Basha paralajmëron edhe Fleckenstein: Me hartën e re territoriale, s'ka zgjedhje

8 Janar 2015, 16:59Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u diskutua mbi zhvillimet shqetësuese në vend.

Basha tha se “çdo ditë e më shumë bëhet i nevojshëm dekriminalizimi dhe ngjarjet e fundit në Tiranë nxorën zbuluar lidhjet qeveritare me një bande të rrezikshme kriminale”.

Ai informoi Fleckenstein për paligjshmërinë me të cilën qeveria po cënon të drejtën e pronësisë së qytetarëve, duke shembur objektet në zotërim të ligjshëm, në kundërshtim me procedurën ligjore, duke u mohuar pronarëve ankimimin gjyqësor.

Po ashtu, Basha e njohu eurodeputetin me arbitraritetin që po manifeston qeveria me aksionet policeske ndaj qytetarëve të pamundur, cka ka sjellë shpesh pasoja dramatike në humbje jete dhe në ndëshkime të papranueshme me errësirë edhe në ditët e ndërrimit të viteve për mijëra qytetarë të vendit.

“Paligjshmëria që po nxitet nga qeveria ka sjellë një shkelje masive të të drejtave të njeriut në të gjitha nivelet e administrates”, tha ai.

Duke denoncuar ndarjen territoriale kundër interesit kombëtar, ai tha se “nuk do të ketë zgjedhje me këtë hartë”.

3 komente në “Basha paralajmëron edhe Fleckenstein: Me hartën e re territoriale, s’ka zgjedhje”

  1. ANDI says:

    Lul Koqja;
    HIPOKRISIE
    Jam nga te paret thaujse qysh 10 vjetesh kundra Sali Rom Berishes islamiste, qe une shkruaj ne kete faqe te Temes qe dy gjona jane ma te keqijat ne nje shoqeri:
    1- Komunizmi dhe 2- Islamismi.
    Ta gezoni Xhamine ne Tirane dhe ne çdo katund te Shqiperise sone qe per 50 metra rruge i fusin mjekrroshet nje xhami.
    Une ka qene ne disa fshatra te Shqiperise kete vit dhe ç’ka me beri pershtypje ishte fakti qe te rijte e fshatrave degjojne muzik Turko-Koqevare alla islamike (folklori yne i vertete mori fund) dhe shume pak muzik moderrne oksidentale. Nuk eshte rregjimi poiltik qe ia ndalon rinise por menyra e te jetuarit e influencuar nga islamismi kosovar gjithashtu.
    TURP EDI RAMA NQS NUK RREAGON NE KETE NDALIM TE MJEKRROSHEVE DHE xHAMIVE NEPER FHSTRA ET NE TIRANE.
    Shume thjeshte ndalimi: çdo veper fetare kishe apo xhami te votohet nga populli dhe jo thuthuqet si Lul pd-ja apo te jere ne pushtet per vota te pranojne gjithçka.
    O sot o kurre, thirrini mendjes sa s’eshtre vone.

  2. dekretim says:

    I ka thene njeri ketij qe zgjedhjet jane dekretuar ne qershor…gara eshte hapur…kush nuk do mos marre pjese ne gare…nuk eshte i detyruar

  3. ermir says:

    O LUL I PEDES LAT NAM DUKE U QA NEPER BOTE SAQE DHE BARCALETA KANE KRIJU ME JU NE BRUKSEL DHE NDERSA PER KRIMINELE ME KUJTOHEN ZYRAT E PARTISE TENDE NE VITET E BERISHES PRESIDENT QE NUK NGELTE KRIMINEL ORDINER PA HYRE BRENDA POR TI NUK I DI KETO GJERA SE NE ATE KOHE BEJE DYLBERIN ANDEJ NGA HOLLANDA NDERSA PER PUNEN E ZGJEDHJEVE DO ISHTE GJEJA ME FANTASTIKE PER SHQIPERINE NE QOFTE SE JU NUK DO MERRNI PJESE NJE PARTI HALABAKESH ME PAK,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje