“Sterjos iu bllokua arma, ndryshe do të na kishte vrarë të gjithëve”

8 Janar 2015, 09:34Politika TEMA

Ne të katërt po festonim.

Një person të cilin nuk e njihnim, u afrua në drejtimin tonë.

Nxori armën dhe qëlloi në këmbë Pajtim Serjanin. Pajtimi u largua me vrap.

Për një moment, këtij personi iu bllokua arma dhe po bënte çmos që ta zhbllokonte.

Pikërisht në këto çaste Roland Meta nxori pistoletën dhe iu drejtua: Ndal, policia!

Ai nuk u bind. Qëlloi në drejtim të Rolandit. Edhe Rolandi ndërkohë qëlloi. Ai u plagos dhe po përpiqej të largohej.

Rolandi ra përtokë i plagosur në stomak….”.

Kjo është dëshmia e dy prej protagonistëve të përplasjes me armë të “Rruga e Kavajës, Denis Ramani dhe Ditmir Reçi, të cilën e ka zbardhur “GSH”.

Për momentin as policia dhe as prokuroria, nuk kanë mundur të zbardhin arsyet e Arjanit Sterjos, që mbeti i vrarë në këtë ngjarje, për sulmin që bëri ndaj katër personave.

Për momentin nuk është zbardhur as nëse kjo ngjarje ka lidhje me atentatin ndaj Emiljano shullazit./b.l

3 komente në ““Sterjos iu bllokua arma, ndryshe do të na kishte vrarë të gjithëve””

  1. arben says:

    Pse do i vriste te katert thua? pfffffff apo ashtu kot…???

  2. al says:

    si edhe ju bllokua arma edhe u qellua ne stomak?

  3. Arben says:

    CFARE BENTE NJE OFICER POLICIE NE TAVOLINE ME TRAFIKANTE???!!!!

    PO KUR TRAFIKANTET E KANE NDIHMUAR SAIMIR TAHIRIN NE FUSHATE PER VOTA, SI I BIE???????!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje