Autostrada drejt Shkupit më e leverdishme se ajo drejt Tiranës

17 Janar 2015, 08:17Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës për këtë vit ka dhënë 90 milion euro për ndërtimin e autostradës Prishtinë –Shkup. Asfaltimi i 60 kilometrave të kësaj autostrade arkës së shtetit do t’i kushtojë afër 600 milionë euro.

Me përfundimin e kësaj autostrade do të fillojnë punimet edhe në 22 kilometra të mbetura të autostradës “Ibrahim Rugova”, e cila do të shkoj në drejtim të Merdares. Nuk dihet kosto se sa do të kushtojë ndërtimi në tërësi rrugës për Merdare,por për këtë projekt Komisioni Evropian ka dhënë 500 mijë euro, fonde të cilat do të shfrytëzohen vetëm për studimin e fizibilitetit.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Ram Qupeva.

“Vitin e kaluar janë hap 8.5 kilometra trase të rrugës, është duke u punuar në mbushje, gërmim edhe në dislokimin e instalimeve … Në bazë të planit dinamik sivjet parashikohet që të fillohet me hapjen e trasesë në drejtim të kyçjes në Babush afër Ferizajt dhe në drejtim të kyçjes për Doganaj”, ka thënë Qupeva.

Ai ka shtuar se autostrada është përafërsisht 60 kilometra gjatë, ndërsa shuma e kontratës është 599 milionë euro. Sipas tij, afati i realizmit të punimeve sipas kontratës është 42 muaj që i bie në janar të vitit 2018 të përfundojë kjo autostradë.

Në ndërkohë, Christopher Jennions, menaxher i Projektit në “Bechtel & Enka”, thotë pwr KosovaPress se prej korrikut të vitit të kaluar deri tani janë hapur 8 kilometra trase, kjo autostradë do t’i ketë 8 ura, regjioni i Kaçanikut do të ketë më shumë ura.

“Në këtë moment jemi në lidhjen e rrugës 6 dhe 7 në qoftë se mbani mend hapjen menjëherë pas firmosje së kontratës në 2014-ten, që nga ai moment ne jemi duke punuar në këtë ambient si për dizajnin ashtu edhe për ndërtimin. Në këtë moment në këto dy lidhje janë më të rëndësishme sepse bashkojnë rrugën 6 dhe 7 dhe gjitha kjo do të përfundoj brenda 42 muaj. Nga ky moment që jemi këtu në qoftë se e shihni prapa kurrizit tim në shkojmë në drejtim të jugut të Prishtinës”, ka thënë ai.

Jennions ka thënë se lidhja mes dy autostradave do të jetë lehtësuese për trafikun e qendrës do të jetë unaza e qytetit.

Ndërsa, Agron Demi nga Instituti GAP, thotë se Kosova ka nevojë për të gjitha autostradat por jo me këto çmime.

“Kosova ka nevojë për të gjitha autostradat e nevojshme por buxheti i Kosovës nuk mundëson që autostradat me çmimet që janë dhënë qoftë ajo për Shqipëri, qoftë kjo që është duke u bërë për Shkup të cilat e rëndojnë tej mase buxhetin e Kosovës nuk mund të barten për shkak se investimet në autostrada kanë dëshmuar që një shumë e madhe e mjeteve është larguar prej projekteve të tjera kapitale. Rrjedhimisht kostoja e operuar e atyre autostradave ka qenë shumë më e madhe se sa në rast se ato do të investoheshin në drejtime të tjera”, ka thënë Demi.

Ai shtoi se nëse mjetet e autostradës do të investoheshin në rrjet të energjisë, sot do të kishim një rrjetë shumë më të mirë të energjisë dhe furnizim shumë më të mirë të energjisë elektrike dhe nuk do t’i kishim këto çmime dhe probleme me çmime të energjisë.

“Ne do të duhej të krijonim një rritje ekonomike, kemi një buxhet më të lart pastaj të vendosim për ndërtimin e autostradave. Nëse do të krahasonim autostradën e Shqipërisë me atë të Shkupit gjithmonë është tregu, se autostrada për Shkup është më e leverdishme në aspektin ekonomik se sa ajo e Shqipërisë. Mirëpo duke u shtyrë prej motiveve zgjedhore qoftë prej atyre patriotike, Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta ndërtojë autostradën me Shqipërisë e cila është një autostradë e mirë por nuk ka sjell aspak zhvillim ekonomik”, ka thënë Demi.

Me 2 korrik të vitit 2014, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratën me konzociumin Bechtel & Enka, për realizimin e projektit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, në gjatësi prej 60 kilometrave. Kurse, punimet kanë filluar në korrik të vitit 2014./KD

4 komente në “Autostrada drejt Shkupit më e leverdishme se ajo drejt Tiranës”

  1. RILINDJA says:

    ORE DEMI GOMARI HARRON SE 80% E SHQIPTARVE TE KOSOVES PUSHIMET VERORE I KALOJNE NE DETIN E SHQIPERIS HARRON SE MERGIMTARET E KOSOVES PER MOS TI PRITUR RENDIN 3 APO 4 KM KALOJNE MU NEPERMES AUTOSTRADES SHQIPERI KOSOVE SIKUR KJO QEVERI MOS TA BENTE VJEDHJEN KETE SEMUNDJE CE JU MBYTI QEVERITARVE ATEHERE KJO AUTOSTRADE AS DO ISHTE PROBLEM POR KUR INVESTOHET 60% PER AUTOSTRADE;E 40% PER GJEPAT E QEVERITARVE CDO INVESTIM DO JETE PROBLEM

  2. Llapi i epërm says:

    “RILINDJA“
    Autostrada Durres-Vermicë-Prishtine, eshte e leverdishme me shume per Shqiperine se sa per Kosoven,sepse turistet Kosovare eksportojne dhjetra miliona euro gjat sezonit turistik ne Shqiperi!
    ndersa autostrada Prishtine-Shkup, eshte me e leverdishme per Kosoven,
    ehde tregtia me maqedonine eshte me e profitabilja sesa me ndonje shtet tjeter,
    e kam fjalen per ekonomi e tregti,
    ———
    ndersa sa i perket lidhjeve te trungut Shqiptar ne Ballkan,
    mendoj se te dy autostradat Prishtine-Durres dhe ajo Prishtine-Shkup lidhin Kombin Shqiptar ngjajshem ne menyre shume natyrore, sepse edhe ne Maqedonine perendimore jetojne 1 milion Shqiptar!

  3. liburn says:

    Nga autostrada per shqiperi per momentin perfiton vetem shqiperia mbi 200 Million euro ne vite nga turistet kosovare. Megjithate kjo autostrade eshte me e rendesishm pasi ka kuptim strategjik kjo lidhe kombin shqiptar dhe ne te ardhmen do jete me e rendesishme, po ashtu kjo autostrad lidhe edhe dy qytetet me te rendesishme te kosoves Prishtinen dhe Prizrenin.

    Autostrada ne drejtim te shkupit eshte shum e rendesishme pasi lidhe 1 Million shqiptare te maqedonis me kosoven por edhe per shkak te shkembimit tregtare dhe portit te selanikut pasi kosova gjithe tregtin e ben permes portit te selanikut.

  4. the Punisher says:

    Me duket se po ngaterroni euron me dinarin. Njeri thote disa qindra milione, tjetri 200 000 000. Kaq shume speca nuk ka mundesi te shese Shqiperia per turistet Kosovare. Jo per gje, por sepse ata vijne me cantat plot me speca vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje