Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu përmes një mesazhi lamtumire të publikuar në “Facebook” shprehet se “ka qenë një nder dhe një privilegj që të shërbeja si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri”.
“Të dashur miqtë e mi shqiptarë,
Ka qenë një nder dhe një privilegj që të shërbeja si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri për katër vitet e fundit. Edhe pse koha ka kaluar sa hap e mbyll sytë, kujtimet e mia të vyera do të zgjasin përherë. Unë do të jem gjithnjë thellësisht mirënjohës për ngrohtësinë, bujarinë dhe mikpritjen tuaj.
Urimet dhe respektin tim më të madh për të gjithë ju”, shkruan Arvizu.
Ndërkaq në muajin nëntor të 2014, senati amerikan ka konfirmuar Donald Lu si ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Ambasadori Lu është votuar nga senati amerikan, ndërsa kandidatura e tij ka qenë e bllokuar prej korrikut të vitit 2013 për shkak të politikave të brendshme të SHBA.
Donald Lu u propozua si ambasador i Shqipërisë nga Presidenti Barack Obama më 25 korrik, dhe pason ambasadorin Aleksandër Arvizu, i cili ka shërbyer në vendin tonë që më 10 nëntor të vitit 2010.
I lindur në vitin 1966 në Huntington Beach, Kaliforni, Donald Lu ka marë gradat Bachelor dhe Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Princeton në 1988 dhe 1991.
Lu ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone gjatë viteve 1988-1990, ku ndihmoi për të rivendosur puse të ujit dhe kontribuoi në edukim shëndetësor atje.
Lu nisi karrierën diplomatike në vitin 1990, ku ka punuar në konsullatën në Pakistan; si zyrtar konsullor në ambasadën e Tbilisit në Gjeorgji dhe si asistent i veçantë i ambasadorit Frank Wisner. /gj.k/
Mos harro artisten e madhe Olta Gixhari ?
Rrofsh per fjalet e bukura qe thua,por plotesona nje deshire,merre salen andej nga te shkosh.I ke dhene piket maksimale e bejta ju bene pune andej.
Akoma ske ik? Boll se na cave trapin, rast I paprecedent qe nje ambasador I huaj fut hundet kudo e jep deklarata publike per cdo gje. Politikane dhe qeveri servile
I Nderuar ambasdor.
Kishit nje shans te fundit te kerkonit falje per 21 janarin se njeriu me I fuqishem ne shqiperi per ate kohe.
Ju e humbet kete shans sepse jo vetem qe i trajtuat te vraret si terroriste por dhe terroristit te vertete ju i thate burre shteti
Nje takim me ndonje familje te 21 janarit do ishte nje akt human I juaji por ju zgjodhet te shihnit gjoksin e Xhillarit te monstra Arjan Cani.
Nuk eshte faji i shqiptareve qe ju priten si general dhe ju po ikni si ushtar pa uniforme duke na lene nje berishe sot me te forte se kurre….sidoqofte pershendetje ne kete “dimer pa lumtumire”
Ku keni pare ne ndonje shtet pervec Irakut, Afganistanit e shteteve ne lufte qe nje ambasador permendet gjithmone nga mediat e nderhyn ne politiken e shtetit ?
…edhe ky si zalli i lumit ishte, ashtu pa bythe.Tani do vije Luja qe dje ishte kapter me kurse si tek plepat e barishes dhe behet ambasador ne shqiperi ku do flasi sipas kahut qe do mari k.. kur ti ngrihet (nese) majtas apo djathtas sepse dihet qe politika eshte kurve.