Braçe i përgjigjet Nishanit: Pjesëmarrja e Fullanit në Ballo, presion ndaj drejtësisë

8 Janar 2015, 10:57Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar përmes një komenti në rrjetin social Facebook në lidhje me deklarimet e Presidentit Bujar Nishani përsa i takon pjesëmarrjes së Ardian Fullanit, ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në ballon e organizuar nga Kreu i Shtetit.

“Po lexoj me një trishtim të madh c’ka thënë Presidenti i Republikës, por posacërisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë!!

Thote se Balloja e organizuar prej tij ishte Ballo e organizuar dhe paguar nga biznesi, pra pa para publike.

Balloja e organizuar prej tij kishte të ftuar ish Guvernatorin në cilësinë e një njeriu që ka kontribuar shumë për ekonominë kombëtare;

Balloja e organizuar prej tij e kishte të ftuar Ish Guvernatorin që ishte aty si cdokush tjetër!!

Jo President dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejteësisë!!

Ish Guvernatori që njoh unë (mbase njohim dy njerëz të ndryshëm) është ende një person nën akuzë, për të cilin po zhvillohen hetime për t’a dërguar para një Gjykate!!

Edhe një herë, nuk është shpallur fajtor, por është nën akuzë, në pritje të përfundimit të hetimit dhe një gjyqi të mundshëm.

Hetimit nga Prokuroria, institucioni i sulmuar nga Ju për rastin në fjalë për një gjë të thjeshtë, mosinformimin ndaj Jush.

Gjykimit nga një gjykatë, brenda një sistemi vlerësimi e emërimi, kariere që drejtohet prej Jush.

Pra President, nuk ishte si kushdo aty!

Madje dhe ju, nuk jeni si kushdo aty, si pjesmarrës, dhurues, kërcyes!!

Ju jeni Presidenti dhe Kryetari i Qeverisë së Drejtësisë!!

Gjesti juaj është presion që cke me të!! Ndërkohë që s’ka asgjë të përbashkët me etikën në ushtrimn e detyrës!!”, shkruan Braçe në Facebook. /gj.k/

3 komente në “Braçe i përgjigjet Nishanit: Pjesëmarrja e Fullanit në Ballo, presion ndaj drejtësisë”

  1. pisha says:

    Te lumte Z. Brace, se ky njeri sa sakat , aq edhe i lig po sjell shume dem per shqiperine e per shqiptaret.

  2. sura says:

    O BRACE MOS U MERR ME TE SHKUAREN FULLANI ESHTE E SHKUARA

    http://urlredo.com/BRACETALLTRAPIN

  3. dashi says:

    ca i lumte ketij more. ky llapaqen vetem lef si qen rruge qe nuk ja jep asnje buce dhe kur i vjen radha e cojne prape ne fund te radhes e ky fillon te lefi nga e para. Me kete lloj steriotipi derrin mrene e kemi. Ky duhet heq nje ore e me pare nga kryetar i komisionit te ekonomise se vetem ate pune se ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje