Pas publikimit të videos së skandalit në QSUT, ka pasur aludime se vajzës së keqtrajtuar nuk i është dhënë ndihma e parë nga ana e mjekëve.
Kjo, duke qenë se në videon e publikuar në të gjitha mediat, nuk shihen qartë shiritat e e tubave të lidhura me aparaturën e ndihmës.
Por, në videon origjinale që zotëron TemA dhe që po e publikon, shihet që vajza ka marrë ndihmën e parë në mënyrë korrekte nga stafi mjekësor.
Kjo dëshmohet nga tubat në fytyrën e saj dhe që zgjaten drejt aparaturave, anash shtratit.
Videon po e publikojmë për faktin se në rrjetet sociale dhe disa media të ndryshme, është manipuluar kjo gjë, pasi tubat nuk shfaqen në të.
Veprimet skandaloze dhe abuzuese me vajzën janë bërë vetëm pasi ajo ka marrë ndihmën e parë, kur dhe kanë ardhur djemtë të cilët e kishin shoqëruar në spital 17-vjeçaren./b.l
Djali i një deputeti të PS është i përfshirë direkt në skandalin e abuzimit seksual në QSUT. Policia si gjithmonë ka fshehur emrin e deputetit, por dëshmitarët e kanë njohur. Bëhet fjalë për një deputet, djali i të cilit është përdorues i rregullt i lëndëve narkotike. Edhe në video kuptohet qartë se djali që kryen veprimet është tërësisht nën efektin e drogës. Djali i deputetit së bashku me miqtë e kanë droguar edhe vajzën e cila në gjendje të rënduar ka mbërritur në Qëndrën Spitalore, Nënë Tereza.
Në dëshminë e dhënë, vajza e droguar dhe që ngacmohet seksualisht kur ishte pa ndjenja në spital pohon se ajo ka qenë në shoqërinë e më shumë se tre djemve. Ndërkohë policia ka bërë të ditur deri tani se ka arrestuar tre të rinj, ndërsa mungon pikërisht djali i deputetit. Ai është lënë i lirë dhe i është garantuar paprekshmëria.
Në videon e publikuar shikohet se si pacientja pa ndjenja preket në pjesët intime dhe ato ekspozohen në video në prani edhe të punonjësit të sigurisë të spitalit dhe të gjithë qeshin dhe tallen. Vajza shfaqet e plandosur në barrelën e një dhome të QSUT dhe pranë saj nuk ndodhen as mjekë e as infermierë për t’i dhënë ndihmën e parë, por tre djem, të cilët e molestojnë atë seksualisht e madje duke u argëtuar në mënyrë çnjerëzore teksa filmojnë se si prekin pjesët intime të vajzë pa ndjenja.
Skandali thellohet edhe më tej kur qeveria jo vetëm nuk merr përgjegjësi mbi ngjarjen e rëndë, por as nuk distancohet dhe as nuk e dënon atë. Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga bërja publike e këtij skandali, Kryeministri Rama nuk ka marrë mundimin të dënojë këtë rast, duke dëshmuar dështimin e tij edhe në garantimin dhe ofrimin e kushteve ndaj qytetarëve për të marrë shërbime ndaj shëndetit në spitalet publike.
Rrëfimi i vajzës 17-vjeçare
Vajza, e cila është ngacmuar në ambientet e spitalit është moshë e mitur. Ajo është marrë në pyetje nga policia dhe ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes. Sipas saj, ka qenë në lokal me më shumë se tri persona, të cilët i ka identifikuar dhe kanë konsumuar alkool deri natën vonë, por nuk mban mend ç’ka ndodhur më tej në Urgjencën e QSUT-së. Pas dhënies së dëshmisë, vajza është shoqëruar për në shtëpi ku i është kërkuar që në rast se kujton fragmente të tjera të asaj nate, të kontaktojë me policinë. Ndërkohë, hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin se “miqtë” e saj e kanë transportuar për në spital për t’i dhënë ndihmë, pasi gjendja e saj ishte e rënduar. Aty është realizuar dhe videoja.
Mos u beni merak, se do dalin te gjithe. Por ju nuk ju pritet.
Keni mare zanatin e atij Majmunit qe sapo ndodhte nje vrasje, i vinte emrin Autorit, per te ngaterruar Prokurorine dhe Policine.
Tani po e le te qete Policine, i gjen, ose vijne vete Autoret.
Ku e keni ate Gjeneral Prendin nga Mirdita, qe e rrahen bodyguardet e Berishes ne 21 Janar?
Faleminderit per informacionin.Si duket qellimi esht varrosja e tvertetes.
Ishte shteti qe fshehu krimet e Kostandin Xhuvanit kurse tani fsheh perseri
krimin e nje djali deputeti.Perderisa Shqiperine e qeverisin nje tufe kriminelash vetegjygjsia do jete e pranieshme.Turp per Temen qe eshte bere avokatja e qeverise.Ku eshte pozicioni kritik i saj si dikur ndaj PD dhe Berishes?Mbrojtja vetem se thellon krimin.Nje bravo per Adi Krasten qe megjithese u rrah nga barabaret e Berishes pati qytetarine te thote te verteten per mafian shtetrore ne lidhje me median.
Po mire o DAKu, ti me pseudonim je ketu ste njeh njeri. pse se publikon emrin e Deputetit Socialist. Apo do te hedhesh gurin dhe njollosesh duke shpifur.
Ti o Daku une e di kush je ne realitet.
Perse e jepni me kete video??????
C’a kuptimi ka?????
ore ju diskutoni djemte por une si nenen do thosha qe pika ti bjere asaj nene qe e le femijen e saj ne ate ore perjashta dhe pa kontroll.
O Daku Pse nuk e publikon emrin e deputetit dhe djalit kur i di apo ben kopetentin kot.
Ore s’keni turp ju? Cfar do te thush se paska marre ndihmen e pare?. Si mund te lihet nje njeri pa ndjenja pa asistence mjeku por lihet nen “asistencen” e rrugaceve. Ju te Temes kini ikur ne te T(s)emes.
Paske ngrene prap dreke o zoti Mero me Beqen,Fredin,Erjonken dhe paskeni mare me Mondin me vete..haha
Po ate cucen Ikonomin pse se more per dreke apo po punte deri vone,se po ben strategji afat gjata si vjedhin cdo dite e me shume…haha
Kjo vajza nuk ka prinder,i vdiqen ate nate,
nese jane kapur autoret, dhenia e kesaj video nuk ka me kuptim vetem se te vjen peshtire per personelin spitalor qe nje njeri pa ndjenja lihet ne meshiren e fatit dhe ne duar te zarbanikeve. Personel legen qe po nuk ju dhe leke ste kap njeri me dore. por me e turpshme eshte se ka akoma komentues ketu qe kete engjarje te shemtuar e lidhin me kete apo me ate sistem. cfare rendesie ka sistemi e rendesishme eshte se shendetesia ka qene dhe eshte turpi i ketij vendi.Si mund te lihet nje njeri pa ndjenja ne ate menyre, ku jane mjeket, eshte e turpshme qe ne keto raste me i shpejte eshte agjencia funerale e cila lutet qe te vdesesh sa me pare vetem e vetem te te shese nje arkivol per te fituar sado pak leke.Kush ka moter apo vajzen ne kete moshe e kupton sa e rende eshte nje ngjarje e tille.asnjemeshire per ata qe kane mare pjese ne kete ngjarje te shemtuar.te hetohet edhe mbi personelin mjekesor.
Ne fact ne spital duhet te pyesin tek dera kush te shoqeron,pse te shoqeron,karten e identitetit
Po qene te pier ose te droguar te vendoset nje polic per dhome
Ngjarja eshte e turpshme dhe hedhia e videos perseri ne youtube edhe pse me pullat perkatese, eshte e turpshme dhe shume trishtueshme.
A nuk mendoni qe ajo vajze dhe prinderit e saj po vuajne shume?
A nuk mendoni per pasojat e kesaj videoje ne kujtesen e nje vajze per gjithe jeten e saj?
Hiqeni videon nga Youtube urgjentisht!
Familja e vajzes se bashku me vajzen te kerkojne te largohen nga Shqiperia ne vende te tjera dhe te kerkojne aty azil politik per shkak te situates te krijuar.
Keqardhje dhe vetem keqardhje …
Kete video nuk duhet ta publikoni me o maskarenj. Pa merak se do ju vi dita qe do ju djegin dhe ju o pleshta.