5000 shqiptarë do marrin pension social. Rama e Veliaj shpërndajnë pensionet e para me formulën e re

13 Janar 2015, 12:55Sociale TEMA

“Sot për herë  të parë, 5000 shqiptare që nuk plotësonin kushtet për pension do të mund të marin pensionin social”, tha ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj në konferencën e organizuar për reformën e pensioneve.

Ndersa Agim Pineti ishte qytetari i parë që sot mori pensionin me reformën e re dhe mbi tavan. Me ligjin e ri, i cili ka hyrë në fuqi në 1 janar 2015, ai përfitoi 271 mijë lekë si pension, në një kohë kur me ligjin e vjetër do të kishte marrë vetëm 240 mijë lek; pra, 31 mijë lek më shumë.

Kryeministri Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, shpërndanë sot pensionet e para me reformën e re, e cila ka si risi kryesore rritjen e masës së përfitimit të pensionit mbi tavanin 240 mijë lek, por edhe vendosjen e një pensioni social (67.000 lek) për 70 vjeçarët që nuk kanë plotësuar vitet minimale të punës dhe me ligjin e vjetër nuk përfitonin asnjë qindarkë.

“Sot jam shumë i lumtur që teksa lidhim pensionet e para sipas skemës së re, ia kemi dalë mbanë të ravijëzojmë një reformë që mundëson rritjen e pensioneve për të gjitha fashat e pagave, pa rritur normën e kontributit dhe madje edhe duke ulur deficitin. Formula e re e llogaritjes e cila masën e pensionit mujor e llogarit si pension social plus 1% për çdo vit pune nuk aplikon më asnjë pension tavan dhe rrjedhimisht pensioni varet tashmë vetëm nga vitet e siguruara dhe paga mbi të cilën janë paguar kontributet. Kjo masë e forcon lidhjen mes kontributeve dhe benefiteve dhe, e shprehur në një gjuhë popullore, i kthen hakën të zotit.”, deklaroi ministri Veliaj.

Sipas tij, reforma nuk ndryshon as normën e kontributit. Ajo do të vazhdojë të jetë 24.5% e pagës, nga e cila 9.5% paguhet nga punëmarrësi dhe 15% nga punëdhënësi.

Po ashtu, sot Rama dhe Veliaj shpërndanë për herë të parë edhe pensionin e parë social për të ëmën e viktimës së 21 janarit, Hekuran Deda, si dhe pensionin e minatorit për Durim Killon, i cili me ligjin e ri përfitoi 80 mijë lek më shumë.

Kjo skemë prek çdo shtetas shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç dhe ka qëndrim të përhershëm në Shqipëri mund të përfitojë pension social sipas vendimeve të qeverisë.

Pra, që të përfitosh pension social duhet të kesh mbi 15 vite punë, si dhe ata që kanë më pak se 15 vite pune të siguruar dhe që janë mbi 70 vjeç. Nëpërmjet pensionit social mund të përfitojnë ata që nuk kanë mbushur vitet e pensionit.

Sipas skemës së re, mosha e pensioneve  nuk do të rritet, por është negociuar në mënyrë të tillë që mosha e pensionit  te rritet  gradualisht për ata qe sot ende nuk kanë mbushur 30 vjeç”, tha Veliaj.

Lidhur me masën konkrete të pensionit social është vendosur që masa mujore të jetë e barabartë me shumën e pensionit të pjesshëm të pleqërisë të 31 dhjetorit të 2014-ës, përllogaritur për 15 vite vjetërsi pune të siguruara kundrejt pagës minimale.

Kësaj mase i shtohen edhe kompesimet për rritjen e çmimeve dhe për pensionistët me të ardhura minimale sipas masës dhe kritereve të përcaktuara ne vendimet e Këshillit të Ministrave.

Vendimi ka të bëjë me kompesimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike, kompesimin përkatës të përcaktuar për rritjen e pensioneve 2009-2010.

Nga përllogaritja e këtyre rezulton se duke nisur nga 1 janari i 2015 , masa e pensionit të plotë social të jetë 67.500 lekë të vjetra në muaj.

Gjithashtu Veliaj bëri të ditur se Shqipëria është në prag të mbylljes së negociatave me Italinë për pensionet, për të gjithë emigrantët.

Veliaj zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Itali, ku u takua me homologun e tijGiuliano Poletti dhe Presidentin e Komisionit të Punës në Dhomën e Deputetëve, Cesare Damiano.

Në takimin e zhvilluar për hapjen e negociatave me Italinë, Veliaj theksoi se “secila palë duhet të përgatisë një raport, ku do të përfshihet numri i qytetarëve shqiptarë dhe italianë që punojnë në vendet respektive, si dhe koston financiare të operacionit. Gjykoj se është një hap shumë i mirë që do të na shpinte në hapin tjetër, atë të hapjes së negociatave”. Nga kjo marrëveshje do të përfitonin edhe rreth 19.000 qytetarët italianë që aktualisht punojnë në Shqipëri.

Një tjetër marrëveshje për pensionet është nënshkruar me Belgjikën. Numri i qytetarëve shqiptarë në Belgjikë është rreth 35 mijë, të cilët në një formë apo në një tjetër, mund të jenë objekt i marrëveshjes. Këtyre qytetarëve u lind e drejta për përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore në një periudhë të dytë, kur ata të kenë mbushur moshën për pension.

Qytetarët shqiptarë që janë në Belgjikë dhe kanë më pak se 15 vite pune të siguruara nuk do të jenë në të ardhmen subjekt i kësaj marrëveshjeje, por, duke pasur parasysh që ata janë relativisht të rinj dhe duan të paktën 10 vjet për të dalë në pension, efektet financiare do të fillojnë pas një periudhe mesatarisht 10-vjeçare. Me një llogaritje të përafërt, shpenzimet që do të mbulojë Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për sigurimet shoqërore, do të jenë rreth 17 milionë e 200 mijë lekë, ndërsa kostot administrative do të jenë të pallogaritshme

Gjithashtu një tjetër marrëveshje është ajo me Luksemburgun, e cila u jep mundësi emigrantëve shqiptarë të tërheqin me vete edhe kontributet e pensioneve që kanë depozituar në shtetin shqiptar, nëse vendosin të qëndrojnë në Luksemburg, ose anasjelltas.

Veliaj është shprehur në lidhje me këtë marrëveshje se ‘nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla me vende si Belgjika apo Luksemburgu bëjnë të mundur që një emigrant shqiptar në Greqi apo Itali, mjafton të ketë punuar qoftë edhe një muaj në një nga vendet me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen, mund të përfitojë njohjen e kontributeve të pensionit të fituara në secilin prej vendeve të BE-së’.

Përveç Belgjikës dhe Luksemburgut, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme edhe me Turqinë, Gjermaninë, Çekinë, Rumaninë, Hungarinë dhe Austrinë. MMSR do të nënshkruajë shume shpejt marrëveshjen me Kanadanë, Hungarinë dhe Maqedoninë. Nga ana tjetër, nënshkrimi i marrëveshjes me Italinë nënkupton një vend, ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh.

Negocimi, përafrimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për mbrojtjen sociale ndërmjet Shqipërisë dhe Luksemburgut, e më pas ratifikimi dhe zbatimi i saj në praktikë, ka realizuar mbështetjen në aspektin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të rreth dy mijë emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Luksemburg. /gj.k/

6 komente në “5000 shqiptarë do marrin pension social. Rama e Veliaj shpërndajnë pensionet e para me formulën e re”

  1. aldo says:

    bravo! respekte z. Veliaj

    1. Gimi says:

      SHume mire qe mendoni per moshen e trete.

  2. Qytetari says:

    90 perqind e retorikes se ketij Erjonit jane show mediatik.

    Pse pajtohet Edi me kete show alla Erion, i cili po behet i bezdisshem dhe nese vazhdon me tej (dhe ne mungese edhe te progresit real ekonomik) do behet show i neveritshem

    1. syri says:

      ai punon dhe bravo ,,,,,,une se kuptoj bezdine ku eshte,,

  3. Luljeta says:

    Erjon Veliaj: Djali i Ahmadinexhadit

    Post Leka on Fri Mar 13, 2009 9:58 am
    Pikëpamja e Erion Veliajt për dhunimin e privatësisë për interesa publike dhe investigimi për djalin ilegal të Ahmadinexhad në Shqipëri

    Written by Gazeta SOT
    Thursday, 12 March 2009 12:42
    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Erion Veliaj, ditën e hënë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku u debatua për çështjen “Pango” shprehu pikëpamjen se edhe pse përgjimi është dhunim i privatësisë nga ana ligjore, ai (Erioni), kur është fjala për interesa publike, e pranon këtë shkelje të ligjit, se siç tha Erioni, me një buzëqeshje ironike, një frazë të manualeve sorosiane të imazhit: “Po nuk shkele ligjin, nuk merr Çmimin Pulitzer”.
    Edhe unë jam me pikëpamjen e politikanit të ri Veliaj dhe shpresoj që Erioni ta shikojë në këtë sens edhe një investigim të pritshëm për atë, se cili është fëmija ilegal që ka në Shqipëri Presidenti aktual iranian, Ahmadinejad. Në website të opozitës iraniane jashtë vendit, është dhënë lajmi se Presidenti Ahmadinejad, i cili e ka vizituar Shqipërinë në kohën e regjimit komunist, në vitin 1979, pas Revolucionit Islamik në Iran, ka në Shqipëri një fëmijë ilegal që është bërë një figurë e shquar politike në Shqipëri.

    Sa e vërtetë është kjo gjë nuk dihet, por duhet investiguar. Të dhënat e websiteve të opozitës iraniane jashtë vendit, duhen marrë po aq të vërteta sa ç’ u morën të dhënat e disa websiteve të huaja në rastin e Damir Fazlliç, i cili mbi bazën e të dhënave me një prejardhje të tillë u shpall serbo-boshnjak dhe nipi i ish- shefit të shërbimit sekret të Serbisë, Stanisiç. Pra, precedenti ekziston dhe duhet ndjekur edhe në rastin e websiteve iraniane.
    Të dhënat që jepen në websitet e opozitës iraniane nuk duken apriori të pabesueshme se dihet se regjimi komunist shqiptar kishte marrëdhënie të mira me regjimin islamik që erdhi në fuqi në Iran pas revolucionit të vitit 1979. Në këtë kuadër midis Shqipërisë dhe Iranit ka pasur shkëmbime të dendura delegacionesh të ndërsjella. Në këtë kuadër, edhe Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat. Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë. Gjëja e veçantë në rastin e Ahmadinexhad është se ai ka qenë stërvitur edhe nga një oficere shqiptare femër. Nuk mund të mos ndihet krenar njeriu gjithsesi, kur një femër shqiptare ka stërvitur një njeri si Ahmedinexhad, i cili pavarësisht nga të tjerat, nuk mund të mohohet se është një burrë trim. Kjo femër shqiptare të shëmbëllen me një amazonë, një Shqiponjë.

    Sigurisht që ekzistenca e një fëmije të Presidentit iranian në Shqipëri, është një gjë që e justifikon një investigim, duke dhunuar dhe privatësinë e këtij iraniano-shqiptari enigmatik, aq më tepër që supozohet që ai të jetë dhe një figurë e njohur politike në Shqipëri. Në botë investigime të tilla janë të njohura dhe janë bërë deri edhe ndaj personaliteteve të tilla politike si Tony Blair, për të cilin u zbulua se nuk ishte i biri natyral i prindërve të tij, porse ata e kishin gjetur pasi qe braktisur nga prindërit e tij natyralë, një çift aktorësh shëtitës. Blair më pas e pranoi edhe vetë këtë gjë. Pse të mos e ndiqte shembullin e tij edhe politikani misterioz shqiptar, aq më tepër që tash Ahmadinexhad po jep shenja se kërkon të bashkëpunojë me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA.

    Për të filluar investigimin, unë kam siguruar një libër për Ahmadinexhadin të botuar në Britaninë e Madhe, ku ka shumë fotografi të kohës së rinisë të Ahmedinaxhadit, kur ai qe 30 vjeç, aq sa ç’ është sot djali i tij i supozuar në Shqipëri. Në investigimin tim unë do të veproj si një dishepull i Erion Veliajt, duke dhunuar privatësinë për interesa publike. Metoda që kam zgjedhur është që të krahasoj fotografinë e politikanëve të rinj shqiptarë, të moshës 30 vjeç, me atë të Presidentit Ahmadinexhad. Më pas do t’ ia le publikut të gjykojë se kush është i biri i Ahmadinexhad. Ai politikan që do të rezultojë se i ngjan Ahmadinexhadit, ka të drejtën që të japë shpjegime para se të bëhen deduksione të mëtejshme, mbi bazën e fakteve që nuk është vendi të përmenden në këtë shkrim. Kjo metodë nuk është më pak e vlefshme sa edhe përgjimi i “Fiks fare”, madje është më serioze, se ngjashmëria fotografike mund të trukohet, ashtu si audioregjistrimet, derisa është fjala për krahasimin e fotografie që gjendet në një libër të botuar nga një shtëpi botuese shume serioze në Britaninë e Madhe ku Erion Veliaj pretendon se ka marrë një master (apo mos duhet të themi është bërë master) dhe fotografisë së një personi që është aktiv në politikën shqiptare sot.
    E mira do të ishte që në këtë investigim të angazhohej dhe Erion Veliaj se ai, me lidhjet që ka jashtë vendit, ku prezantohet veç të tjerave edhe si gazetar, mund të fitojë Çmimin “Pulitzer”. Unë, me një altruizëm të sinqertë profesional, do t’ ia kaloja të gjitha të dhënat që kam, në mënyrë që ai ta vazhdonte investigimin. Se ku dihet, mund të ndodhë që djali ilegal i Ahmadinexhad të jetë në partinë e Berishës, dhe kjo do ta rritë shumë kreditin e Erion Veliajt tek e majta.
    Por, përtej ironisë, tash që jemi me përshtypjet e emisioneve të Aida Shtinos dhe Rudina Magjistarit, ku ka pasur edhe disa raste ku janë takuar fëmijë me baballarët e tyre që nuk i njihnin, nuk është çudi që kulmi i këtyre emisioneve të jetë takimi i një politikani shqiptar me Presidentin iranian. Sigurisht që Presidenti iranian, i cili në atë kohë ishte një djalë i ri, nuk ka pse të ketë ndonjë embarracim për këtë aventurë rinore, se gjëra të tilla ndodhin në këtë moshë në çdo vend të botës. Kjo histori nuk e cënon dinjitetin e tij. Përndryshe kjo histori ndoshta cënon reputacionin e djalit të tij shqiptar, por supozohet që ai të jetë aq i emancipuar nga paragjykimet, sa të krijojë një standard të ri emancipimi në shoqërinë shqiptare.

    [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje