Presidenti Bujar Nishani, priti në një takim Raporterin për Shqipërinë, njëkohësisht Nënkryetar i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein.
Kreu i Shtetit theksoi se për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër ndaj integrimit europian, edhe pse ky është një proces, dhe si i tillë do të marrë kohën e nevojshme për t’u realizuar, të ndihmuar, në partneritet dhe bashkëpunim me Bashkimin Europian.
Eurodeputeti Fleckenstein vuri në dukje se bashkë me shumicën e kolegëve të tjerë në Parlamentin Europian ndan bindjen se Shqipëria i përket Europës, dhe se anëtarësimi i saj është çështje kohe. Ai nënvizoi se shteti ligjor, një kulturë politike europiane dhe angazhimi më i madh i shoqërisë civile janë tre çështje thelbësore të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Në kuadër të hartimit të raportit mbi shkallën e realizimit të reformave që ka bërë Shqipëria, që do të miratohet së afërmi në Parlamentin Evropian, biseda u përqendrua në ecurinë e reformës në drejtësi dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale.
Presidenti informoi me keqardhje se ende nuk ka një platformë të reformës në drejtësi, por ka një ngecje në linjën e retorikës politike, duke tërhequr gjithashtu vëmendjen mbi ndryshimet ligjore fragmentare e të njëanshme, të cilat po vazhdojnë pavarësisht angazhimit për një reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse, veçanërisht me domosdoshmërinë e përfshirjes së Komisionit të Venecias.
Nishani e garantoi eurodeputetin Fleckenstein se do të qëndrojë i palëkundur në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe standardeve europiane, në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe të avancimit të agjendës europiane të vendit. /gj.k/
Nuk e imagjinoj dot nje platforme per reformen ne drejtesi me Nishan turkun si president. Reforme per drejtesi me uturakun e Sali shpelles..!!!