“Kjo është vajza ime”- Femra më e kërkuar në Francë arratiset në Siri nëpërmjet Turqisë

12 Janar 2015, 11:15Bota TEMA

Babai i femrës më të kërkuar në Francë, Hayat Boumeddiene, është vetëdorëzuar në polici i tronditur nga përfshirja e vajzës së tij në aktet terroriste në Paris.

“Kjo është vajza ime”, ka thënë Mohamed Boumeddiene, që u dorëzua tek autoritetet franceze pak orë pasi në media u shfaq portreti i vajzës së tij.

Ai ka thënë se është shokuar dhe i është thyer zemra nga përfshirja e vajzës së tij në pengmarrjen e disa dhjetra personave në Paris, katër prej të cilëve u vranë gjatë ndërhyrjes së policisë.

Ndërkohë, ajo tashmë arratisur në Siri.

Kjo u konfirmua nga ana e ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Ai tha se ajo ka mbërritur në Stamboll dhe më pas ka fluturuar drejt Sirisë.

Kjo, për shkak se autoritetet franceze të shërbimeve sekrete nuk ndajnë të dhëna me homologët e tyre turq.

26-vjeçarja dyshohet se është ndihmuar nga një tjetër person, i cili mendohet se ka qenë bashkëpunëtor i bashkëshortit të saj në pengmarrjen e ndodhur në Paris./b.l

 

 

5 komente në ““Kjo është vajza ime”- Femra më e kërkuar në Francë arratiset në Siri nëpërmjet Turqisë”

  1. Ajaxs says:

    Veshtire te gjesh prinde qe te mos dije çfare bene vajza e tije,sidomos kur eshte e besimoit Mysliman.

  2. R.T says:

    Evropa e bashkuar duhet re reagoje dhe te marre masa te reja kundra terrorizmit! Cfare ndodhi ne France dhe zgjimi i koshiences i francezeve si edhe te gjithe botes duhet te nxjerri mesime per ta lufuar kete organizate e cila shtrihet kodo!

  3. dfgrubn anticensurë says:

    “Mohamed Boumeddiene, që u dorëzua”
    o gazetarucë trapa askush nuk po kërkonte këtë prind!!asnjë lloj krimi nuk kishte bërë ky prind për tu DORËZUAR!!
    a ja keni idenë e domethënjes së fjalëve??
    ju jeni trapa të lindur!!

  4. X says:

    Disa nga kreret e intelligences Franceze duhet ta lene punen vet sa me shpejt dhe me turp te madh. Nje deshtim amatoresk i nje fuqie te madhe sic e karakterizojne veten. Vetem brenda nje jave ter keto deshtime njera pas tjetres dhe disfatat e tyre vazhdojne me lajmin e fundit se me e kerkuara ne France tani me ndodhet ne Siri. Nuk bejne gje tjeter vec sa i tregojne botes dhe armiqeve te tyre se jane te pa pergatitur dhe jane gjithmone nje hap mbrapa. Turp.

  5. Toni KS says:

    Kjo me shume ngjan ne vorr se ne “femer”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje