Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kërkuar nga Kuvendi deklarimin e të gjitha kontratave të deputetëve, si ato familjare, ashtu edhe të bizneseve të tyre.
OSHE i ka dërguar një shkresë Parlamentit, ku i kërkon të deklarojë kontratat e furnizimit me energji elektrike të deputetëve, raporton ABC.
Shkresa i drejtohet sekretares së përgjithshme të Parlamentit, Albana Shtylla, si dhe drejtorit të Kabinetit të këtij institucioni, Gëzim Veleshnja, ndërsa kërkon vëmendjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Në shkresën e saj, OSHEE i kërkon Kuvendit informacion për kontratat e furnizimit me energji elektrike që kanë në përdorim deputetët, si për objektet e banimit, ashtu edhe ato të bizneseve të tyre.
Kjo kërkesë e OSHEE fillimisht i është drejtuar qeverisë.
Por, tashmë ajo ka kërkuar kontratat e deputetëve.
Kushedi, ndoshta pas dorëzimit të kontratave nga ana e deputetëve, mund të kemi ndonjë arrestim!/b.l
Kesaj i thone pordhe me rigon. Ne vend qe t’ja kerkoje kuvendi OSHEE-se kontratat e deputeteve, sic behet me cdo qytetar te thjeshte, OSHEE i kerkon kontrata kuvendit. Nuk i ka kontratat dhe emrat e deputeteve OSHEE-ja? A ju dergon fatura atyre? Ne cilin shtet e paguajne energjine deputetet kur ne OSHEE-ne shqiptare nuk paskan emra me kontratat e tyre.
Shtet i fendur qe qelb ere ne cdo fjale qe thote.