Autogoli i PD me shifrat e të prekurve nga çmimi i energjisë

8 Janar 2015, 13:25Politika TEMA

Duke marrë shkas nga vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për të hequr bllokun 300 kilovatësh për tarifat e energjisë dhe unifikimin e çmimit në 9.5 lekë, Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë se po rrit çmimin për të varfërit.

Në deklaratat publike të bëra nga eksponentët më të lartë të demokratëve, e fundit bërë sot në gazetën “RD” nga drejtuesja e departamentit për energjinë në selinë blu Zana Guxholli, thuhet saktësisht se nga heqja e fashës preken 760 mijë familje që janë në varfëri të plotë.

Pikërisht, në këtë konstatim vjen dhe autogoli që duket se bën opozita. Gjatë qeverisjes së saj, Partia Demokratike publikoi përmes INSTAT-it Censusin e Popullsisë dhe Banesave, dokumenti më i përditësuar zyrtar për popullsinë dhe banesat që ekziston sot për sot në Shqipëri.

Në census, në faqen 15 të tij, thuhet saktësisht “në momentin e censusit, numri i familjeve në Shqipëri ishte 722,262 nga të cilat 56,7% në zonën urbane dhe 43,3% në zonën rurale.

Qeveria dhe Enti Rregullator në argumentet e heqjes së fashës 300 kilovatëshe konstatojnë se skema aktuale e konsumit të energjisë është e deformuar plotësisht.

Sipas skemës në fuqi deri në vendimin që mori ERE, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka në sistem 1,118,000 familje.

Rezulton se diferenca e shifrës që OSHEE ka në sistem me atë të numrit real të familjeve sipas Censusit arrin në 395,738. Brenda shifrës totale të sistemit janë edhe 205,534 abonentë që faturohen “0” çka lë të kuptohet se janë banesa të dyta ose të braktisura.

Kur Partia Demokratike llogarit 75% të familjeve shqiptare të prekura nga heqja e bllokut ka parasysh skemën e deformuar me 1,118,000 abonentë familjarë në sistemin e OSHEE-së. Por, paradoksalisht kjo bie ndesh me vet Censusin e bërë në qeverisjen e demokratëve.

Nëse merret e mirëqenë se 760 mijë familje preken nga heqja e fashës dhe ju rritet çmimi, atëherë del se demokratët pohojnë zyrtarisht se pas largimit nga pushteti Qershorin e vitit 2013 kanë lënë të gjitha familjet shqiptare në varfëri të plotë.

Një arsye që në fakt më shumë se sa të kundërshtonte vendimin e Entit Rregullator, duhet ta bënte opozitën të kërkonte falje për dështimin e saj në 8 vite në objektivin për të nxjerrë familjet shqiptare nga varfëria.

Ky lloj pozicionimi e ka vënë opozitën para tre opsioneve. Ajo duhet të kërkojë ndjesë se pas tetë vitesh qeverisje ka lënë të varfëri të plotë 100% të familjeve shqiptare; ose duhet të deklarojë se Censusi i bërë në qeverisjen e saj ishte një dështim dhe i pasaktë; ose të pranojë se në bllokun e konsumit të energjisë ka një deformim që kërkohet të adresohet.

5 komente në “Autogoli i PD me shifrat e të prekurve nga çmimi i energjisë”

  1. drejtesia says:

    Mos kerkoni llogjike ne opoziten qe ben PeDeja mbasi aty ka vetem 100 % shpifje dhe 0 % llogjike.Ku ta gjejne llogjiken ata te mjere, ju a ka marre sAli Baba me 40 hajdutet dhe ju ka futur trut e gomarit.

  2. Delli USA says:

    Keta e bejne si Shvejku, qe 146795336X87424789006=2369806416 e gjente Brenda sekondit nuk kish nevoj te mendohej,dhe keta te PD-es thon nje shifer qe u bije ne mend ne ate momement.

  3. anonim says:

    Luftes se shifrave do i vije fundi ne fillim te shkurtit kur te gjithe shqiptaret te kene ne dore faturat e muajit shkurt! Wait and see!

  4. KOZi says:

    Nuk kuptoj kundershtimet e PD. Qeveria Rama ne te gjitha veprimet e reformat e 1 viti ka bere politike te djathte.Keshtu qe PD duhet te jete dakord me keto reforma si e djathte qe eshte. Ku eshte pare qe nje parti e djathte te dali kunder se majtes per mbrojtje te te varferve dhe te paprivilegjuarve !??? Prandej PD te jete dakord me te gjitha per Ujin,Energjine,Prishjet e INUK-ut,shtesat e ndertimeve etj…..eshte e Majta qe mendon per shtresat ne varferi……tung

  5. aljor says:

    Une kam nje propozim per qeverine:lerni PD-istat te flasin e shkruajn dhe mos i ktheni pergjigje sepse po u pergjigjet ata marrin me shume zjarr dhe u duket vetja shume te zgjuar.Mesa mbyllen vrimat e gardhit ,aq mbyllen gojet e PD-istave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje