Ambasadori i Francës në Tiranë Bernard Fitoussi u shpreh me anë të një deklaratë për shtyp se Shqipëria tregoi mbështetje të madhe dhe solidaritet për ngjarjen e rëndë, ku u sulmua me armë redaksia e revistës satirike, duke u ekzekutuar 12 persona.
Duke falenderuar Shqipërinë dhe shqiptarët për solidaritetin e madh që treguan ndaj popullit francez, Fitoussi u bëri thirrje shteteve europiane që të mësojnë nga shembulli i harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri.
“Franca ka qënë objekt i një atentati të paprecedentë. Ky atentat shkaktoi 12 viktima dhe plagosi shumë të tjerë. Mes tyre dhe disa gazetarë të talentuar, të njohur për lirinë e shprehej dhe të fjalës.
Kjo revistë mishëron prej dhjetëra vitesh të drejtën për të menduar në liri të plotë. Këto vrasës të ulët donin të godisnin lirinë e të menduarit dhe të shprehurit. F
ranca nuk do të lejojë të goditet nga ky krim i poshtër. Ky akt shumë i rëndë shkaktoi dhe vrasjen e dy policëve, njëri u ekzekutua teksa kërkonte mëshirë. Këta vrasës tentuan të mbillnin kaos.
Këto burra dhe ajo grua vdiqën dhe u vranë për idenë që kishin për Francën, për Francën e lirë”.
Mendimi im i parë shkon në kujtim të viktimave, familjeve të tyre të afërme të cilët sot janë goditur. Presidenti i Republikës ka shpallur ditë zie kombëtare. Të hënën do të hapet në ambasadë libri i ngushëllimeve.
Reagimi në Shqipëria ka qenë jashtëzakonisht i fortë. Kam marrë mesazhe të shumta solidariteti nga autoritetet e shtetit, nga trupi diplomatik. Dje në darkë kemi pasur një ceremoni përkujtimi të organizuar nga gazetarët shqiptarë”, u shpreh ambasadori francez.
Ambasadori Fitoussi u shpreh se ka qenë një ngushëllim dhe mbështetje e madhe për ne që në këto momente të trishta të jemi të gjithë së bashku.
“Mendoj se vlerat universale janë të respektuara në Shqipëri. Dëshmitë e kësaj i pamë dje dhe ishte një dëshmi vërtetë shembullore”, tha Fitoussi.
“Dua të shpreh edhe një herë se asgjë nuk do ta pengojë Republikën franceze në luftën për lirinë e shprehjes. Meshazi i paqes dhe tolerancës është ai që ne mbrojmë duke luftuar kundër terrorizmit dhe fondamenatalizmit”, u shpreh Fitoussi.
“Siç e ka thënë dhe Presidenti Hollande. Ne do i përgjigjemi patjetër me të njëjtën monedhë krimit që na goditi. Së pari duke i kërkuar, arrestuar dhe gjykuar në mënyrën më të ashpër të mundshme. Do të bëjmë të pamundurën që t’i kapim dhe hetimi ecën nga autoritet në Francë, por nuk mund të bëj asnjë koment mbi hetimin.
Arma jonë më e mirë, është uniteti i botës mbarë. Përpara flamurit të lirisë dhe drejtëisë asgjë nuk mund të na pengojë.
Kundërshtoj fort të bëjmë ndonjë lidhje fetare me këtë krim. Ata janë vrasës, nuk janë as hebrenj, as katolikë, as myslimanë. Shpresoj se vendi im dhe Europa të mësojnë nga Shqipëria që arrin të jetojë në mënyrë të përbashkët në harmoni fetare”, u shpreh amabsadori i Republikës së Frances, Bernard Fitoussi. /gj.k/
Prite harmonine se do kthehen albanistanezet nga lufta e qorr belase. ..
Zoti ambasador!
Faleminderit per fjalet e mira ne adrese te popullit shqiptar,por duhet ta dishe se ajo,qe ju te huajt e quani TOLERANCE FETARE NUK ESHTE E TILLE!!!
Kjo TOLERANCA vjen se ne jemi me shume ATESISTE e jo fetare!
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA E JO PRIFTI E XHAMIA!!!
Pert deri sa keto 24 vjet ne Shqiperi ka patur INTOLERANCE KRIMINALE NGA POLITIKA,SHTETI,DREJTESIA etj,si mund te kete TOLERANCE FETARE???
Nje POPULL pa pune,pa buke,pa HISTORI,PA HERONJ,PA DREJTESI E PA TE ARDHME kurre nuk mund te jete intolerant fetar!
Ju e mendoni kete se populli juaj nuk diskuton VEMNDIN E PUNES DHE BUKEN E GOJES!
Nje popull te varfer e SUNDON ME LEHTE se nje POPULL te pasur!!
Edhe ju EUROPIANET keni pjesen tuaj te fajit se keni mbeshtetur per 24 vjet nje KRIMINEL SI Sali Berisha,qe e shkaterroi Shqiperine deri ne MJERIM!!!
Sot Zoti Ambasador jemi te gjithe Charlie .Te gjithe jemi ne zi ,sot jemi te gjithe Franceze .Franca e Volterit nuk ka asnje arsye te gjunjezohzt perpara ketyre barbareve ,te gjithe te bashkuar do ti bejme nje rezistence te forte kesaj barbarie, qe ka prekur shoqerite tona .
JE SUIS CHARLIE
JAM CHARLIE
Aaaaaaaa ! Dogrit bir shahin !
Harmonia fetare qe kemi pasur si vlere gjith kto shekuj rrezikohet seriozisht nge duar ta huaj qe futin hunden e qelbur ne territorin tone.
Ndaj behu i zjarrte per anetaresimin e Shqiperise ne BE.Sikur e gjithe trojet etnike Shqiptare te ishin ne nji shtet.Kosovare te pa ndergjegjshem nuk do kishte dhe do ishin shume mirenjohes ndaj njerzimit e nuk do shkonin tek ISIS sic shkojne me koken plot injorance fetare-kriminele per ti marr jeten njerzve te pafajshem.
Bota kapitaliste duhet te krijojn art ushtarak lufte guerile ne pershtatje te kundershtarit.Po me nji nivel shume ma te larte ne mbeshtetje te elektronikes duke i orientuar keto guerile ne pzoicione te faforshme luftimit.Ka te gjitha mundesit per nji nderrmarrje te tille.
Kenaqesi e rralle,per keto fjale te nderuarit Ambasador i Frances ne vendin tone.Bashkjetesa mes feve jeton vetem ne Shqiperi.Ky eshte nje fakt i madh qe eshte ndihmuar edhe nga regjimi i vjeter.Sidoqofte,tani,me shume se kerre duhet te ndjehemi krenar qe jemi SHQIPTAR!!!!!!!!!
Kenaqesi e rralle,per keto fjale te nderuarit Ambasador i Frances ne vendin tone.Bashkjetesa mes feve jeton vetem ne Shqiperi.Ky eshte nje fakt i madh qe eshte ndihmuar edhe nga regjimi i vjeter.Sidoqofte,tani,me shume se kurre duhet te ndjehemi krenar qe jemi SHQIPTAR!!!!!!!!!
pikerisht kete harmoni tonen nuk duhet ta leme ne duar te joshqiptareve sepse e helmojne
Haha,ku ishe deri tani o ambasador,te ka dhembur shume,e,25 vjet qe Shqiperia e shqiptaret perpeliten e kane hequr te zite e ullirit e nje vend qe perpiqet te hyje ne Europe,ju nuk u duket gjekundi,jo vetem president,kryeminister e ministra nuk i begenisen shqiptaret por as vete ambasadoret tuaj te cilet kane ndenjtur ne bunker.Edhe kur keni thirrur trimat tane ne Paris i keni thirrur per t’ju blere ndonje armatim,pra nje miqesi me interes,nga nje politike e presidenta tip kurvash si Sarkozi.Turp ambasador!
Hahahahaa, zoteri kjo “bashkejetese fetare” te ne, erdhi si pasoje e asaj pune qe beri “diktatori” jone i lavdishem. Ai mbylli fete ne Shqiperi dhe si rrjedhoje e kesaj shqiptaret besuan vetem ne nje Zot, pa dallim feje.
Sipas Jush i bie, qe Europa te mesoje nga “ish-diktatori” jone, hahahaha. Zoti ua kthen te gjitheve me te njejten monedhe!