Objekt i atentatit në rrugen “Islam Alla” mbremjën e të hënës ishte Pajtim Serjani, sipas dëshmisë që efektivi i policisë, Roland Meta dha para prokurorit Florian Bunjaku.
Gjatë kohës kur Metës iu komunikua akuza për vrasje dhe masa e arrestit me burg, ai tregoi edhe si ndodhi atentati ku mbeti vetë i plagosur.
Sipas tij, atentatori është afruar pranë tavolines në lokal dhe qëlloi në drejtim të Pajtim Serjanit, duke e plagosur në këmbë pasi pistoleta iu bllokua.
Menjëherë më pas ka ardhur edhe reagimi i efektivit të policisë, i cili është prezantuar me fjalët “Ndal policia” dhe i ka bërë thirrje atentatorit të hedhë armën.
Por në shkëmbimin e zjarrit ai ka marrë një plumb në barkë dhe me dy të shtëna të tjera ka qëlluar autorin e krimit, Arjan Sterjon, i cili ka ndërruar jetë.
Por ndryshe nga policia, prokurorët dyshojnë se atentatet e të hënës janë të lidhura me njëri-tjetren. Hetuesit dyshojnë se vrasja e Pajtim Serjanitn nuk ishte qellimi kryesor i atentatorëve, raporton ABC News.
Duke marre parasysh faktin se Pajtim Serjani ishte mik i Emiljano Shullazit, dyshohet se ky i fundit është provokuar për të levizur drejt Tiranes, nga Fushë-Kruja ku po qëndronte.
Atentati tjetër ndaj Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit mendohet të ketë qenë synimi kryesor i atentatorëve, të cilët kanë mundur vetëm t’i plagosin në Qafë-Kashar.
Shullazi dhe Dani po lëviznin me një makine tip Golf 4 kur u sulmuan me breshëri automatiku sipas dëshmisë së dhënë në polici.
Ajo që bie në sy është se të gjithë plumbat kanë qëlluar në pjesën e pasme të makines së tyre.
Hetuesit e shpjegojnë këtë me frikën që kanë pasur atentatoret se Shullazi apo Dani mund të kenë qenë të armatosur, ndaj dhe kanë qëlluar pa u afruar në krah të makinës së tyre.
Ajo që bie në sy është se asnjë nga të plagosurit nuk tregoi në spital emrin e tij të vërtetë. Të gjithë, perveç policit Roland Meta dhanë gjeneralitete të rreme, kur sapo i kishin shpëtuar plumbave të atentateve.
Prokurori thotë se në materialet që policia ka referuar në institucionin e akuzës, në asnjë rresht nuk thuhet se është proceduar Emiljano Shullazi apo shoku i tij Gilmando Dani.
Në material, thuhet se të dy këta persona janë të dëmtuar dhe jo autor të ndonjë krimi, pasi në makinën e tyre nuk kanë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të provohet fakti se ata i janë kundërpërgjigjur zjarrit.
Te ishin vrare te gjithe,se kriminele jane.
Po Sajmua perse po lodhet kaq shume per t’i ndare te dyja ngjarjet?
Sic duket ka frike se zbulohet “lepuri” i madh.