemi pare.
une kam frike se europa do zgjohet por gjithashtu do na distancoj neve si nje vend mysliman pavaresisht se ju thoni qe ata nuk jane mysliman po thjesht gjejne ngushellim per shkak te krizave te ndryshme
http://bit.do/charlie-hebdo-duhej-te-vdistee
Mire i ke renditur BEN problemet dhe te keqiat e leshqeneve muslimone por hapini syte mire se jetoni ne nje shtet me 87% sunite,idhtare te Allahut………
Kjo ngjarie tu hape syte dhe mos e lini ”gjatoshin” te thote budalleqe se Dogani eshte ”byrazeri” juaj!!! dhe se ndertimi i big xhamise ne tirone eshte nje tolerance civile ndaj islamikeve……
O Beno informohu mirë!
Charlie Hebdo nuk është vrarë.
Kush e ka vrarë lirinë deri më sot që ta vrasin këta?!
Shume jane perpjekur, askush nuk e ka vrare dot. Ndoshta nderimi me i madh qe mund ti behet ketyre herojve te fjales se lire, eshte te protestojme edhe ne per ndertimin e xhamise ne mes te Tiranes. Qsgje e mire nuk do na vije nga ajo, pervecse pergatitjes nen rrogoze te ushtareve te GJARPRIT TE ZI.
Boll na helmuan per shekuj me rradhe, tani ne duam liri e paqe.
O Beno ja ke fut pordhes. Edhe ne kristianet e Shqiperise jemi me te varferit, me te diskriminuarit ,me te perbuzurit e Europes ,por nuk kemi vrare shkaktaret e ketij mjerimi e jo me te vrasim gazetare. Islamizmi eshte djalli dhe si i tille duhet luftuar ne rrenjen e vet….tung
Ben blushi pene e forte, bravo! Deri para 6 muajsh e paragjykoja per librin hena e shqiperise, qe ishte sa real po aq dhe I frikshem. Sot is nje votues I se majtes pajtohem me ate liber qe te rrenqeth me ate qe po jetojme jo ne 2020 por ne 2015. Shqiperia e copetuar midis barajktaresh te vegjel nga lokaliteti e deri tek beu I madh ne qender, dmth nga ai kryekomunari a kryebashkiaku I korruptuar e arrogant e deri tek kryetari I partise qe merr gjoben e ben planet jo per te vendosur me te zotin ne krye por me spiunin, me te korruptuarin, me te pasururin qe eshte pasuruar duke pire gjakun e te varferve.kryetarit I duhet ai pra, ai qe kemi degjuar, ai qe eshte me horri, beu I lokalitetit. E pra kjo eshte europa qe kemi pare qe I jep doren te korruptuarve ne menyren me hipokrite dhe te turpshme. Ben blushi mbase ka ardhur koha qe te ndertohet nje gjykate nderkombetare antikorrupsion, e cila duhet te kete mandatin te hetoje e gjykoje cdo lider te korruptuar, korrupsioni sot eshte me I poshter se spastrimi etnik, se sa krimet e luftes, eshte te vrasesh te sotmen dhe te ardhmen pandalshem. Respekte ben blushi.
Sot vdiq:
1.Lirija e shprehjes edhe e shtypit
2.Sigurija e jetes ne Europen e qytetnueme
3.Charlie.
Veç xhihadi asht gjalle.
Mos u lig kaurr. Ky eshte alarm per rizgjim per ti mbrojtur ato qe permende. Fatekeqsisht te vraret nuk do te kthehen. Jam i bindur qe kur kjo te merr fund xhihadi nuk do jetoje me.
Sot per sot qindron ajo çka kam shkrue. Se ça ndodhe neser apo mbasneser, ate ka me e diftue koha. Kam pase shkrue deri para pak javesh me pseudonimin “realisti pesimist”. Te shpresojme qi pesimizmi jem ka me kéne i rrème.
Mos u bej pesimist perseri. Do te kete drite ne fund te tynelit. Europa nuk eshte aspak e sigurt si me pare, por tani U ZGJUA DHE E PRANOI ME NE FUND QE KA NJE PROBLEM SHUME TE MADH PER TE ZGJIDHUR,” KANCERIN ISLAM”.
Tani jemi te lenduar, po neser ( ne te ardhmen) do festojme.
PEGIDA.
Shkrim i perkryer. Jo vetem konstatim, por edhe analize e shkakut dhe ne fund parashtrimi i zgjidhjes. Faleminderit z. Blushi sepse mesova dicka. Shqiperia ka nevoje per njerez te tille si lidera dhe jo nje te marre apo i cmendur qe kemi per kryeminister.
Me gjithe respektin per Ben Blushin, mendoj se ja ke futur kot. Ky sulm sikur edhe sulmet tjera para ketij jane alarme pe zgjim te civilizimit Perendimor. Civilizimi jone eshte ne lufte me nje armik qe gjithemone ka qene aty, por ne shekujt e fundit ka qene ne defansive. Armiku eshte nje civilizim tjeter ai arabo-islamik i cili nuk ka pasur as Rilindje, as Iluminizem, as Revolucion Borgjez Francez. Pra nje civilizim i cili eshte ne nivelin e krishterimit te shek. XV kur digjte Gjordano Brunon dhe kercenonte Galileo Galileun per fjalen e lire. Terroristet sot vrane pikerisht njerezit qe kishin perdorur lirine e tyre te shprehjes. Fatekeqesisht kjo ka implikime edhe ne sigurine e kombit shqiptar i cili edhe pse ne shumice me orientim euroatlanik per shkak te historise eshte i cenueshem pasi qe nje numer i madh ndan religjionin me kete civilizim kundershtar dhe shpesh nuk jane te vetedijeshem kur zhyten ne situata qe jane ne kundershtim me interesat kombtare.
Bravo Beni !
Nje analize brilante e shkaqeve sociale, politike dhe e
psikologjise se me te kamurit, me te pasurit me te mireqenit
te akteve terroriste me ngjyrime fetare.
Evropa duhet te shkundet nga gjumi dhe ti ktheje syte
nga te vertetat te cilat, edhe pse jane te hidhura e te dhimbshme
duhen pranuar e riparuar.
Por duhet te nxjerrin mesime edhe politikanet tane te cilet,
shpesh here e trajtojne popullin dhe hallexhinjte si kategori te
dores se dyte.
“Ruaju nga i zemeruari, i perbuzuri dhe i urituri”,thot Theofani,
nje sociolog i hershem grek.
Çfarë tani, ti marrim me të mirë xhihadistët.
Xhihadistë duhet të vriten pa asnjë diskutim kudo që janë.
Ben pa komplimente je thesar I penes dhe I politikes dhe shkrimi yt eshte analize , kritike dhe zgjidhje e botes ku jetojme , ku hipokrizia,mashtrimi dhe krimi po krijojne skllaverine moderne te suportuar nga politikan qe nuk ja gje tjeter por falanga te zgjedhura te kapitalit qe krijoi kete bot te shkerdfhyer ku krimi sundon dhe mbreteron dhe ndershmeria eshte perfaqesuesja me e denje e skllasverise se sotme.Viti 2015 do jete viti ku skleverit modern do ngrihen se nuk kane cfar humbin ne kete jete qe zoti njehere na bien.
Jo! Ti gabon Ben! Ata nuk dolen as nga depresioni, as nga papunesia, as nga korrupsioni, as nga arroganca injoruese e Evropes se veriut ndaj asaj te jugut dhe as nga shume arsye te tjära qe ti beson se i di. Jo, nuk eshte asnje prej tyre. Ata nuk luftojne dhe vrasin per Europen qe Ti dhe qytetaret e saj enderrojne. Ata nuk kane lidhje me ide revolucionare dhe as demokratike. Ata nuk shqetesohen as per papunesine, as per korrupsionin dhe as per diferencat midis Veriut dhe Jugut. E perse te shqetesohen per keto kur ata jetojne ne Londer, Paris, Bruksel apo Stokholm, aty ku te ardhurat nga sherbimi social jane me te larta se paga mesatare e punonjesve te vendeve mesdhetare? Keshtu qe Ata nuk luftojne e vrasin as per solidaritet per katoliket e Romes, Madritit e te Lisbones dhe as per ortodokset e Athines. Mbi te gjitha Ata nuk lufojne e vrasin per nej Europe te lire. Perkundrazi, eshte qyteterimi, kultura, civilizimi, demokracia, liria, zhvillimi dhe gjithshka europiane qe Ata i tremb. Ata me fanatizmin e tyre islamik ngelen armiq te betuar te Europes! Endrra e tyre eshte vdekja e civilizimit Perendimor duke e zevendesuar me sundimin e ligjeve islame!
shume mire qe ka njerez si puna jote qe e vene trurin ne pune dhe analizojne, jo si ca qe vrapojne yyrra byrra bravo. po problemi eshte se kujt po ia thua. ky K…. kujton se ka zbuluar ameriken. ta iluminoje dikush ket pseudoanalist se masakrat vrasjet perdhunimet skllaverimet ne emer te ideologjise se islamit qe predikon xhihadin pra luften e shenjte ndaj te “pafeve” kristianeve dhe cdokujt jomyslimani kane me shume se 1400 vjet qe ndodhin dhe nuk jane pasoje e korrupsionit e papunesise, mjerimit apo mungeses se shpreses ne europe. mjafton pak vullnet e kohe e lire qe ky loqe te kuptoj se keto qe po heq sot europa i kane hequr shume kohe me pare hindute, aziatiket, afrikanet, armenet si shkak i ideologjise se islamit.
e sa per europen, mire ti behet se po vuan per shkak te pergjumesise se saj dhe tolerances se tejskajshme saqe sot kompanite europiane pranojne te ndryshojne etiketat e amballazhit te akulloreve sepse piktura ngjan me shkrimet e shenjta te islamit, apo subway pranon te mos shese hamburger me proshute te pjekur se ofendohen 10 apo 20 arabe ne lagjen ngjitur. ne momentin qe ti pranon qe i ardhuri ne shtepine tende te te ndryshoje rregullat e shoqerise tende, ke marre fund!
Me kete fjaline e fundit i ke thene te gjitha. Europa ketyre u nderton xhami ne mes te kryeqyteteve te medha, kurse keta ne vendet e tyre prishin kishat. Dhe pastaj bejne si viktima dhe qahen e ankohen. Keta vuajne nga kompleksi i inferioritetit, prandaj ndodhin keto gjera. Kjo gazete franceze eshte tallur me gjithe personalitetet fetare dhe politike te botes. Dhe te gjithe jane sjelle me buonsens. Vetem keta shajne e vrasin se gjoja u ofenduan.
Jam shume dakord me analizen tuaj. Se po dalin keta terroriste si “te varfrit” qe luftojne “te pasurit”. Ata jane vetem persona te semure qe urrejne cdo qelize te civilizimit europian. Europa duhet te forcoje ligjet, mendoj une, te gjithe monstrave qe kane shkuar per te luftuar ne Siri per Kalifatin, t’u hiqet shtetesia dhe mos lejohen te kthehen me ne vendet e tyre, per asnje arsye. Ne shume vende, dhe ne Shqiperi, pakicat kerkojne gjithmone e me shume te drejta, bile, ne disa raste me shume se shumica, jane ata mbi te barabartet tani. Duhet te kete gjithmone nje kufi.
Europa duhet të ribotoje dhe të lexojë librin e shqiptarit të Madh Marin Barleti “Rrethimi I Shkodres” per të pa se kush ishin dhe kush jane islamiket.Te gjithe islamiket e botes per gjate shekujsh nuk kane asnji ndryshim,të gjithe gjithmone kane nji ftyre :Kriminele.
Po c`te duhen gjurmet kur ke ujkun?
C`rendesi ka shkaku kur pasojat duken te frikshme?
A nuk ngjall frike nje sulm i tille?
A nuk ngjall urrejtje nje sulm i tille?
A nuk ngjall agresivitet nje sulm i tille?
A nuk jane frika, urrejtja dhe agresiviteti vdekja e “Liberte, Egalite, Fraternite” qe kane qene themelet e Europes moderne?
C`rendesi ka kush e beri, pse e beri dhe si e beri. Rendesi ka reagimi dhe gjasat jane qe reagimi te jete forcimi i LePeneve, KrisiAvgji-save, UKIP-save etj te sojit te ketyre.
Feja myslimane ju qine r???.vatikani plat pedofile
Nuk kisha lexuar ndonje here ndonje shkrim me te ceket. Shkaku na qenka papunesia, varferia e ca te tjera qe na i paska Franca. Po niveli i jeteses ne France eshte i larti ne Europe o gazetar politik.Islamizmi eshte nje ideologji qe nuk ka te beje me varferine apo pasurine. Absolutisht nuk ka te beje sepse vine miliona dollare nafte dhe ushqejne terrorizmin ne Europe. Ka njerez te mencur ne bote qe kane thene se luftrat e ardhshne do te jene kulturore dhe fetare e ja ku po vine, po ti o Ben Blushi nuk i sheh se nuk desheron ti shohesh. Mire kur nuk na fole per luften e klasave ne France.Franca Gjermania e Anglia e kane nje gabim tye madh, kane lejuar ardhjen e miliona arabeve ne shtetet e tyre dhe ja ku vjen bumerangu. Ata duhej te lejonin te emigronin ne keto shtete popullsi europiane sepse jane brenda nje kulture, si te thush brenda nje familje.Bejne zgjidhje te gabuara, 5 milion turq ne Gjermani nderkohe qe shqiptaret nuk i pranojne ne emigrim.ka ardhur koha qe Europa ti degdise ata qe jetojne ende si ne koloni arabe brenda Europes serisht nga kane ardhur, serisht ne vendet e tyre e atje te bejne te tilla masakra keta perbindesha qe po mi zvogelon aq shume gazetari politik sa sikur u qan hallin. Kaq i ceket nuk mund te jete asnje gazetar e asnje politikan.
Nuk jam absolutisht dakort me ju Zoti Blushi. Dhe shtoj se jam teper i zhgenjyer nga ju,mbase me teper se kaq.
Po perse nuk jam dakort.
Qe ne momentin qe filloni te shtjelloni te vertetat e hidhura qe duhen thene e iniconi kete ne momentin e gabuar per dy arsye:
E para askush nuk ka mendjen e kthjellet dhe durimin tu lexoje para,pas dhe mes rrjeshtave se cfare rezultante nxirrni ju nga keto forca te ushtruara me kahje kaotike dhe, se dyti, as ju vete, nuk mund te gjykoni pikerisht sot me nje mendje te kthjellet. Eshte tmerresisht heret te besh analiza e te nxjerresh konkluzione. Bile po te jem i sinqerte me ju,teper vone dhe kete mund t´ua argumentoj.:
Qe gazetaret nuk eshte hera e pare qe vihen ne shenjester,dhe kjo ne shkalle te gjere, nga fondamentalistet islamike,kete e vertetuan edhe rastet e para disa viteve ne Danimarke dhe jo vetem aty. Ku ishit ju atebote,por edhe me vone ? Si reaguat ju, se tagrin e letrarit dhe politikanit e keni,staturen ne parkete te Brukselit dhe mbare Europes e keni shfaqur. Pse nuk e ngritet gjithe kete kohe zerin,packa sa do te degjohej, per te lene nje gjurme,per te dhene nje kontribut,per te ndezur nje llambushke sado te vogel alarmi a per te shprehur thjesht dicka qe ju bren. Ku ishit ju deri sot ne oren 11:00 ?
Sigurisht keni qene dhe e keni pare shpesh Parisin,mbase me shpesh se une qe e kam nje vrap peleje prej ketej ku jetoj. Por ceshtja eshte si e keni pare ? Qe jane te verteta ato Probleme sociale qe ekzistojne ne France ne pergjithesi e Paris ne vecanti as qe vihet ne dyshim. Po as jane keto ne tere Europen ? As jane keto ne Ameriken Latine,ate qendrore APO veriore. Edhe ne Shqiperi. Sa shtresa te derrmuara nga ana sociale hiqen zvarre trotuareve duke lypur,kasolleve me llamarina qe nje dite do ti zene Brenda, fushave e fshatrave te permbytura a te perthara sipas “muzes” se motit……..
Jo Zoti Blushi,jo.
Ajo kategori europianesh qe permendni ju, me race a identitet tjeter, e ka mllefin,urrejtjen dhe marrazin jo me shume me shoqerine a sistemin ku ata zhvillohen sesa me backgroundin familiar. Jane breza familjesh te deshtuar,jane breza familjesh qe per te ruajtur identitetin prej nga kane rrjedhur,jane vetizoluar neper lagje Geto,kane vegjetuar ne injorance dhe per pasoje kane kryer punet me te rendomta,pa dhene asnje shembull pozitiv ne rradhe te pare per femijet e tyre pa lere me gjere. Perse ka funksionuar nga po keta europiane te ardhur e me tjeter identitet sic jemi nje shumice e madhe jona kudo ku gjendemi apo rasti i Zonjes Fahimi qe sot mban postin e sekretares se pergjithshme te SPD gjermane ? Po atentatoret e 11 Shtatorit ne NY e gjetke mos ishin nga ky sorollop europianesh qe nenvizoni me arrogance ju ? Me vjen keq por edhe kete desha ta theksoj,qe jeni shume arrogant ne shkrim. Lexojeni me mendje te kthjellet dhe do ta arrini ta vereni kete,ne mos sot,neser.
Po arkitektet e 11 shtatorit, Bin Laden dhe Co. mos ishin reckamane europiane apo gati sheike saudite ? Me ndje, boll u zgjata por u mbusha negativisht nga shkrimi juaj qe per mua ishte nje zhgenjim dhe me keq,ne nje dite te papershtatshme. Miqesisht ju deshiroj te beni nje doreheqje mjeshterore se si politikan qe jeni e keni edhe kete “fishek” ne brez.
Shikoni se cfar shkruan 1 faqe myslimane.
Porosi Profetike Allahu ekber Allahu ekber
Përgëzime për Ummetin Islam
Vritet në Paris personi i cili e bëri karikaturën e Muhammedit salAllahu alejhi ue selem dhe sëbashku me të edhe disa karikaturista tjerët .
Sipas shumë burimeve të lajmeve sulmuesit kanë thënë ‘Tregojuni mediave se kjo është Al-Kaeda në Jemen’, por ende për këtë sulm asnjë grup nuk ka marrur përgjegjësi.
Ju themi atyre që nxituan të festojnë mevludin ,kështu shprehet dashuria ndaj të Dërguarit salAllahu alejhi we selem duke e mbrojtur nderin e tij, dhe jo duke shpikur në Fe.
Allahu i ruajt ata dy vëllezërit ,të cilët bën atë që 1.6 miliard musliman nuk mundën.
Karl Marksi nuk do te merte sekretar, por guzhinier me siguri!
Eshte e gabuar te thuhet se terrorizmi islamik vjen si rezultat i varferise, i papunesise, depresionit etj. Rast flagrant qe e pergenjeshtron kete arsyetim paksa feminor, eshte ish projektuesi, arkitekti, krijuesi, financuesi i Al Kaedes, Bin Laden. Ky nuk ishte as i varfer, as i papune, as i pashprese etj. Ishte multi miliarder. Po keshtu edhe numri 2 i Al Kaedes e te tjere me rradhe. Ata mund te jene te depresionuar per motive te tjera, por jo per shkak te varferise, te papunesise etj. Mund te jene te depresionuar, ndoshta per arsye gjenetike, ndoshta per shkak te inferioritetit te dukshem mes tyre dhe pjeses me te perparuar te botes etj.
Eshte e vertete qe jo te gjithe musulmanet jane terrorista, por eshte po aq e vertete se te gjithe terroristet e kohes se sotme jane musulmane.
Si nuk pame para 20, 30 apo 40 viteve te beheshin luftra te tilla ne emer te Islamit apo xhihadit….O popull i mjere hapi syte, hapi mire e shiko se si funksionon bota sot e ju kapni e me beni gjoja “analiza te thelluara intelektuale”..Po prandaj ndodhin gjera te tilla si Isis , AlQaeda etj se ka injorante qe besojne propaganden te cilen e ke kudo fuqishem dhe PROPAGANDAT nuk jane mbajt ndonjihere per dicka te drejte e te vertete po per qellime te cilat duhen ngulitur ne tru se ashtu eshte apo duhet te jete…
O, Blush! Karl Marksi nuk do te kishte si sekretar, por me siguri do te merte per guzhinier.
Nje shkrim pacavure e ketij fare trimi. Na thue se Europa e krijoi kete realitet me papunsi e te tjera qe mundohesh ti argumentosh. Po pse nuk thua qe ky realitet me keto plage sociale ne Europe eshte i njejte edhe per nje te krishtere emigrant, por ky nuk del te thote qe morem hak per Jezusin.Dhe si perfundim ti je nje njeri qe hiqesh gjoja perendimor .por je me mendesi dhe praktike anadollake e turkoshake.
jam kunder cdo lloj krimi,por edhe kta sikur luajten pak si teper me zjarrin.
“fontamentalizmi” perendimor i lirise se fjales ka erresuar etiken.
etiken dhe respektin ndaj besimit te tjetrit,gje qe un shoh si gjen me te mire qe ka Shqiperia.
Kesaj radhe Benin e vleresoj si largpames dhe kurajoz. Europa ka shume pune per te bere! Eshte larg te qenit nje njesi e madhe solide, si USA etj.
Je suis Charlie!
Kaq j’u duhet te thoni sot e te jeni per nga mot!
Mesazhi i blush-it eshte shume i madh:
i kane rritur duke i mbajtur ne anen perballe dhe ata sot te zhdukin
Ore lere Europen shiko Islamizmin qe po lulezon ktu dhe thuaji jo perpara se e shnderrohemi ne Albanistan , cjan kto Xhami qe nderton Turku e Arabi ne shqipri .
Ne Shqiptaret kemi bere shume gabime ne histori , kemi zgjedhur shume here anen e gabuar dhe na ka penalizuar . E pra ky tani eshte nje moement per te zgjedhur . Eshte e qarte se perendimi po ndermer nje propagande te fuqishme kunder-islamike , me ose pa te drejte , nuk eshte puna jone se jemi shtet i paperfillshem. Ne duhet te zgjedhim a do perqafojme kulturen europiane apo do mbajme traditat islamike qe sa po vijne e po rriten edhe me shum , mjafton te dalesh njehere rugeve te Tiranes dhe do shofesh gra te mbuluara me shami , a thua se jemi ne Islamabad ktu .
O Blushi!
Po akoma mendon si Marksist?
Ne kete shkrim ju dilni ne perkrahje te ketyre kafsheve islamike (me sa duket edhe ty si Max Velon te kane kercnuar byrazerat. Maks Velo pa e fshehur u terhoq i terrorizuar, ndersa ju si kodosh! Kaq kasha…kam ngut se do iki te qethem.
Sidoqe diku , kujtohet te thote se nuk eshte dita per te thene ” te verteten ” e hidhur , autori, perseri me fodullek dhe cinizem ekstrem ka zgjedhur te lundroj me ironi perfide ndermjet elegjise dhe ” in memoriam ” , pa pritur qe Europa /njerezimi te lepij plaget…Sipas autorit ” fajin e ka Europa” … Nuk e di c`do mendonte gjyshi i Blushit ne nje rast te tille , por nipcja qe ngaterron filozofine politike me politiken , flet qesim si antieuropian …Nuk jam aq aventurier sa shfaqet Blushi ne pikepamjen e tij …sa te matem e debatoj me ate…!Por , pa u ndalur ne tezat e materializmit historik te Blushit ( Europa e pasur eshte fajtore per pjesen e saj te varfer, apo fqinjin e saj te varfer …), sipas meje faji vetem i Europes eshte se ka mbetur atje ku ka qene , ndryshe nga Bota e Re (kontinentet e tjera ) , pra prane vatres se infeksionit ,qe tani quhet ISIS …Edhe Blushi, qe eshte afer vatres se infeksionit me kete shkrim ka vendosur te shfaqet si fondamentalist antieuropian….Mjere partia politike qe do mund te drejtohej apo te kishte ne udheheqje nje ” profet ” te tille.
100 PER 100 DAKORT ME ,AGNOSTIK,.JAM ORTODOKS POR THJESHT SHQIPTAR .MENDOJ SE NJE PJESE E MADHE E FAJIT TE KESAJ MASAKRE I TAKON QEVERISE FRANCEZE.QE KUR KARIKATURAT E KESAJ REVISTE NGJALLEN INDINJATEN E GJITHE BOTES MYSLYMANE KJO QEVERI NEPERMJET ORGANEVE TE SAJ DUHET TA KISHTE DENUAR FUQIMISHT ,ME GJOBA ,ME HEQJE LICENCE A KU DI UNE. ME CFARE TE DREJTE MUND TE SATIRIZOSH ME NENEN ,BABANE, TE DASHUREN,GJITHE BOTEN E NJE TJETRI .NE SI SHQIPTAR MUND TE NA DUKET CUDI ,POR DIKU TJETER FEJA ESHTE GJITHCA DHE EVETMJA GJE QE JU KA NGELUR. JU ZOTI BLUSHI MERRENI VAZHDIMISHT ME CESHTJE FETARE .DIHET SE THEMBRA E AKILIT E SHQIPERISE ESHTE FEJA .DUKET SIKUR KREJT RASTESISHT DONI TE NDIZNI CIGAREN NE BENZINATO .MOS PA DASHJE DONI TE HIDHNI NE ERE BENZINATON? BRAVOO
@Andi je shume gabim. Liria e shprehjes eshte e panegociushme. Nuk do te bejne censuren ne mediat e botes se lire mullahet leshpalare. Nese heq dore nga liria e shprehjes do te pasojne kerkesa tjera deri te futja e sheriatit. Ne jemi me te forte per shkak te lirive tona por duhet bere kujdes qe njerezit primitiv si keta vrasesit qe te mos marrin me automatizem shtetesine dhe vendqendrimin ne Europe. Duhet te deshmojne se duan te integrohen ne nje shoqeri laike qe i bie te heqin dore nga nje pjese e mire e dogmave te tyre mesjetare. Nese nuk duan kete – deportim masiv nga kane ardhur.
blushi…heem. ka shkruajtur dhe roman antiislamik , pale.
sipas tij e disave ketu tja shash fene tjetrit eshte normale:
keta lloj njerezish NUK respektojne azgje sepse vete mund ti perkasin konfeksionit kristian por jane larg te te qenit te tille.
cfare do thone ketu ne forum nese nje dite blendit i ndosh e njejta gje.
A NUK E PATE C NDOSHI NE FRACE? atedite ska njeri kush ta ndihmoje ate”kushin”.