Presidenti Bujar Nishani mbajti një takim me gazetarët, i kthyer tashmë në traditë me fillimin e vitit të ri, i cili nisi me një 1 minutë heshtje në nderim të 12 viktimave të djeshme në masakrën ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Paris të Francës.
Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit e cilësoi sulmin terrorist ndaj stafit të revistës satirike si një akt barbar ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë.
“Pas aktit barbar të djeshëm në Paris, ku humbën jetën gazetarë të shquar, desha të përfitoj për praninë tuaj në sallë, që edhe ne nga Shqipëria, t’i nderojmë me 1 minutë heshtje për ata që dhanë jetën në emër të lirisë“, u shpreh Nishani
Presidenti theksoi rëndësinë që ka media në demokracinë e një vendi, ndërsa u bëri thirrje të gjitha gazetarëve të vrapojnë pas të vërtetës, dhe jo të bien në joshjen e pushtetit.
Nishani u shpreh se media mbete një roje e parimeve demokratike, dhe heshtja e saj do të kërcënonte seriozisht lirinë dhe demokracinë e një vendi.
Në këtë kuadër, Nishani u bëri thirrje gazetarëve, të jenë gjithnjë përcjellës të së vërtetës dhe të mos rrëmbehen nga joshja e politikës dhe njerëzve të pushtetit.
Sipas Nishanit, liria e medias është thelbësore për shkallën e lirisë dhe demokracisë së një vendi. Ai shtoi se detyra e gazetarit nuk përfundon me dhënien e informacionit, por me reagimin nga ana e publikut, dhe rrjedhimisht përmirësimit të shoqërisë sonë.
“Të nderuar gazetarë, tashmë në këtë takim që po shndërrohet në tradicional. Viti 2014 ishte i mbushur me ngjarje dhe ju keni mbajtur një peshë të madhe, dhe prandaj dua të ju fal;enderoj të gjithë ju që jeni të pranishëm, dhe të gjithë kolegët kudo që ndodhen.
Ngjarje të gëzuara, me tension, edhe tragjike janë konsumuar në harkun e këtij viti që kaloi, por falë jush ato i kanë mbërritur publikut në kohë reale. Edhe pse na kritikoni shpesh, ne njerëzit e politikës, jam thellësisht i bindur se heshtja juaj do të ishte shqetësim dhe jo kritika.
Për mua ajo është një mundësi më shumë për të gjykuar veten në raport me nevojat dhe Kushtetutën e këtij vendi. Jeni ju që përmirësoni mënyrën tonë të komunikimit dhe standardet demokratike të shoqërisë sonë.
Si President, si qytetar, mund të pohoj se shkalla e lirisë së medias, dhe debatet që përcjell, denoncimet që bën, janë matësi më i mirë i standardeve të demokracisë.
Në diktaturë ajo ishte një mjet propagande. Në pluralitetin e saj, media është roje e parimeve demokratike, dhe fermenti më aktin në ndërgjegjen shoqërore. Në 23 vite, media ka marrë një zhvillim që nuk e imagjinonim. Kjo është një arritje që duhet ruajtur dhe inkurajuar.
Personalisht në këtë pozicion e quaj obligim të madh për të kontribuar në drejtim të lirisë së medias sepse nëse rrezikohet gazetari, rrezikohet ccdo gjë.
Në fjalët dhe kamerat tuaja ju posedoni një pushtet dhe përgjegjësi të madhe, dhe sa më shumë t’i shmangeni tundimit, dhe të thoni të vërtetën, pushteti që konsiderohet i katërti, etiketisht bëhet i pari.
Nëse respektoni të drejtën e individit për privatësi, kurobjektit i jepni të drejtën e mbrojtjes ju shndërroheni në avokat publik. Gjithashtu është detyrë e juaja të informoni sa më shumë për politikën, parlamentin, sepse transparenca e tyre e bën më të shëndetshme jetën dhe demoklracinë në vend. bëjeni atë pa rënë në joshjen e politikës.
Puna juaj nuk është e përfunduar në momentin që shoqëria iformohet, por kur ajo reagon ndaj problemeve të përditshme.Liria mediatike, dëmtohen kur shoqëria hesht, po aq sa një shoqëri e mbyllur pengon informacionin.
Populli ynë ka bërë një rrugë të gjatë, le të punojmë së bashku për të ruajtur lirinë e medias, në trajektoren e së vërtetës në vitin 2015”, u shpreh Presidenti Bujar Nishani. /gj.k/
Po Sandri dhe KLANI si media e pamvarur ishte tek ju zoti president.?Hipokrizia eshte fatkeqesi personale per cilindo qe ben thirrje per median e vertete dhe e pamvarur, ne nje kohe qe zoti president ka qene ne grupin e aktoreve qe me ne krye liderin e tyre I vulosen gojen dhe dyert mediave te pamvarura. Menduam se viti i ri me ndryshimin e lukut, do te afronte me afer mbrojtjes se kushtetutes , por ju dhate proven e pare duke mos dekretuar ligjin e votuar me shumice te cilesuar per gjykaten e larte, qe jeni thjesht percues se strategjise se liderit tend , qe kur eshte ne opozite eshte personi me destruktiv i shtetit dhe ligjit.
A ka kuptim ?! Nishani President?! Tani ,ky vemie e Berishes, mundohet te na jape mend,mendte e Berishes!? Pse Rama ka frike te perballohet me Berishen, si semundja e Shqiperise?! Ku fle lepuri Z.Rama?! Nuk te lene nderkombetaret?! Atehere, do te behesh me keq se Berisha ,neqoftese nuk je bere akoma!? Largoni Berishen per hir te Zotit dhe per hir te shqiptareve ! Ndryshe Rama te lutem hapi rrugen dikujt tjeter! Kjo eshte paaftesi,frike,apo c’fare!? Ato qe thoni ju se – nuk jeni prokuror- nuk i ha me njeri! Berisha po te mund kudo! Shikoni prokurori, qe arrestoi Fullanin. transerohet ne Vlore?! Ndihmo njerezit ne nevoje dhe shpier para drejtesise Berishen.Jo te gjithe, kerkojne domosdo denimin e tij me burg, por te pakten te largohet nga jeta politike! Mjaft e helmoi kete vend! Falemnderit per mirekuptimin!
NUK di shume gjera qe do doja te mi shpejgonte presidenti por po them dhe kerkoj vetem nje. A ju fole ndonje fjale medjave (gazetareve) sepse po vjen 21 janari zotni president, se po mbushen plot 4 vjet zotni president dhe 4 familjeve qe ju vrane te dashurit e zemres tyre zotni president,nuk kan marre asnje prgjigje z.president,nuk eshte denuar kurkush.Nje fjale zoti president nje fjal te vetme te kishe thene.E THE apo nuk e the nje fjale te vetme per kete ngjarje aq te madhe z. President? Po e ke thene bfavo ,po se ke thene cte te them kesaj i thone PIRDH O PRESIDENT PIRTH.